Nga Frrok Çupi
Çfarë po ndodh tani me Ilir Metën, president i Republikës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur me presidentin Omar Al- Bashir. Të dy presidentët kanë vitin e përbashkët kur u takuan: 2009.
Ndërsa Ilir Meta, atë vit, ngjitej për në majat e larta të pushtetit, bash në vitin 2009 Al- Bashir po rrëzohej poshtë në humnerë.
Ilir Meta u ngjit në fronin e zëvendës- kryeministrit e pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit të Republikës, Al- Bashir po shkonte në qeli.
Ky ishte takimi virtual në kohë mes Metës shqiptar dhe Al- Bashir, sudanez.
Viti 2021 është përsëri një vit tjetër që i bashkon të dy presidentët, njëri me ngjyrë nga kontinenti afrikan dhe tjetri nga kontinenti evropian. Të dy takohen përsëri, por që të dy të rrëzuar nga froni.
Kuvendi i Shqipërisë sot ka mbledhur 50 firma deputetësh- 14 më shumë se sa nevojiten, për shkarkimin e presidentit Meta. Nesër nis seanca parlamentare për shkarkimin e tij.
Nuk i dihet nëse këta dy liderë janë takuar ndonjëherë mes tyre, por kanë atributin e ‘çmendur’ që ngjajnë si dy pika uji edhe pse jetojnë në dy kontinente tepër të kundërt: Afrikë- Evropë.
Të dy liderët takohen edhe në një moment shumë krucial, në akuzën e përbashkët që i rëndon si njërin edhe tjetrin. Për Ilir Metën sot u formulua akuza e fundit, akuza e ‘nxitjes së urrejtjes që solli vrasje’ ditën para ditës së votimeve për Parlamentin e ri…
Edhe Al- Bashir po vuan një dënim me burg për korrupsion të lartë, por Gjykata Ndërkombëtare e kërkon me akuzën ‘për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njeriut. Meta është politikani më i korruptuar në Evropë…
Sigurisht, diku- diku, akuzat mes Metës dhe Al- Bashir, që është presidenti i fundit i shkarkuar dhe i burgosur në këtë botë, diku- diku këto akuza zbehen herë për njërin e herë për tjetrin. Por megjithatë takohen.
Takohen në faktin se Al- Bashir, sipas BBC- një pjesë të dënimit e bëri në burgun ku kishte dërguar ‘me dorën e tij’ disa gazetarë, oficerë dhe sipërmarrës.
Ilir Meta u kishte deklaruar sy për sy oficerëve të Policisë në rastin e mbrojtjes së zyrave të partisë Topi, se ‘me dorën e tij’ do t’i dërgonte në burg.
Takohen me njëri- tjetrin në dhunimin e Kushtetutës. Al- Bashir kreu një grusht ushtarak shteti në vitin 1989; ndërsa Meta e kreu dy a tre herë, duke nisur që nga qershori 2019 kur anuloi dekretin për zgjedhjet lokale.
Al Bashir dhe Ilir Meta nuk takohen ‘kokë më kokë’ në akuzën e ‘genocidit’ dhe të ‘krimeve kundër njerëzimit’. Shifra e lartë e viktimave në Darfur dhe në gjithë Sudanin, e veçon nga Meta në breg të Adriatikut.
Por në thelb, akti është i përafërt. Al- Bashir nuk është kapur kurrë me zë e figurë tek bën thirrje ‘kapni sfurqet, kosoret dhe çfarë të keni’, e bjeruni atyre.
Por diferencën e bëjnë kontinentet e ndryshëm, jo dy presidentët. Nuk e përfytyroj Metën në Sudan, por më dridhet mishtë po ta mendoj në atë ‘liri’ gjenocidi…
Ndërsa për kontinentin Evropian dhe për Shqipërinë, Ilir Meta është presidenti i parë që shkarkohet gjatë këtyre dy shekujve.
Kjo e bën kontinentin edhe më ‘vetë-kullues’.
Pershendetje nga Washingtoni. Presidenti i Republikes duhet te zgjidhet nje jurist i njohur me votim te drejtperdrejte nga populli nje here ne kater vjet, ne te njejten kohe me deputetet e Kuvendit te Shqiperise. Presidenti i Republikes eshte perfaqesuesi i Pushtetit Gjyqesor qe, i mbeshtetur ne Kushtetuten e Shqiperise, balancon dhe kontrollon dy pushtetet e tjere ne nje sistem demokratik: pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Kjo eshte skema e vetme nese doni qe ne Shqiperi te forcohet dhe te funksionoje fuqishem sistemi demokratik.
?
Presidenti jonë e di se çfarë e pret dhe ai nuk ri atje të bëjë punën e presidentit por ri atje për të krijuar trazira,frikë,thirje për destabilizim etj etj si këto.Parlamenti do mblidhet dhe do sikutojë për shkarkimin por nuk i ka votat ka vetëm faktet.Deshën ta shkarkonin edhe për anullimin e zgjedhjeve por e lanë sepse nuk kish gjykatë kushtetuese.Sot janë faktet më të qarta thirje për prerje kokash por kam frikë se deputetët e opozitës që janë në parlament të cilët ishin për shkarkimin e tij sot mund të mos jenë dakort jo se ska shkelje por për tia dhjerë Ramës meqë fitoi zgjedhjet.Ai e ka kthyer presidencën si klubin e pensionistëve dhe ka rezik që nuk do pranojë të ikë nga karikja e tij.Kështu do duhet policia po e shkarkoi parlamenti dhe gjykata kushtetuese.Shkarkimi dhe gjykimi do jetë fundi i tij.Shqiptarët presin një arestim të rangut të lartë për të dalë pa frikë në arestime të tjera që kanë bërë namin këto 30 vjet..
Al bashir dhe al metin jane e njejta rrace afghanesh……
Rrace muti. Rrace gebelsh sikur al basha i opozites
kurse ti je posoglenti psikopat i janulles
O TA LUMSHA TË PENËS !??
Europa si kontinent, ka nè pèrbèrjen e saj, shtete me deficite tè ndryshme qè kanè probleme tè ndryshme tè trashèguara. Mungesa e shtetit tè sè drejtès apo korrupsioni nè vendimmarrje, liria e shtypit apo shkelje tè sè drejtave tè minoriteteve, janè probleme qè po shoqèrojnè rrugètimin europian tè Bullgarisè, Rrumanisè, Kroacisè etj.
Probkematika shqiptare, èshtè tèrèsisht nè njè tjetèr nivel dhe mund tè ndodhte vetèm tek ne, sepse nè asnjè vend europian nuk janè tè mundura fenomene tè tilla.
SHTETI PRIVAT. Ilir Meta me LSI e tij, èshtè sinonimi i kapjes sè pastèr tè shtetit pèr interesa financiare dhe pa asnjè lidhje apo afinitet me ideologji apo praktikè politike tè njohur,,thjeshtè banditizèm dhe krijimi i strukturave paralele,,,,paguar me taksat dhe mundin e njè populli tè tèrè tè marrè peng nga mosegzistenca e institucioneve tè shtetit apo dorèzimit tè tyre, kèsaj bande.
Ilir Meta dhe LSI e tij, èshtè mishèrimi i asaj qè rèndom quhet KOALICIONI ME TÈ KEQEN. Ata qè bashkèpunojnè politikisht me banda tè tilla, janè po aq tè kriminalizuar herèt a vonè dhe pjesè e atyre qè me veprimtarinè e tyre minojnè gjithçka shtetformuese.
Ndaj, ballafaqimi i Ilir Metès me krimet e tij,,vrasje, vjedhje, abuzime tè faktuara, nxitje dhune pèr pèrfitime personale,,,èshtè jetik pèr Shqipèrinè sot.
Shpresa e njè tè nesèrmeje shqiptare nè familjen europiane, lidhet direkt me likuidimin e pandèshkueshmèrisè sè mamuthève tè krimit. Ata janè, Ilir Meta, Sali Berisha dhe miliardat e vjedhura qè duhet doemos tè konfiskohen.
Kjo èshtè rruga qè duhet lènè pas. Tjetèr, nuk ka.
Ambasadorja amerikane, po na tregon me fakte prej muajsh se si ballafaqohet elementi kriminal nè politikè,,,,,,,,PA KOMPROMISE,,PA PAZARE.
Perfect!!!!!!!!!!
Presidenti i ri duhet te jete Ardian Dvorani. Emerika e ka vleresuar si dhe Europa. Intelektual me integritet, jurist i shquar dhe patriot. ne te kundert Rama bie ne te njejtin batak, ndonje sherbetor te metes, sales, mones dhe vetvetes. Kjo eshte vetvrasje per Ramen. Amerika nuk ja fal nese Edi e dredh bishtin. Nuk i rruhet Amerikes e Europes per “mbeshtetjen” e Edit ne popull, se e di mire si jane marre votat.
Presidenti i ri duhet te jete Ardian Dvorani. Emerika e ka vleresuar si dhe Europa. Intelektual me integritet, jurist i shquar dhe patriot. ne te kundert Rama bie ne te njejtin batak, ndonje sherbetor te metes, sales, mones dhe vetvetes. Kjo eshte vetvrasje per Ramen. Amerika nuk ja fal nese Edi e dredh bishtin. Nuk i rruhet Amerikes e Europes per “mbeshtetjen” e Edit ne popull, – se e di mire si jane marre votat.
Te lumte dora zoti Cupi! Urojme qe kete radhe komisioni hetimor i parlamentit te mos katandiset kokoshi nje thele si komisioni i meparshem qe kryetari i komisionit te ligjeve ,zoti Manje e predikoi me te madhe dhe qe perfundimisht u terhoq me biusht ne shale.Lew ta cojne ne GJK kete brigant e koprit dhe qtje te shohim se sa do jete ne gjendje ta mbroje Xhaferllari,e futur atje nmbga banditi kriminel president per kete rast,nga dritarja dhe pa veting! Kurse ne panelet televizive le ta mbrojne rrugaci deputet Lefter Maliqi apo Tritan Preshi me shoke.
Zoti Cupi! Kercenimet e ofendimet e vagabondave si puna e Maliq Varikarit jane te uleta,por besoj se ju jeni mesuar me to,sepse Lefteraqi e te tjere brigante si ai jane te njohur per publikun shqiptar dhe ata me voten e tyre i kane cuar e do t’i cojne ne koshin e historise.Ata,me sjerllet e tyre te uleta e rrugacerore vetem mund te te gudulisin,pavaresisht se per momentin e arrijne kulmin e te shkaktojne nervozizem por,duke e ditur se ata nuk ju arrijne as tek fundi i barkut,pavaresisht se duken si bodigardet e banditeve qofte te SHQUPIT E QOFTE TE PRESIDENCES,por ne llogjike e ne argumente te hane mutin dhe pikerisht se nuk kane llogjike e argumente perfundojne tek fyerjet,kercenimet e tek forca! Te tille jane ata,ndaj ne sa here te kete votime do i leme jashte liste e do i i drgojme ne shtepi,sic kemi bere keto 30 vite.Dhe kur i kemi “lejuar” te qeverrisin ata e kane diskredituar veten dhe me ne fund erdhi koha qe paterica e tyre,banda e vogel e Like Dredharakut Sheik nga Skrapari u dergua per skrap.Tani do e shohin pushtetin,sic me te drejte thoni edhe ju,me dylbi dhe per disa vjete me radhe apo nje 12 vjecar!Por perpara se te ndodhe kjo do kalojne nje here nga SPAKU,se do dorezojne gjene e vjedhur e do japin llogari si cecua per te gjitha ato te zeza qe na kane shkaktuar.Koha ka ardhur dhe shenjat e para jane dhene!