Demokrati Ervin Salianji i bindur thotë se nuk do të ketë një qeveri me bazë të gjerë mes PS dhe PD. Sipas tij, kjo është një zhurmë që e ushqen Edi Rama.
Në emisionin Tempora, Salianji është shprehur se “ka zero mundësi” që të ketë një marrëveshje mes dy forcave më të mëdha politike të vednit, për bashkëpunim në qeverinë e re.
“Një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së ka zero mundësi. Negociata me BE-në hapen në bazë të kritereve të matshme, jo se biem dakord ne. Se kështu do të ishin hapur dyer, uleshim ne aty dhe vazhdonin ato.
Në fakt duhen institucione dhe ndëshkueshmëri të krimit. Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, por farsa politike. Nuk ka qeveri të gjerë dhe me Edi Ramën”, është shprehur Ervin Salianji, kandidat firtues i PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se, pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama duke qenë se fitoi shumicën dhe siguroi i vetëm 74 mandate, i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike, duke thënë se ishte gati për një marrëveshje “pa kufij”.
Avash ore majmun ferrash i telekomanduar,mos merr yrysh! Shko me pare te besh shurren e te dergosh ndonje mesazh dashurie per Griden e pastaj fol!Me mire do te ishte te mendosh per ndonje film te ri ne vijim te serialit Babale,1,2 se ata filma u vjeteruan e jane arshivuar.Mut muti!Kur mbeten punet e asaj bandopartie ne duart e tua e te gaztorit te kinostudios Fake News tre Shqupit!Macok misri i dhjere!