Arben Imami: Zgjedhjet e 25 prillit janë vendosur në maj të 2017-ës

4 Maj 2021, 09:28Politika TEMA

“Zgjedhjet e 2021 janë vendosur në maj të 2017-ës”. Kështu u shpreh sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami.

Ai tha se kreu i PD ka bërë personalisht listat për zgjedhjet e 25 prillit dhe se miratimi i tyre siç u shpreh ai “është bërë me zë dhe pa figurë”.

“Zgjedhjet e 2021 janë vendosur në maj të 2017-ës dhe në korrik të 2017-ës. Në momentin që Basha mori përsipër pastrimin e partisë, shkeljen e statutit dhe çdo rregulli të brendshëm demokratik të partisë dhe nuk u ndërshkuar për këtë dhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe me një fushatë pro Ramës dhe kundër Metës partia sërish nuk reagoi që të kërkonte dorëheqjen e tij.

Ishin të njëjtat kushte që edhe në 2021-shin të përsëriteshin ngjarjet. Listën e ka bërë personalisht Basha, janë vendosur disa kryetar grupesh nëpër rrethe. Kur është bërë miratimi i listës është bërë me zë dhe pa figurë. U bë një përpjekje për të treguar që se ka bërë ai por e ka bërë ai”, tha Imami.

1 komente në “Arben Imami: Zgjedhjet e 25 prillit janë vendosur në maj të 2017-ës”

  1. shqip says:

    Po ça lidhje ka o Imam ? E bëri ai, s’e bëri ai. Po pse ta bëje ti çfarë do ndryshonte ? Ore kuptoni ju që, kur ikën për lesh , ikën se jeni bërë lesh e li , si puna partisë së leshit të Tit Vasilit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje