Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi prova se Ilir Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën

3 Maj 2021, 11:50Politika TEMA

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se prej së premtes është institucionalizuar kërkesa e më shumë se 1/4-tave të deputetëve që kanë depozituar për fillimin e procedurës së shkarkimit të Ilir Metës.

Balla u shpreh se Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës elektorale. “Presidenti, para dhe gjatë fushatës, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Duke u nisur edhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuar nga kushtetuta, ai nuk ka reflektuar. Ai ka vazhduar të kryejë veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kuvendi do të shprehet me një vendim në ditët në vijim.

Kjo kërkesa do të kalojë më pas në Komisionin e Ligjeve, i cili duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe më pas do të duhet të ngrihet komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë. Kuvendi e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik”, u shpreh Balla.

Sa i përket kërkesës së parë për shkarkimin e Metës, Balla u shpreh se vendimtar ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias.

3 komente në “Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi prova se Ilir Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën”

  1. Ari says:

    Kemi prova, thote!?? Cprova mo?, ate e ka pare gjithe populli qe, edhe po te mos kesh njohuri juridike, cdo njeri e kupton qe Likja e ka shkelur 100 here kushtetuten…
    Po e kryet kete veprim ok. . Nese jo, jeni BASHKE.
    Por, mos harro. Humbjen ne zgj

  2. kacaku says:

    O Taulant , te paret tane thoshin : armen , po nuk qellove mos e nxir kurre nga brezi ……meso dy fjale nga te paret tane o Taulant se ste gjen gje ….
    As ti vete nuk e beson dhe nuk do qe te jem me i sakte qe Meta te shkarkohet , thjesht e keni lene te bjere si fenomeni frutave e pjekura fort , qe mbasi piqen bien vete ….dhe ju , e keni lene te mbaroje mandatin dhe pastaj te thyej qafen ….megjithese ai do ta thyej zverkun se na turperoi si shqiptare , si Komb , por dhe si burra , se vetem sjellje burri nuk eshte te besh si gore ne mbar Shqiperine per pak interes personal, dhe per pakmeshire …prap se prap per langaraqin Meta qe nuk e shkarkuat para kohe eshte fitore …….sepse sipas llogjikes te nje vemje sic eshte Presidenti yne , ju thote : ua bera jeten te veshtire , bera cdesha , konfirmova ke doja , mbusha Presidencen me konsulent qe as Obama skish kaq shume parazite dhe me ruajtet bolet …..kjo nese juve ju harin , ne na tepron , megjithate nese vazhdoni kete moto , dhe me keto mashtrime , se njera prej arsyeve te forta pse ju votuam ishte ajo e largimit te idjotit Meta , me sa duket nuk e keni mare seriozisht ……do vine dhe zgjedhje te tjera dhe do ta kemi parasysh …….hyne viti i 5 qe po ju terheq nga hunda , dhe ben cfare do edhe pse nuk i jepet e drejta nga Kushtetuta ……..

  3. Patriot says:

    Pa formuar mire parlamantin e filluat me mashtrime. Ju sikur i mblodhet te gjitha per Meten para zgjedhjeve dhe komisioni Manja arriti ne konkluzionin qe nuk eshte i rrezikshem dhe duhet te rrije presidend. Apo tani qe fituat me shume mandate duhe te genjeni me fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje