Manjani: Vajtja e Ilir Metës në Presidencë, vendimi më i gabuar për fatin e LSI. Djegia e mandateve gabim, muhabet kot. Ai vendos për gjithçka

3 Maj 2021, 21:59Politika TEMA

Që në vitin 2016, për ish ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, LSI-ja po merr vendime politike të gabuara. Në studion e “Ilva Now”, z. Manjani tha se ajo çfarë i ka bërë më shumë dëm LSI-së si parti politike, është largimi i z. Meta për t’u bërë president.

“Që nga 2016 e këtej, LSI-ja në gjithë procesin e saj politik ka marrë vendime të gabuara, nuk është vetëm djegia e mandateve por është edhe koalicioni i 2017-tës.

Vajtja e Ilir Metës në Presidencë ishte krye vendimi i gabuar për fatin e LSI-së. Minus 120 mijë vota nga zgjedhjet e fundit. Nuk ka çfarë të ndodhë më rëndë se sa kaq për një parti politike”, u shpreh z. Manjani.

Megjithatë, për Ylli Manjanin, Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI-ja, pasi shumica prej vendimeve që ka marrë LSI-ja edhe pas largimit të z Meta, kanë qenë të këtij të fundit.

“Vendimet e LSI-së janë të Ilir Metës. Kjo historia që “dogjëm mandatet dhe nuk pyesim presidentin”, këto janë muhabete kot të gjitha sepse presidenti Ilir Meta ka qenë dhe mbetet njeri i rëndësishëm për LSI-në”, u shpreh ish ministri i Drejtësisë.

Ylli Manjani shtoi se Ilir Meta ka gabuar edhe si president, duke krijuar idenë e një presidenti të përfshirë në politikë.

“Ilir Meta ka bërë gabime të rënda në sjelljen politike dhe publike të tij, ai krijoi idenë e një presidenti të përfshirë në politikë, kjo është e dukshme. Nuk është antikushtetuese detyrimisht, siç thotë parlamenti, por është një president që kishim vite që nuk ishim mësuar ta shihnim”

1 komente në “Manjani: Vajtja e Ilir Metës në Presidencë, vendimi më i gabuar për fatin e LSI. Djegia e mandateve gabim, muhabet kot. Ai vendos për gjithçka”

  1. Juliani says:

    O Manjan kok bole , nuk vajti por e cuan , e cio Edi Rama , te gjitha sot jane levizje loje shah, Rama hodhi karemin , Meta e kapi si karierist qe eshte ,nuk e kuptoi qe karemi qe gjithe helm ….qellimi kryesor i Rames ishte degradimi i LSI , pasi dihej nga te gjithe qe LSI , qe si kepusha ku ushqehej me gjak socialistesh …….kete beri Rama , dhe asnje nuk e kuptoi , te gjithe e shane qe : pse vendosi Meten ne Presidence , pos asnje nuk thote asnje fjale te vetme per redutkimin e LSI …deri ne zhdukje …..mos me thoni qe ka LSI ?????? LSI me 6 deputete eshte kot e me kot …
    Ua futi Rama , dhe ua futi pa e kuptuar , vetem kur e pane qe e kishin brenda …..atehere qe shume vone ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje