Rihapja e dosjes "Gërdeci", Mero Baze: Shansi i fundit që Fatmir Mediu të gjykohet, po ashtu edhe investitori i boronicave

6 Maj 2021, 11:53Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka reaguar pas lajmërimit të SPAK se ka nisur hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Fatmir Mediu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mero Baze shkruan se rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë.

“Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve.

Kujtojmë se Mediu është paditur nga familja Durdaj, të cilët humbën gjatë shpërthimit të Gërdecit djalin e tyre 7-vjeçar.

8 komente në “Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Mero Baze: Shansi i fundit që Fatmir Mediu të gjykohet, po ashtu edhe investitori i boronicave”

  1. FAKTI says:

    Nuk e besoj, Mero se ky po u gjykua, do hapet dera per Sali Berishe kriminelin qe as Izeti s’po degjohet e as Haklajt, pa lere me te tjeret. Nuk e besoj dhe po ndodhi kjo do me shtohet besimi perfundimisht se paska ardhe koha per njerezit e thjeshte te shohin nje rreze drite ne demokracine dhe lirine e premtuar qe vetem u hengri koka njerzish pas qejfit dhe deshires se ketyre banditeve

    1. Kalec Dega says:

      ham, ham, ham, gam, gam, gam…ne TemA

      1. Lefter Maliq KOKDHIMI nga LaPordha says:

        Gjithmonë Degët e Punëve të Brendëshme, në kohën e Verukut, kanë qenë rrethuar me KALECË, vullnetarë apo të paguar me lekë.
        Po ti o KALEC, si ke qenë, VULLNETAR, apo I PAGUAR ME LEKË ?

  2. racionali says:

    Grua heroine.Nënë e pamposhtur……..
    Bravo zonja Durda.
    Historia do te flase per ty.

  3. Iliri says:

    Mos u dorezo Zonje.

  4. Trotski says:

    Respekte per Zonjen e Nderuar qe ka humbur te birin ne Gerdec.Denim Maksimal per Trafikantin Mediu dhe Sipermarresin e Boronicave Zen Sy-peshkaqenin. Boll ma me te Pandeshkuarit.Respekte dhe Z.Mero qe ka mbeshtetur pa Rezerva te Gjymtuarit dhe te lenduarit nga Ngjarja e Gerdecit.

  5. Cipini says:

    Keto jane provat qe drejtesia po reformohet por edhe prova qe perpjekjet amerikane po japin rezultat. Ndryshe humbet shpresa e shqiptareve tek roli amerikan, per fatin e keq po ndodhi keshtu.

  6. a.m says:

    Boll qelbesir, mjafte u fshehe neper listat e partise demokratike si politikan. Ti nuk je politikan por nje hajdut, nje i korruptuar me pasurite e ketij populli, nje idiot qe kerkon te merresh me politik dhe vetem politikan nuk je, je nje kriminel i provuar, pjese e bandave te madha kriminale te sali berishes dhe ilir metes me familjet e tyre mafjoze. Ti bashke me ata nuk e keni vendin ne parlament dhe politik, ne nuk kemi nevoj per ju, qe e keni te shkruar ne balle emrin hajdut dhe kriminel. Ju vendin e keni ne burg dhe vetem atehere polulli yne do te marri fryme lirisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje