Nga Bledi Lumani
Logjika politike e PD-së dhe njerëzve që dalin e flasin në emër të saj këto orët e fundit, ka disa nonsense qesharake.
Së pari, PD thotë që nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, se janë vjedhur.
Veçse ka një problem: I duhen prova për këtë gjë.
E meqënse s’kanë të tilla, kanë shpallur një tur kombëtar, për të shkuar qytet më qytet, që të kërkojnë dhe gjejnë prova.
Por kur s’kanë prova, atëhere nga arritën në përfundimin se zgjedhjet u vodhën dhe për këtë arsye nuk i njohin?!
Se fjala vjen, OSBE, institucioni që certifikon zgjedhjet, në raportin paraprak tha se pati probleme, por zgjedhjet ishin në rregull.
SHBA dhe BE po ashtu.
Kuptohet, ka pasur disa, apo edhe shumë, veprime që mund të tregojnë se pushteti ka ndikuar gjatë fushatës për të favorizuar PS-në, por ato s’tregojnë që zgjedhjet janë manipuluar e janë vjedhur në atë shkallë, sa të mos njihen si të rregullta.
P.sh, PD deri më tani ka paraqitur si provë një bisedë të një punonjëse të Belinda Ballukut për çështje legalizimesh, me gjasë për favorizime në këtë proces, por asgjëkundi aty nuk flitej se kjo po bëhej në këmbim të votës. Vetë Balluku i ka dalë për zot asaj bisede.
Apo edhe një tjetër, ku denoncohet se janë shpërndarë disa mln euro për familjet e prekura nga tërmeti pak ditë para zgjedhjeve, por askujt nga atyre që iu kanë shkuar paratë, nuk ka asnjë provë se iu është kërkuar vota.
Mund të aludohet dhe mund të merret edhe si e mirëqenë se këto para janë shpërndarë për të ndikuar tek ata njerëz që të votojnë PS-në, por kjo nuk është provë se zgjedhjet janë blerë, përderisa askujt nuk i është kërkuar që të votojë për PS-në.
Aq më tepër që shpërndarja e atyre parave është bërë në mënyrën më transparente të mundshme, duke qenë se kanë kaluar në bankë, dhe nuk besoj se këta që akuzohen se kanë vjedhur votat në mënyrë industriale, janë aq amatorë sa t’i blinin votat fare hapur.
I vetmi problem me gjithë këtë, është se kjo mund të jetë e pamoralshme, por jo e paligjshme. Ashtu siç mund të jetë gjithë procesi i rindërtimit apo vaksinimit, që është përdorur politikisht nga Rama. Por kush është ai politikan, që nuk do t’i përdorte këto arritje për fushatë?!
Pastaj nxorrën edhe një të dehur që thoshte se i kishte vajtur vetë policia me furgon për t’i çuar 20 mijë lekë të reja, për katër vota të familjes së tij, por atë vetëm “qytetari dixhital” i Berishës mund ta marrë seriozisht.
Pra deri më tani, publikisht këto janë të vetmet prova të paraqitura nga opozita si inkrimunuese për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa të tjerat me kismet po i gjetën gjatë turit të tyre qytet më qytet, do na i nxjerrin ditët në vijim.
Ndërsa nga ana tjetër kemi plot raste nga ana e kandidatëve të opozitës, të faktuara me prova nga Policia dhe media, se kanë shpërndarë para për vota, se bënin presione, madje ngritën edhe struktura paramilitare për të vrarë ata që dyshonin se blinin vota për PS-në, siç ndodhi në Elbasan.
Por këto raste opozita nuk i quan, dhe as ne nuk po ia quajmë, meqë hynë në një garë të pabarabartë, pasi nuk kishin as deputetë në Kuvend që të mbroheshin nga ligjet e Ramës e të kontrollonin këtë të fundit, fjala vjen nga Kodi Elektoral që u mohoi fitoren, e as pushtet në Bashkitë e vendit, për të kontrolluar abuzimet që mund të bëheshin gjatë fushatës! Por për këtë fajin s’ua kishte Rama, po ai që i nxorri nga institucionet dhe i la rrugëve pa asnjë përfaqësim.
Së dyti, thonë se vërtet nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit, por aman në Kuvend do të shkojnë!
Pra do të marrin mandatet e deputetit që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit, që në fakt ata nuk i njohin.
Tani se si mund të shkosh në një Kuvend, që ka dalë nga një palë zgjedhje që ti nuk i njeh, vetëm Lulzim Basha mund ta shpjegojë.
Por të paktën ta bëjë vetë, mos të lërë Palokën e Markun, se i pari e ka treguar që s’mban përgjegjësi për ato që thotë, ndërsa i dyti, kur nxehet, edhe pse profesor i nderuar, për fat të keq e humbet logjikën e s’ia merr njeri seriozisht ato që thotë.
Do shkojne se duan privilegjet e tyre.
Pse luftuan per tu bere deputet,kujton se u plas per vendin dhe per popullin.
Kemi 30 vjet qe tallin bithen komunistat me pensionistat dhe niperit e tyre.lol
=
Nderkohe: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni, dy fusha ku Shqipëria shkëlqen” – media franceze..
=
Armiku i jashtem nuk ia do te miren Shqiptakarit, cudi perse?
Mendoj se Lulximja eshe me komod ne opozite ndryshe Saliu behet K/minister dhe pastaj PRESIDENT!
Por eshte dhe nje problem Mr Lumani se hajdutet gjithemone mundohen te zhdukin provat keshtu qe kjo nuk do te thot qe zgjedhjet nuk jane vjedhur, apo jo?
Zgjedhjet jane vjedhur and jane trukuar kjo eshte e verteta. Ne Shqiperi sundojne e shkruajn qelbesirat si puna jote duke mbrojtur demonët…sa turp per ty…dhe mjer ato sklever qe kanë ngelur me i shtypur ju…
O qenef i PD nxirrni provat…se mjaft na cate kkkkk me teorite qe “s’pin uje”……pa prova pa gje….”pellisni” si tarallake…..shkoni ne zgjedhje me gjysem-analfabete si Mziu….apo me nje tufe sharlatanesh…e “xhaketa” te vjetra qe u zbythen me vote nga populli me 2013….dhe ju vjen keq pse nuk fitoni zgjedhjet…….koqe kandari…
Me fjale Basha nuk i njeg zgjedhjet.
Praktikisht dhe ligjerisht i njeh, nese shkon ne parlament.
OSBE ne raportin paraprak evidentoi blerjen e votes, perfshirjen e administrates ne zgjedhje, te dhenat personale te qytetareve ne duar te qeverise!
Prova tjera do ti Luman ? Shih mor i qorruar vullnetar ato 3 anonimet me mandate deputeti ne xhepa te blera nga Tom Doshi!
Je aq budalla te besosh se ato jane deputete Socialdemokrate kane mandate ne xhepa nga idete Socialdemokrate qe shperndau Toma ne 1 muaj fushate, a nga cantat me leke qe shperndante nder varferi.
Opozita do ti marre mandatet e deputetit se ja ka dhene populli. Zgjedhjet nuk do ti njohe. Me tej pastaj do shohim se sa do to zgjase pushteti me Lumane pas kepuce.
@Undefined
Më hankësh mutin neser per breakfast se sot ka kaluar…po tu duk vonë haje per syfyer tonight okay…
O…popull……Luli ja arriti….shkaterrimin e pd…nga komunisti bastard kriminel…Sale bajga…
Si mund te futesh ne nje parlament te dale nga zgjedhje te cilat nuk i njeh ???!!!
Une mendoj qe Luli duhet Te qendroje ne krye Te
PD edhe 12 vite Te tjera, aq Sa i duhen Edi Rames, Ta beje Shqiperine. Po pyes veten nese do Ti kete dale nderkohe ndonje thinje kallirit bosh, Lyl Bashes, se ai eshte Superman nuk plaket e nuk thinjet?.Kur mendoj Sa gjate duhet Ta shoh neper TV duke u spedredhur, pa thene asgje kete koke bosh Basha Lyl. ?. Tung o Edi Rama, hallall Ta bofte Zoti.
Turp per kete opozite çakenjesh.Prova skan dhe do dalin neper rrethe t’i mbledhi. Zgjedhjet nuk i njohin dhe ne parlament do shkojne.Kete nuk e mere vesh njeri veç ata te PD, qe ka njerez te lajthitur ajo parti, sidomos sy miu i haleve Mark Marku. Nqs nuk njeh zgjedhjet nuk ke pse shkon ne parlament.Po shkove ne parlament i ke njohur zgjedhjet.pike.
Si E. Hoxha, që më parë i dënonte “tradhtarët”, pastaj “zbulonte provat”. Ha ha ha.
Kemi degjuar dhe po degjojme se eshte e pamoralshme te behet prapagande nga qeveria per vaksinat os rindertimin. Po pse? Kjo nuk eshte aspak e pamoralshme ose e padrejte. A nuk themi qe zgjedhjet jane nje verdikt popullor dhe analize mbi punen e qeverise? A duhet te analizojme cfare ka bere qeveria mire dhe keq apo vetem ato qe eka bere keq? Dihet qe opozita ben propogande per at qe eshte bere keq dhe nuk permend kurre cfare eshte bere mire. I mbetet qeverise qe te bertasi fort per ate qe ka bere mire dhe jo si kesaj radhe me gjysem zeri. Qente le te lehin karvani shkon perpara.