Bashkëpunim PD-PS, Nishani: Do ishte thika më e helmatisur pas shpine! Basha do asgjësonte PD, e kthen në aneks të Ramës

6 Maj 2021, 12:58Politika TEMA

Grupimi “Për PD-në”  ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Ish- presidenti Bujar Nishani foli për ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas tij, nëse do të ketë një bashkëpunim mes PD-PS do të ishte një “thikë pas shpine” për demokratët.

“Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo të ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët. Do ishte thika më e helmatisur pas shpine“, tha Nishani.

1 komente në “Bashkëpunim PD-PS, Nishani: Do ishte thika më e helmatisur pas shpine! Basha do asgjësonte PD, e kthen në aneks të Ramës”

  1. Kapterri says:

    Na çatë me nderen ju komunistat e konvertuar në ballistë. E kthyet historinë në mejhane. Ti trushplarë nga Saliu nuk le teneqe pa dhënë për ata që u dhjenë dhe u larguan nga Mukja. Tani ju shpëtoka shurra se po ju shtrin dorën partia socialiste. Në të sëmës vafshi me gjithë Partinë e Debilave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje