Koha për restart

3 Maj 2021, 18:10Politika TEMA
Koha për restart

Nga Mimoza Dervishi

Të martën e shkuar pas humbjes, Basha mbajti një fjalim në stilin e tij gjeagjëzë, ku askush nuk kuptoi nëse ai, do rrijë apo do ikë. Një gjë është e sigurt: opozita, si e tërë ka nevojë për restart, dhe nga mënyra se si do të sillet Basha me humbjen, do të varet dhe fati i Partisë Demokratike për dekadën e ardhshme. Këtu filloi dhe analiza pas zgjedhore, që nuk i lë asgjë mangët asaj parazgjedhore. Të duket, sikur zgjedhjet do bëhen nesër. Jo vetëm opozita, por gjithë debati publik,  ka nevojë për një rifillim, nga pika zero dhe ndryshe.

Edi Rama dhe partia e tij, nuk u dëmtua aspak nga retorika e ashpër shpesh herë jashtë kontrollit. Shqipëria, po! Vendi ku politikanë dhe analistë jetojnë dhe rrisin fëmijët, përshkruhet nga goja e tyre, si një vend i drogës dhe krimit, si një diktaturë nga më të egrat e globit, si një vend ku fjala e lirë censurohet. Sikur të bëhej një guidë turistike me përshkrimet e tyre, asnjë turist nuk do shkelte në Shqipëri. Në krye të listës së këshillave që u jepen të huajve, kur vizitojnë Shqipërinë, është siguria.

Të vemit që po e zhbëjnë këtë mit janë vetë të huajt, që kur kthehen, shkruajnë përshtypjet. Ata nuk mrekullohen vetëm nga bukuritë e natyrës dhe ushqimi, por janë të befasuar, se si,  probleme sigurie s’kanë pasur kurrë. Dikur na e nxorrën namin fqinjët, që si kudo, (edhe në Amerikë), fajësojnë emigrantët për cdo krim. Tani ka vite, që këtë punë e bën opozita dhe gazetaria. Pse gjithë ky mllef?

Rama sic me të drejtë e ka pohuar, në aspektin personal ka arritur gjithcka: tre herë, si askush, kryetar bashkie, tre herë, si askush, kryeministër. Ai tani po mendon të lërë pas një shenjë, një gjurmë. Trashëgiminë.

Eshtë koha, që të gjithë të mendojnë c’do tu lënë fëmijëve pas. Nuk e di cfarë kënaqësie mund të jetë, t’u tregosh fëmijëve të tu, që dikur bëje thirrje për luftë dhe vëllavrasje apo digjje derën e kryeministrisë, sepse nuk doje të ndërtohej një teater i ri.

Debati publik sot, kështu sic është, është krejtësisht i kalbur, ka prekur fundin. Ka 30 vjet që fjalitë fillojnë me: “flitet se”; “thuhet se”; “pëshpëritet”; ‘hamendësohet”.  Filozofia e thashethemeve është katapultuar nëpër raporte për Shqipërinë me emra të huaj, të cilat gjithashtu “thonë se”.

Zgjedhjet janë si ndeshjet e sportit, të paktën kur parashikohet dhe pritet rezultati. Në gazetari, në garën parashikuese ndihmohesh dhe nga sondazhet, një mjet pune efikas, që fatmirësisht në Shqipëri, po rezulton shumë i saktë. Sondazhet janë statistika, por gazetaria shqiptare ka alergji nga ato.  Politikanët, edhe mund t’i shpërfillin sondazhet dhe mirë bëjnë , sepse detyra e tyre është të nxisin elektoratin të votojë. Por, njësoj si partitë humbëse, analistët e debatit televiziv shqiptar vendosën t’i injorojnë sondazhet, thjesht, sepse nuk u pëlqeu rezultati. Kur analiza postzgjedhore mbushi ekranet, mësuam, që televizioni më i madh në vend e dinte me kohë, që PS-ja do fitonte, kishte bërë dhe sondazhe privatisht dhe kishte zgjedhur të mos i publikonte.

Që një televizion, të harxhojë para për të blerë një mjet pune dhe më pas të mos e përdorë, kjo flet shumë për katandisjen e gazetarisë shqiptare dhe ngatërresën e saj fatale me të qënit forcë politike. Pse e kishin kaq të vështirë të nxirrnin nga goja që Rama do fitonte, edhe kur ishin të bindur që kjo po ndodhte?  Pse rrezikohet deri në këtë derexhe integriteti personal dhe ai profesional? Për ti bërë qefin dy javë Bashës dhe Metës? Sa pak respekt duhet të kesh për profesionin dhe për veten në radhë të pare, që të flasësh krejtësisht për të kundërtën e asaj, që di dhe mendon.

Ky është rasti tipik i autocensurës. Herën tjetër, nëpër raportet ndërkombëtare, duhet theksuar, që autocensura nuk vjen nga pushteti dhe trysnia e tij. Gazetarët dhe pronarët e mediave në Shqipëri autocensurohen, jo për ti bërë qefin Ramës, por Bashës dhe Metës, me shpresën se radha e pushtetit po u vjen atyre. Kjo nuk është demokraci e munguar. Kjo është demokraci me tepricë, që media shqiptare zgjedh ta shpërdorojë. Eshtë pak si shumë t’i kërkosh Ramës të të mësojë, se si mos abuzosh edhe me lirinë tënde.

Për analistët, ky nuk është një hobi, por është puna e vetme që mendojnë se dinë të bëjnë, është buka e gojës. Analiza e tyre është e pabesueshme, pa dinjitet. Janë kontradiktorë me veten dhe thonë e bëjnë gjëra të kundërta edhe në të njejtën frymëmarrje. Shihni sjelljen me sondazhet. Nëse keni ndonjë dyshim, nëse vërtetë u besojnë sondazheve, vini re si filluan festën me exit pollet.

Vini re gjithashtu analizën për humbjne e PD-së.  Argumenti i parë është  blerja e votës dhe masakra industriale, që s’ka fjalor që e përkthen. Argument ky, i pambështetur në fakte, por vec në ‘thuhet se”. Fill sapo mbaron parada makabre e epiteteve për blerjen,  regjimin dhe diktaturën, analistët shtrohen në debat, për dy ore rrjesht, duke renditur arsyet pse humbi Basha. Arsyet janë  legjitime, që nga mospjesmarrja në zgjedhje, mosbashkimi i listave, mandatet e lëna, etj. Janë arsye të mirëdituara para zgjedhjeve, për të cilat jo vetëm Basha nuk u kritikua, por u nxit dhe u përgëzua. Tani  zgjedhjet ose jane vjedhur, dhe këtu mbaron debati,  ose Basha nuk di të fitojë për të gjitha arsyet që rreshtohen me vrull sot. Mendja ndahet, para se goja të hapet!

Ky lloj degradimi e ka një shpjegim: analistët dhe mediat shqiptare, suksesin e tyre e shohin dhe e masin tek afërsia me pushtetin.

Nuk ka një shpjegim të saktë, pse kanë arritur në këtë pikë. Ndoshta, sepse dikur e nisën të gjithe bashkë dhe Rama ishte njëri prej tyre, ndoshta sepse tek tuk, u është dukur vetja më të rëndësishëm se profesioni që ushtrojnë (deri në iluzionin se janë ata që ngrenë dhe rrëzojnë qeveri), ndoshta sepse koha i la pas, ndoshta sepse nuk sigurohet jeta me një faqe portali, që c’dokush e bën sot nga aneksi i shtëpisë. E kuptueshme është, që  Rama nuk i afroi. I la të lirë, në profesionin e tyre të lirë. Sic dhe duhet të ishin. Dhe suksesin ta shihnin e gjenin brenda profesionit.

 Nuk është sukses, kur ke vite që thua të njejtat gjëra dhe e ke të pamundur të analizosh e predikosh zgjedhje pa zgjedhjesh; kur bën 300 pyetje dhe asnjëra nuk ngjit, sepse mungon ajo pyetja e vetme,  për të cilën mbahesh mend; kur nuk bën një investigim të mbështesësh ato që thua; kur i nxjerr Ramës para syve “faktin” në formën e një tipi, që thotë “unë kam shitur vota”, dhe asnjë pyetje, ku i gjete lekët, kush t’i dha, kujt ia dhe. Nuk është sukses i madh të bërtasësh diktatura dhe regjimi, duke zbehur kështu dhe vlerën e vërtetë të këtyre fjalëve, e duke i dhënë një ide të gabuar për diktaturën, atyre që kanë lindur pas 90-ës.

Debati publik ka dështuar që në momentin kur futen të gjithë në të njejtin thes, kur  pikturohen të gjithë me të njejtën furcë. Miti i ngritur se të gjithë vjedhin, të gjithë janë të korruptuar, të gjithë janë njësoj, nuk është i bazuar në analiza dhe fakte historike, madje as në krahasimet më të thjeshta të mundshme. Krahasoni mandatin e dytë të Ramës. Me kë të doni. Krahasojeni me mandatin e Nanos. Ishte koha kur të gjithë donin të bëheshin doganierë, sepse pas dy muajsh bëheshin mlionerë, shfaqeshin me “Mercedes” në mes të sheshit dhe ndanin paratë ashiqare tek “Piaca”.

Krahasojeni “regjimin” e Ramës me atë të Berishës së parë, ku SHIK-u zëvëndësoi sigurimin e shtetit. Tregoni një rast të vetëm, që njerëzit sot, janë të terrorizuar se i perndjek Rama. Të vetmit që terrorizuan qytetet së fundmi, ishin kamikazët e PD-së me fugona, që luftonin për jetë a vdekje, për tu ribërë drejtorë, doganierë e shiksa, si në kohërat e tyre të arta. Krahasojeni “korrupisonin”  e Ramës, me Berishën e dytë, ku “xeni” dhe “xenita” morën në dorë ekonominë, dhe asnjë firmë nuk lëshohej, asnjë punë nuk bëhej,  pa derdhur kaparin dhe pa lejen e tyre. Mos shkojmë më tej, tek ata që u hodhën në erë në Gërdec, dhe ata që u  vranë në bulevard si mishërim, edhe terrori, edhe korrupsioni.

Rama akuzohet për blerje mediash. Mit gjithashtu i ngitur në hava, pa asnjë fakt, pa bërë as atë krahasimin, që shihet me sy e dëgjohet me veshë. Hidhini një vështrim të shpejtë sudiove të mëdha televizive. Jo vetëm flitet e ulëritet kundra Ramës, por është tejkaluar cdo normë etike. TV Klan është Fevziu dhe “Opinion” është emisioni më i ndjekur në Shqipëri. Nuk do gjeni dot asnjë “Opinion” të vetëm,  ku t’i bëhen elozhe Ramës. Në Top-Chanel, magafonin ia kanë lënë në dorë nja dy tre vetave, që sa hapet ekrani, bërtasin si me sustë: “poshtë diktatura”. “Real Story”, i vetmi që mund të ndiqet pa të ikur mendja në kohë zgjedhjesh,  është historikisht një emision i balancuar. Edhe ndonjë puhizë preference personale e drejtuesit, as që ndjehet, sepse pullë poste aty, është ambasadori fuqiplotë i nihilizmit.

Nëse propaganda për Ramën bëhet përmes telenovelave turke dhe emisioneve, ku shqiptarët shkojnë të gjejnë burra dhe gra për tu martuar, mezazhi i tyre duhet të ketë qenë shumë i kamufluar. Në pamje të parë, kur dashurohen dhe rrihen, s’ta mbushin syrin për patronazhistë.

Në shtypin e shkruar, gjithashtu janë vetëm dy ose tre gazeta kryesore, të cilat, janë magazina pa dyer, ku gjithkush mund të shkruajë me emër dhe gjithë të tjerët, janë të lirë të komentojnë pa emër.

Parashikimi tjetër analitik, se pushteti bie vetë pas tetë vitesh, qëlloi të ishte një dëshirë, por kurrësesi një analizë. Analiza e vërtetë duhet bazohej në faktin, që  Rama, është i vetmi kryeministër, që punët e shtetit i mësoi në bashki, duke qeverisur Tiranën. Nuk u bë kryeministër 29 vjec, pa menaxhuar asgjë më parë e pa drejtuar as 20 veta në jetë. Nuk ia dhuruan partinë, e fitoi vetë me zgjedhje. Dhe sot, i bën krenar socialistët, duke u treguar që fiton i vetëm. Gjasat janë që PD ta ndjekë këtë shembull. Rama nxorri zbuluar partitë e vogla shqiptare, ku disa kryetarë vegjetues, që nuk marrin dot as 500 vota, janë në politikë, vetëm pse fusin emrin në listat e partive të mëdha.

Rama hyri në zgjedhje dhe i fitoi ato, me ministra jo politikë, dhe me 20 vjecarë që u kthyen në atdhe. Krahasimet qofshin dhe të përcipta, do tju tegonin, se Nano dhe Berisha, nuk ikën nga pushteti se u erdhi radha të iknin, por se u telendisën. Edhe ata i kishin të gjitha në dorë, mekanizmat dhe dëshirën. Këto dy raste, janë rastet tipike, kur popullit i vjen në majë të hundës. Në 25 prill, populli tregoi se nuk e do opozitën sic është tani, sepse ajo do të zhbënte gjithcka sa është ngritur. Vota e 25 prillit, tregoi gjithashtu se nuk i do analistët dhe median sic janë tani. Me ta, u ka ardhur vërtetë në majë të hundës.

 Argumentat e pasakta ndjekin njëra-tjetrën, dhe as ndjesë, as falje për keqinformimin. Madje, po të devijosh pak dhe të pranosh realitetin,  quhesh i shitur. I shitur doli dhe vetë Ristani. Imagjinoni dramën e tij, njeriut që bëri Bashën kryebashkiak, duke vjedhur votat në televizor.

As për të qeshur nuk të vjen më. Janë bërë për të ardhur keq.

52 komente në “Koha për restart”

  1. Ona says:

    E jashtezakonshme!?‍♀️?

    1. Moni says:

      Ik pirdhu moj surratbyth

      1. Taulant says:

        Po kjo cfare shkruan ????
        Nuk thua asgje per miliona euro qe hodhen kriminelet si Dako,Koka ne Durres mos te flasim per Elbasanin e me gjere.
        Gjithe administrata ishte ne sherbim te Rames.
        Buxheti i shtetit ka 6 muaj qe u vu ne dispozicion te fushates.

        1. Pirro says:

          Ti me nofken Taulant je nje mascara me cizme
          I pacipe ne mufkat qe leshon. Shpif e genjen per milionat e Dakos etj.Ne Durris u dhane milionat e demeve te Termetit more i pa fytyri Taulant. PO NE GJIROKASTER, FIER, Korce, Tirane, Elbasan, Berat, Pogrades etj etj kush derdhii miliona per fitoren e PS more ndyresire ,?!
          Mjere kush te paguan ..I humbur do jete per sa kohe te degjoje degjenerata si TaulantI. .

      2. LALA says:

        Surratin tënd ke par në pasqyrë o Moni muni.

        1. Çajupi says:

          Tmerr i gjate. Te duket sikur mbaron por jo. Merzitshem i gjate !

      3. vertino says:

        @Moni,ha mut ha mut se te ben mire,por kujdes se muti i Sale,Lylit,Metes and co eshte virusal dhe ka rrezik te infektoje familjen tende .
        Debil surrat bythe je ti dhe jo gazetarja M.Dervishi qe rjedh nga nje familje e nderuar por e persekutuar nga regjimi i meparshem.
        Fuck you and other like you!

    2. Stogoi i Brate says:

      Si Dreqin nuk të vjen Turp nga ato që Broçkullis dhe shkruan moj Fëmër ???!
      *******

      Në të njëjtën mënyre shkruanin Gazetaret Kukobina të Sali Berishës para 8-9 viteve, edhe pse Ai, Saliu, ishte dhe është nje Kriminel dhe Antishqiptar…

      Sa ngjan me ato moj ….moj

      ********

      Legacy,

      Eshte nje fjal e madhe, qe zakonisht e lene Burrat e shtetit Vizionar, Patriot, Mendjendritur, Intelektual…

      Po cila eshte Trasgimia e Piktorit surrogato….???

      1-Korrupsioni vrastar qe po largon cdo shqiptar nga vendi dhe po PATAKS cdo shqiptar qe rri se ska ku te vej..

      2–Shqiperia ne zotrim te 5 familjeve, te kryesuar nga Kastrati, dheblista e ndyreve politiqënëve

      3-Shqiperia pa Shqiptar me te drejta Kushtetuese,

      4-Shqiperia me Shqiptar si skllever, ose te zvedesuar nga Banglandeshas

      5-Shqiperia me Spitale si Ai i Fierit, qe nuk dihet se cfar Fantazme eshte; a eshte Shteteror apo Privat?
      A do te zvendesoj spitalin shteteror te Fierit apo do Rivalizoj Spitalin Amerikan ne Biznesin e shtrenjte te vdekjeve Masive…..

      5-Shqiperia me Universitete Shteterore ku tarifat jane me te Larta se ne Gjermani Apo Itali…
      -Ata qe kan pare do studjojne , thot ky liderri, jo ata te ndriçuarit qe i Duhen çdo Kombi.

      ******

      Trasgimia e vertet e estabilishmentit ne teresi, dhe ketij te Fundit ne veçanti do te jete:

      Shqiperia e te Korruptuarve, Kriminelve dhe tradhetarve,

      Vdekje Shqiptarve

      *******

      I urrej dhe me Neverisin pseudo gazetaret dhe palo analistet Shpiftar; si ata te Salamudin Sali Kafshes dhe keta te palo gjysem shqiptarit dhe gjysem piktorit te Korruptuar….

      Poooor,

      Ky shkrimi jot i sotem, eshte me i dobeti, me i poshtri, me i pashpresi qe kam lexuar ndonjeher…

      T’ju vij Turp Zonjë

      Ne ne Brataj te Vlores perdorim shpesh nje shprehje Mbarshqiptare;

      “Më mir Djepi Bosh se sa Dreqi/Shejtani Brenda”

      Te vlen per cdo rast te mundshëm

      1. vertino says:

        Ti me nick”stragoi brate”,je nje serb shqipfoles ,per te qire kurven,pis njeri ,fashist qe nuk sheh realitetin .
        Je nje debil i lindur dhe shpirt zi.
        Gazetarja eshte ne nivelet nderkombetare te gazetarise ketu ne USA.
        Robte ku ti kesh o pis njeri.
        I hate you with all my spirit!

      2. Ti duhet te jesh Qim Peka ose Zeni . Sa gjynaf qe jeni o te mjere. Ti hash mutin asaj gazetares se eshte ne nje nivel me te larte se sa gazetaret e zeni tv . Ptuuuuu pith motre , kokrra e bythqimit , hajdutet e mutit. Ne goje dhe ne bythe do ta keni nga Rama edhe 4 vjet te tjera . Pastaj 4 vjetesh do tju lezetoj , eshte kohe e gjate 12 vjet me karin e Rames per ju demokratet, pas 12 vjetesh do tja kerkoni vete ju prap tju qi Rama se tju lezetoj. Ropt ku ti kesh po e more mundimin te me shash. Pith ropsha pd- ista.

  2. Populli says:

    Jam 100% dakort me këtë analizë të shkëlqyer që ke bërë për ata, që e quajnë veten gazetar apo analist,që me të drejtë mund të quhen kazan jo aty ku nxirret rakia,por kazan plehrash.

  3. return of the saint says:

    Artikulli do te ishte me Mire te ishte thelluar ne problemin jashtzakonisht te rrezikshem ai i antiamerikanizmit te klases politike majtas dhe djathtas pra ne nuk kemi perparuar aspak si shoqeri qe nga vitet 90 elita politike post komuniste e perbere teresisht nga ish komuniste dhe ish bashkepunetor te policise sekrete kerkon te drejtoj vendin akoma me lojra feminore por fundi eshte i afert asnje nuk do ti shpetoj ndershkimit duke filluar nga klasa politike deri tek mediat.

  4. mik says:

    Ju gazetaret jeni armiku me i madh i ketij vendi.
    Titulli i ketij artikulli perbahet vetem me tre fjalet me thjeshta qe ka zanafilla cdo gjuhe.
    33% te titullit e shkruan ne gjuhe te huaj !!
    Kaq shume e urren origjinen tende e te qenit shqiptare ?
    A mendon se ky popull ta ka me borxh nje poshterim te tille ?

    1. qytetar says:

      Mik ! E paske lexuar fjale per fjale me laps ne dore por je gabuar ne analize.
      Jo 33 % por 33.5 %. Flm !

    2. Populli says:

      Po ty more kungull kush ta dha te drejten te flasesh ne emer te popullit!
      Ky artikull nuk shkruhet per kafshet e Vicidolit por per ata qe kane te pakten nje fije qytetarie. Ti shko dhe kenaqu me artikujt e “qytetarit digital” , presidentin qe uleret “Perjashta” , kazanin e Sales apo bordellon e Leshedhise…

      1. mik says:

        Populli – E Cfar populli je ti o ‘ popull ‘ ?!! Popull qe ka kultur banalitetin, fyerjet, sharjet ? Ti me te vertete kujton se kemi nevoje per kete lloj populli si puna jote ? Ti nuk je popull, por je nje cop legen.

  5. Vjola says:

    TE lumte !!!!!

  6. Timi says:

    Shkrim shume i bukur dhe thellesisht i vertete! Falemnderit!

  7. Teuta says:

    Bravo ! Hallal qumshtin e nenes!

  8. qytetar says:

    Analize e shkelqyer !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. I drejti says:

      Bravo per shkrimin. Analize perfekte.

  9. PRoShi says:

    Gazetaria nuk ka vdekur?!
    Pa c’ka se me pikatore. Skaneri i nje trupi te semure nuk perben turpin e tij, por vemendjen e tij dhe deshiren per tu sheruar qofte dhe me ndihmen e mjekeve profesioniste qe gjithmone shoqeria i ka patur. PD-se dhe shume parti te tjera opozitare i kane te nevojshme kete skaner sepse jane te krimbur nga mikrobi turbekular. Bravo Moza!

  10. Ladi says:

    Je nje pasqyre krejt e qarte dhe e plote e shpirtit shqiptar…
    Urime nga zembra per shkrimin analitik, te cilit nuk mund te heqesh asnje fjale dhe nuk mund ti shtosh asnje presje.

  11. Zonja Mımoza urımet e mıa per kete shkrım brıland E ke qare Nuk na le asnje hapesıre per te dhene nje mendım tonın I kıshe zene te gjıtha shtıgjet, Sıc ı kemıpase thene zberthım ı plote ı pushkes,Nuk kame gje tjeter vetem nje falenderım te lumte dora dhe mendja jote brılande,

  12. Fieri says:

    Well done.. Shum shkrim dhe analiza é persosur. Mendoni té kthehemi edhe nje her mbrapsht me PD.
    Rama ka qen gjeja me é mír qe I ka ndodhur shqipris. Asnje shtet ne historian é botes nuk I ka ber shtepi pa lek pas termetit. Vaksina nuk ju dhán shqipris pór Rames. Esht shum puntor edhe me pak mundesi qe ka.

  13. Ze qir says:

    ANALIZA ME E MIRE QE MUND TE GJESH NDONJE HERE.

  14. Don Likja i Shqiperise says:

    Bravo zonje e nderuar.I ke thene te gjitha.Por bandat e banditet nuk i degjojne keto,sepse misioni i tyre eshte i pa pamundur kundrejt Edi Rames dhe ata e kane ndare mendjen dhe ato qe thone nuk i thone se ibesojne,por per trushplaret qe votojne per ta ,per tu bere lavazh truri dhe veprojne sipas parimit jezuit “shpif shpif se dicka do mbetet”! Sa per propoganden nihiliste e bajate te tyre se gjoja Rama i ka te gjitha mediat te blera,mjafton te shohesh te gjitha kanalet dhe anal-listet e tyre te tipit Curri,Lubonja,Andi Bushati,kanalin TV Syri,apo emisionet e Fevzos e disa te tjera apo shume portale qe te kuptosh se kush i ka blere e kush i paguan ata dhe me cfare parash! Dhe shqiptaret nuk jane budallenj dhe analistet e paguar nga Berisha,Zeni apo Meta te tipit Cim Peka,Zheji,Marku,Gjekmarkaj e debila te tjere te tredhur duket hapur se ne cilin grazhd kullosin e paguhen!Vetem disa maskarenj si ish deputeti LEFTER MALIQI nuk duan ta pranojne kete llogjike dhe jane te indoktrinuar ,duke pasur nje urrejtje patologjike ndaj Edi Rames dhe qe e kthen timonin sipas ofertes dhe qe sillet neper studiot televizive si vagabond e brigant i cthurur.Ai nuk do qellminsht ta kuptoje e pranoje realitetin dhe jeton ne boten e enderrave e te cudirave!Ky idiot i lindur ,qe i ka hyre vetja ne qejf ka kurajon dhe paturpesine te ofendoje Frrok Cupin vetem e vetem sepse Frroku si intelektual,gazetar aktiv dhe i moderuar e trim,si shqiptar i ndershem ka guximin tua perplase ne sy te vertetat e pamohueshme gangstereve te pakoregjueshem si ky macok i pegere,qe coc e quan veten dhe u lepihet here Berishes,here Lyli,here Monikes , Likes e here Rames.Dhe meqe heren e fundit Rama nuk ia vari fare eshte bere spec i kuq,pasi mbeti dhe jashte parlamentit majmuni i krekosur mbi plehun e Monikes!

  15. betixho says:

    Gazetari,Analizë,Opinion ja ky është.Nga këjo gazetare mund dhe duhet të mesosh,i ka thene te gjitha me thjeshtesine e mendimit te kulluar,me deshiren që njerezit ta kuptojnë me synimin qe te behet kthesë per te miren e vet partive,per te miren e vet shtypit dhe medias por sidomos per te miren e Shqiperisë dhe Popullit të saj,qe kerkon sinqeritet,drejtesi,ndershmeri,ideal dhe perkushtim.I ka thene dhe Populli ka vepruar fale ketyre aspiratave dhe ka vendosur per fatin e Tij.Populli do votoje per kedo që do të jetë i mbrujtur me idealet e siper shprehura per ta udhehequr vendin drejt zhvillimit,harmonise,kohezionit dhe bashkimit,sepse vetem keshtu behet Shqiperia e Shqiptareve,Shqiperia e kerkuar nga gjithe Shqiptaret kudo jane e ndodhen,punojnë e enderrojne Nenen e tyre Shqiperi.

  16. Muhamet Kondi says:

    Kohe pa lexuar nje artikull te tille ! Jam plotshprese se nje brez i ri do lulezoj i pa frikur ne ndryshimet qe priten ! Fshikullimi i embrionit te se keqes qe si ciban mbin dhe ben cmos te mbetet , eshte sa mbi 1000 ligje Parlamentare qe aprovohen dhe aty rezohen nga ku shohim se sa te kota jane ato diskutimet shterpe te atij Parlamenti ! Historine nuk e bejne Parlamentet por idete ! Dhe ky ishte nje artikull gjithe ide ! Faleminderit Mimoza Dervishi ! Me njerez si Ju shoqerite perparojne !

  17. Pilo Lala says:

    I ke rene pikes…

  18. Moto says:

    Ça shkrim i bukur thoni!!!!
    Nuk ju vrasin sytë fjalët e huaja që futen aty këtu kot, ashtu për pordhë!!???
    O zonja gazetare, këtë gjuhë vërtet ta ka lën nëna por kjo nuk do të thotë se ësht prona jote dhe ti të bësh ç’të duash me të.
    Nëse nuk dini shqip, ju lutem mos shkruani nëpër gazeta se po i vini kazmën gjuhës.

    1. Pa emër says:

      Je duke e gjykuar nga titulli. Artikulli ishte elokuent dhe pa pompozitet.

    2. Patriot says:

      To motop po flet per shkrimin o per fjalet e huaja ne gjuhen shqipe ,tregon se nuk eshte shkrim per nivelin tend, futi nje caje dhe mbylle se e qelbe.

      1. Moto says:

        Të mbrosh gjuhën tënde nga këta palo gazetar do të thot ta qelbësh!!!??? Ça lesh patrioti je ti?
        Dhe sa për nivel ti dukesh ça legeni je perderisa hyn këtu ku janë të gjithë anonim dhe bën bythzgjuarin.
        Un nuk ofendova njeri, përveç gazetares. (Ti je moj???)

  19. Mal Cori says:

    Shume e sakte Mimoza.
    Por c’pret nga te ashtuquajtur analiste, nderkohe qe ata shkruajne nga zyrat rreth bulevardit Deshmoret e Kombit
    Ata kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre dhe po te duan mund ta ndalin.
    Nuk degjojne cfare thone njerezit ne periferi dhe ne zona larg Tiranes.
    Dhe e quajne popullin si nje fare Fatosi, injorant dhe servil.
    Se perse nje popull mund te jete servil, ec e thuaj.
    Ankohen se media eshte zaptuar nga pushteti. Po shiko gazetat qe lexon Bashkim Hoxha ne ore 7.00.
    20 e shajne Ramen mbare e prape. Vetem dy bejne kritika edhe ndaj opozites.
    Vete keta analiste cfare nuk thone per Ramen. Bile edhe ne sy te tij, ku i drejtohen fare si halabake.
    Dhe asgje nuk i gjen.
    Pa te guxojne te flasin me Berishen ashtu. Ju iken koka. Ju digjet redaksia.

  20. Bravo! says:

    Bravo, analize korrekte

  21. Mama me kohë të plotë says:

    Faleminderit për shkrimin realist, pa pasur frikë të thuash të vërtetën. Shqipërisë i mungojnë njerëzit që thonë të vërtetën. Ja pra, që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Akoma nuk e ka mësuar këtë opozita. Akoma vazhdon të ngelet prapa, me këmbët e shkurtra. Na qan zemra, jo që njëra parti apo tjetra të vijë në pushtet, por që të drejtohemi nga njerëz me integritet, që i thonë të bardhës e bardhë dhe të zezës të zezë.

  22. ziguri says:

    SHKRIM BRILANT KJO ESHT FYTYRA E PD .

  23. Ceni says:

    Realiste. Shkrim argumentus jo me genjeshtra. Nje media genjeshtare dhe politike e kalbur. Rama i mundi te gjithe. Rama fitoi me pune dhe realizem.

  24. U says:

    Shum i drejte artikulli..bravo Mimoza.Keta qe shajne e fyejne ..jan per te ardh keq,nese jan te zot per analiza dhe shkrime artikujsh te shkruane ..po perse duhet te fyejne ,shajne..me cte drejte..shkurte pa kulture.

  25. Jimi says:

    Faleminderit Moza!

  26. ????? says:

    U kenaqa me kete shkrim, ja nje shembull se c ‘do te thote te besh nje analize te sakte qe nuk e sheh asgjekundi,pa mllefe, ofendime si disa analiste te verbuar nga preferencat politike apo me sakte interesat personale. Bravo Mimoza Dervishi !

  27. Nje mergimtar says:

    Nje analize qe shprehet me fakte.Te mendosh se sa eklektik eshte mendimi Bashes dhe shume drejtuesve te PD,do te kuptosh qe ata nuk e njohin realitetin,Mendimi baze i tyre ishte se Luli do te fitonte zgjedhjet se Rama i beri dy mandate dhe duhet te largohet,a thua se ky eshte rregull dhe duhet te zbatohet me detyrim.Jo zoterinj te PD-s,ai qe te mba ne pushtet eshte POPULLI.Kete ju nuk e keni kuptuar akoma. Nono,Berisha iken nga pushteti se bene dy mandate por se me punen e tyre u bene telendi ne syte e popullit.A e dine keta drejtues se sa vjet qendroj Helmut Kol,sa vjet ka ne pushtet Angela Merkel? Mos valle ata jane diktatore e kane krijuar “rregjime”?A dine kreret e PD-s se me punen e bere ne keto vite e keni ulur imazhin tuaj ne popull.Populli te voton kur ti i sherben atij dhe jo kur e braktis,sic bete ju duke djegur mandatet,duke mos marre pjese ne zgjedhjet lokale e te tjera.Populli shikon punen qe ka bere ne keto tete vjet qeveria Rama dhe nuk shohin skenaret “BABALE” te organizuar nga ju.Pushteti Berisha – Basha vrau ne bulevard per te mbajtur pushtetin dhe dy dite para zgjedhjeve,po keta drejtues me paramilitaret e tyre vrane perseri.A mendoni se populli nuk i analizon keto gjera?Ka tete vjet qe vetem shpifni,se nuk do te qendrojne ne pushtet,me skenaret greke e italiane te qendrimit ne pushtet.Rama dhe PS-ja i analizuan mire gjerat dhe ju perveshen punes e jo llafeve.Ne mendimin tim PD-ja duhet te beje analize te deshtimeve te saj dhe jo ti paraqese popullit “xhaketa te kethyera”,duke kerkuar te ricikloj ne pushtet njerez qe vetem i kane bere keq ketij populli.Ka ardhur koha qe cdo parti te mase forcat vete se cfar mbeshtetje ka ne elektorat.S’eshte e arsyeshme qe te mbahen deputete disa “KRYETARE”,qe partite e tyre te quhen parti parlamentare e te marrin para nga buxheti,dhe kete grabitje e inicion PD-ja me kryetar Bashen. Basha dhe “KUPOLA” e PD-s duhet te degjojne e te reflektojne,ndryshe kane per te mbetur gjithmon ne opozite eshte Rama kryetar apo ndonje tjeter.PD-ja eshte prone e shqiptareve dhe jo e Berishes,Bashes e kompani.

  28. aaii says:

    Jeni e madhe! Ju shtoj qe nje pjese gazetash u ofron titullin Profesor qe nuk e kane edhe dhjetera e me shume jo gazetareve “specialisteve” qe shkruajne atje.

  29. Gr sal says:

    Bravo ju qofte zj Dervishi per nivelin shume te larte intelektual te gjuhes se perdorur ne analizen tuaj. Profesionalizem i vertete qe godet dyshen keqberese famekeqe meta-berisha, pengesat e vetme qe populli shqiptar te ece drejt diteve me te mira.

  30. Patronazhisti i Ajola Xoxes says:

    Moza llastica e Rames qe do nje rast te vetem se ku njerezit terrorizohen se po i perndjek Rama!
    Si te duket ty Moza, qe te dhenat personale te shqiptareve, nga numri i cel. tek numri i kartes identitetit, e deri kodi bankar i sejcilit (perfshi dhe ty moj budallaqe) jane ne duart e Taulant Balles?
    E di ti moj se c’ngjet ne nje rast te ngjashem ne bote? Shko e pyet nje grek a italian se si ndihet ne nje situate te tille (nese arrin t’ja shpjegosh “Patronazhistet”.
    C’do bente me teper se survejim te te dhenave personale te sejcilit edhe Partia Punes sikur te vazhdonte pa nderruar emer?

  31. Soza says:

    Pershendetje znj. Dervishi.
    A e kishte numrin ID patronazhisti juaj?
    Numrin tim e kishte dhe une ndihem keq.

  32. NAIMI says:

    e fitoi bindshem partine, mundi maqo lakuriqin 99 me 1…

  33. Shqipetari i hutuar says:

    Ju lunte juve post konunisteve enveriste.Keni 30 vjet qe shqipetareve u ofroni per drejtues te vendit kandidatura qe betonojne intersat politike dhe ekonomike te ish komunisteve dhe veglave te tyre.Po te votoja edhe une si ju do zgjidhja komunistin me te mire se nuk kisha alternative tjeter.Rrofte demokracia proletare,demokracia e vertete. !

  34. Vasil Cobani says:

    Shqiptari i hutuar
    Ju lumte juve post komunisteve enveriste qe 30 vjet rresht u servirni shqipetareve per ne krye te vendit kandidatura nga tabani komunist ne menyre qe te betonojne interesat politike dhe ekonomike te ish komunisteve dhe veglave te tyre.Edhe une po te votoja si dhe ju ,do zgjidhja komunistin me te mire.
    RROFTE DEMOKRACIA PROLETARE,DEMOKRACIA E VERTET !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje