Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se kanë qenë një test për klasën politike shqiptare dhe përsa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Por një lajm i madh duket se vjen nga Brukseli. Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock ka dhënë një lajm për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe në muajin qershor.
“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë.
Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.
Ndërkohë që një lajm i tillë pritet të konfirmohet në ditën në vijim, të mërkurën mbërrin në Shqipëri, eurokomisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varlehyi. Zyrtari i lartë e KE-së do të zhvillojë turin ballkanik në kuadër të ndihmës së BE-ja për procesin e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së Covid.
Ndërsa nuk përjashtohet që me liderët politik shqiptar të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjeve dhe mundësinë e avancimit të procesit për integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Pak ditë më parë, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi zhvilloi një takim në Kryeministri me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europën të Sllovakisë, Martin Klus.
Kryenegociatori Mazi dhe Sekretari i Shtetit sllovak ranë dakord për vijimin dhe hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
BREAKING: The EU Commission will propose a big move forward for the accession process for #Albania ??.
Sources tell me Commission will recommend holding the first Inter-Governmental Conference at the June summit of EU leaders.
EU countries will then choose whether to approve.
— Jack Parrock (@jackeparrock) May 3, 2021
Vendet europjane jane mashtrues historik me experience te madhe. Nuk duhet ti besohet ne asnje rast.Ata do na mbajne prapa deres deri sa nje dite te na propozojne ndonje vrjant tjeter.
Sa te poshter armiqte e jashtem!
=
…KUSH PRET DERI ME 2025 THUAJ…SE TE ISHTE PER TY O MIK DHE GJATOSHIN…SKISHIT PER TE HYRE KURRE Ne Klubin Evropian, sidoqofte, vertet,skllever te perjetshem te Gjermanise dhe Frances.
Qenke parashikues i forte fare ti. Dukesh qe nga nickname qe mban.
Tani do fillojn molotovet e pd.