47 deputetë firmosin për shkarkimin e Ilir Metës

3 Maj 2021, 11:02Politika TEMA

Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar presidentin e Republikës Ilir Meta.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit. Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.

Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, të gjithë deputetëve socialistë iu mbërriti një mesazh ku thuhej:

“Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

6 komente në “47 deputetë firmosin për shkarkimin e Ilir Metës”

  1. FLM Mero na kenaqe me kete lajme shume bombastık,Mos na shkruanı me per kete qıfte se u terbuam dukelexuat e degjuar brockullat e tyre,

  2. Populli says:

    Ne te semes. ..

  3. K says:

    Kur të shkarkoni këtë ndyrësirë, keni fituar 50% të votave për zgjedhjet e ardhshme.

  4. trimi says:

    Nuk komenoj dot me ato fytyra

  5. trendafili Permetit says:

    Nuk besoj se do bejne gje; u mesuam 30 vjet me vjedhjet, tradhetite dhe kriment monstruoze te Sali Bershes e Ilir Metes . Po te ishte ndonje qytetar i thjeshte do te ishte futur 100 here ne burg per shkelje shume te vogla. Kjo paska qene demokracia? Dhe shajne diktaturenqe te pakten e dinim qe po te shkelje ne derrase te kalbur , rrezoheshe edhe kryeministri si psh Mehmet Sheu i cili nuk u fal, pavaresisht se qysh e tek. Nuk besoj se do shkarkohet, megjithese edhe po te shkarohet, po miljonat paund e Euro perse jane?! Ja çfare ka bere Zani Çaushi me shume se Sali Berisha?!

  6. Ciao says:

    Me heret, Ilir Meta na ishte semurur keq nga Mojoselli. I thot nje grua plake,lyeje menderen me llumin e kafes qe ngelet ne filxhan.Ashtu beri i shkreti Ilir per pese dite rreshte.Ditet kalonin ai behej me keq.Nje dite i thot Mones qe t’a shikonte se kishte dhimbje.Mona ja hoqi mbathjet dhe u habit kur ja pa b…n gjithe kafe. Degjo.. tha Mona. Ti ilir do besh nje rruge te gjate,ndoshta ne Rusi.Ne anen e majt te del nje gjarper i madh,te rri mbi koke sikur do te haj.Ky eshte Edi Rama.Ne mes te del nje fat i madh,do martohesh me nje vajze nga Vlora.Me shikimin e filxhanit qe po i bente Mone, menjehere Iliri u nevrikos dhe u ngrit me inat duke e shar Monen dhe iku ne presidence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje