Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve të rreme.
““Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë me reputacion të sillet si një shpërndarës i fake news.
Nuk kam thënë kurrë asgjë nga ato rreth “non paper&map” dhe nuk kam mbështetur asnjë ndarje kufijsh në baza etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama në Twitter.“, shkruan Rama.