Brizida Gjikondi tha sot e ftuar në Dritare Tv se ka prova të mjaftueshme për presidentin Meta që ai të shkarkohet. Duke komentuar nismën e PS për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidenti, Gjikondi tha në Shqip se detaji që nuk është përmendur është se presidenti i Shqipërisë është njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura. Kjo, shtoi Gjikondi, rëndon akoma më shumë mbi presidentin dhe gjithë deklaratat e bëra gjatë periudhës parazgjedhore që aktivistja i cilësoi luftë nxitëse.
“Presidenti Meta të ofron prova të vazhdueshme çdo ditë. Vetëm se është harruar pa u përmendur një detaj. Presidenti Meta është edhe Komandat i Forcave të Armatosura. Kjo tregon se ajo çfarë ka bërë ai është më e rëndë. Sipas Kushtetutës sonë presidenti është komandanti i FA dhe kjo e bën akoma më të rëndë atë që ka bërë e thënë Meta deri më tani.
Thirrjet për luftë, thirrjet për prerje duarsh, për mbrojtje me gjak të demokracisë dhe të gjitha këto janë të mjaftueshme. Gjatë gjithë kësaj kohe presidenti Meta nuk ka qenë vetëm i njëanshëm, por luftë nxitës. Unë mendoj se procedura duhet të jetë e përshpejtuar sepse provat janë të kopsitura. E vetmja gjë që druaj unë është Gjykata Kushtetuese.
Unë mendoj që socialistët duhet të shtojnë në letrën e tyre edhe sulmin që Meta ka bërë ndaj Ardian Dvoranit. “Unë të burgos, unë të arrestoj”, kjo është skandaloze. Ai nuk ka asnjë tagër të shantazhojë. Çfarë unë druaj është që anëtarët e GJK janë emëruar nga lobimet e Metës. Dhe sulmi që kishte me Dvoranin ishte për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Persona si Meta dhe Berisha, kanë futur më shumë duart në sistemin e drejtësisë. Ka shumë emra që janë emëruar direkt nga këto persona. Dhe jo më kot janë atje, për t’i shpëtuar në një ditë të zezë. Dhe unë uroj që kur dosja e presidentit Meta të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët që janë emëruar nga Meta të mos e shpëtojnë”, u shpreh Gjikondi në Dritare Tv.
Likja eshte pis nuk diskutohet por eshte komandant i FA vetem kur vendi eshte ne lufte.
@Brizida Gjikondi
.
Socialistët letrën bënë
faktet janë aty pafund
por, dhe Ti, me një të rënë
Vulën i vure në fund.
.
ShTaZa është komandanti
merrni cfurqe e kosore
ngrihuni – thotë Deliranti
të kalojmë në prerje dore.
….
T’a qërojmë një herë e mirë
mënd të zëmë për të tjerat
drejt në kosh të Historisë
aty ku vëndin kanë plehrat!
Nese me te vertete do te ndodhte nje gje e tille, qe gjykata kushjtetuse nuk do ta shkarkoje kete vrases, atehere kriza do te spostohet nga presidenca drejt gjykates kushtetuse. Gjithsesi nje krize e tille do te nxirrte ne evidence problemet qe egzistojne ne rreformen per drejtesine, te cilat me dhimbje por sa me pare duhen kapercyer. Asnjehere keta gjykates qe nuk do te deshirojne shkarkimin e ketij xhahili edhe vete nuk do ti shpetojne drejtesise. Nese duan te behen kamikaze te ketij killeri le te tentojne, por mos te mendojne se duke u fshehur pas ligjeve do te shjpetojne. Hakmarrja e popullit do te bjere edhe mbi ta
Mend e komandant like shqiptaret nuk dalin jashte dere, per te mos thene ne hale. Na rrofte per vere komandanti.