Rihapet hetimi për Gërdecin: Humbën djalin 7-vjeçar nga shpërthimi, familja Durda kallëzon në SPAK Fatmir Mediun

6 Maj 2021, 10:47Politika TEMA

Familja Durda ka kallëzuar në SPAK ish mistrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pasi humbën djalin 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit.

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është depozituar kërkesa e shtetasve Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, trashëgimtarë të viktimës E.D., i cili ka humbur jetën në moshën 7 vjeç, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Nga analizimi i pretendimeve të parashtruara në kërkesën e mësipërme, nga rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera lidhur me faktet e pretenduara, si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Konkretisht, në datën 15.03.2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e ç’militarizimit dhe ç’montimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k., ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore. Po kështu, kjo ngjarje solli pasoja dhe dëmtime të pasurive të ndryshme në total në vlerën 2.243.843.616 lekë, duke përfshirë pasuri të shtetasve dhe pasuri shtetërore e publike.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi proçedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, vendosi pushimin e proçedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë. Kolegji Penal ka arsyetuar se zgjedhja e shtetasit Fatmir Mediu deputet në Kuvend me vendimin e datës 01.08.2009 (rizgjedhja si deputet pas dërgimit të çështjes në gjyq) dhe mungesa e një autorizimi për proçedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet, është një prej rrethanave ligjore të parashikuara nga neni 290/1, shkronja (e) të Kodit të Proçedurës Penale, në bazë të të cilit ndjekja penale e filluar në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu nuk mundet që të vazhdojë.

Shkaku ligjor për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, ekzistenca e imunitetit parlamentar ndaj ushtrimit të ndjekjes penale, nuk ekziston më në legjislacionin proçedural penal. Bazuar në nenin 73 të Kushtetutës (ndryshuar me ligjin nr.88/2012) dhe nenit 288 të K.Pr.Penale (ndryshuar me ligjin nr.35/2017), imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.

Për shkaqet e mësipërme, në datën 05.05.2021 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vijimin e proçesit gjyqësor ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.

18 komente në “Rihapet hetimi për Gërdecin: Humbën djalin 7-vjeçar nga shpërthimi, familja Durda kallëzon në SPAK Fatmir Mediun”

  1. Pipistreli says:

    Hajt me kembe te mbare,kriminelet dhe vrasesit ne burg.

    1. Viki says:

      Bravo zonja Durda jepi mos u ndal se vrasesit u ben prap deputet.

    2. Gysi says:

      Ne burg kriminelin Mehdiu dhe qelbanikun e Berishes qe ne emer te te atit vodhen dhe vrane edhe femije per makuterine e tyre

    3. zogu says:

      Krye funderina qe cuditerisht, pasi e ka gjithe rracen e gruas ne USA, qe nga Missioni i Shqiperise ne OKB (motra e gruas ka 20 vjet dhe per 10 vjet kishte edhe bijen e saj me nderet qe i bente Ambasado)ri F.Hoxha) ajo vazhdon ende, madje para 2 vitesh edhe me rritje rroge, Mediut nuk i hyn gjemb ne kembe. femijen e marton dhe e fut ne vilat e Manes, Mbeti ne USA per mengjese lutjesh (Njeriu qe nuk ka fe e ka vrare njerez, shkon dhe … Si mundet ta pranojne ne nje tavoline amerikanet???
      Si japin vize?
      I sheh Ambasada USA keto, apo per Mediun …

  2. K says:

    Krimineli i korruptuar Mediu, të nxjerri bashkefajtoret dhe bashkepunetoret në këtë krim të pa ndeshkuar pasi gjykatat e korruptuara ishin në sherbim të krimit dhe korrupsionit. Kur të jetë para SPAKut do shohim sa do mbrojë kush qendron pas fasades dhe kur mos jetë shpellari që i mbronte krahet. Perpara me denimin e krimineleve te popullit.

  3. Kan kaluar vite dhe Drejtesia pe te vrarert ne Gerdec ,nuk eshte bere ,
    sepse ne Loje ishte Amerika .
    Per aq kohe ,sa nuk ndeshkohet Krimet ndaj Njerezimit ,aro do perseriten ne popull
    dhe
    kjo ndodhi ne Shqiper me 21 Janare . I njejti Pushtet vrau para Kryeministrise 4- qytetare te tjere shqiptare
    dhe Krimi mbeti perseri Pa Autore – nderkohe qe te gjithe shqiptaret dhe Opinioni Botes
    Amerika & BE i njohin mire – se
    Autori i Krimeve eshte salih berisha -basha dhe ilir meta !!!!!!!!!!
    Pra nuk do ishte keq ,qe te protestohej edhe para ktyre Perfaqsive duke kerkuar te ndikojne qe ne Shqiperi
    te funksionoje Shteti Ligjore dhe Drejtesia dhe len ne nji pauz – per pordhet qe na shurdhojne medieve
    per Reforma Nato BE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Hiopokrizise me Shqiperine i ka ardhur Fundi zoterinj Aleate Usa& Be .

  4. Beni says:

    Në burg qeni. Boll i vërdallos.

  5. Luan says:

    Drejtesia po rrit kredibilitetin ne syte e popullit. Gjykimi dhe denimi i kerpudhave parazite , te helmeta, kriminale ne politiken shqiptare do tu jape te drejten atyre njerezve dhe familjeve te viktimizuara per te cilat nuk pati drejtesi kurre.

  6. FAKTI says:

    Po nuk e pashe para gjyqit nuk e besoj, por po me Izet Haxhine çfare behet, Saliu do rrije dhe shume kohe larg tij? Se mesova qe kishte qene semure ne spital dhe si duket do ti shpetoje burgut mbi Toke per te çfrytezuar ate nen Toke! Une e dua ne ate mbi Toke dhe mbas kesaj do ta hap thesin edhe per krimet qe ka arritur deri ketu. Krimineli qe na ka marre jeten e njerzeve dhe mbrohet akoma nga te pashpirtet prokurore, gjykates dhe ai popull palaço dhe gjakpires yne qe e voton, njesoj kriminel si ai. .

  7. Na myten says:

    Do ta besoj vetem kur te denohet qofte edhe me nje dite pune ne te mire te komunitetit dhe ndalim te funksioneve publike.
    Kemi pare shume teater keto 30 vjet per ta besuar qe tani qe po ndodh dicka.

  8. Alniku says:

    Më në fund Shqipërisë po i funksionon Drejtësia ????
    Të shpresojmë që të vazhdojë dhe Shqipëria mos të lëngojë më ????

  9. Skenderbegasi says:

    Fatia ky bersi e fermentuar ligesie
    qe ka dekata livadhisese ne ne arenen e krahut te vrasjeve te
    korupsionit shteteror dhe atij politik, duhet te denohet nga drejtesia e re.
    Ky vrases masiv, nuk duhet t’ja hedhi lehte si deri me sote.
    Politika e krahut vrases duhet te
    ndeshkohet maksimalishte.
    Shikoni se c’ndodh :
    Nena e egjellit Durda ka kohe
    qe lane dyerte e gjykatave me lote per birin e saj dhe Fatia qe
    per ironi te fatit si vrases majmet ne parlamentin e Shqiperise me leket e taksapagusve.
    Me pak dem bejne 100 kriminel
    se nje gjykates I keq.
    Ne drejtesine e Saliut dhe te Mediut jane bere padrejtesite me te medha.
    Era e drejtesise se re po fryne.

  10. Koli says:

    Shyqyr me ne fund,nje Hajdut,nje Vrases femijesh,nje Kontrabandit droge i kapur ne Itali qysh me 90,perfundimisht po therritet per te deshmuar,verifikojeni dhe pasurine ketij Kopuku,se eshte Multimiljoner,sekuestrojani te gjitha po pat drejtesi.Mbas tij dhe Luli duhet te therritet per rrugen e kombit.

  11. BARD HYSENI says:

    NE SE REFORMA NE DREJTESI NUK DO MERRET ME KRIMET E E VEPRIMET ANTI LIGJORE QE I JANE BERE KETIJ POPULLI JO VETEM QE SDO KETE DREJTESI POR VLERA E KESAJ REFORME DO JETE ZERO.NE SE DO TE SHKOJE DREJTE ZEROS KJO DO JETE DHE NJE KRIM NDAJ USA QE E KANE DREJTUAR KETE REFORME DHE DREJTESIA DO EVIDENTOHET SI NJE KUNDERVENIE NDAJ AMERIKES.NUK ESHTE VETEM RASTI I GERDECIT SE JO ME PAKE URDHERI PER BOMBARDIMIN E JUGUT E NGRITJA E AVIONAVE PER TE KRYER KETE VEPRIM I CILI DETYROJ PILOTETE TE ARRATISEN NE ITALI.POASHTU HAPJA E DEPOVE TE USHTERIS DUKE NXJERRE ARMET SSHESHIT VEPRIM QE EDHE SOT I NDJEME PASOJAT.NUK PO RESHTOJ TE TJERA KRIME SE ATO DIHEN NGA I GJITHE POPULLI DHE NUK FSHIHEN MBAS GISHTIT.I UROJME PUNE TE MBARE DREJTESIS PER SHPENE ATE NE ROLIN POZITIV TE SAJE.NE SE DO VENDOSET DREJTESI DO SHKOJE HAKA TE I ZOTI. BARDI

  12. Rroftë Shqiperia. Poshtë tradhëtarët dhe krimnelate kombit says:

    Veç në gjirin e popullit Shqiptar, gjen individa që nga frika dhe korrupsioni spihunojnë, ulin kokën, shesin nderin e familjes dhe të fisit, bëhen “daltonien” ku i thonë të bardhës e zezë, dhe të zezës e bardhë. Gjatë pushtimi fashisto-nazist të Shqiperisë ku krimet ishin edhe më të tmerrshme , kishte djem dhe vajza Shqiptare që nuk ju dhimbej jeta për lirinë e Shqiperisë. Që 30 vjetët e fundit, askush në Shqiperi i rangut zyrtar që zëri tyre mund të degjohej, ( përveç disa gazetarve të rrallë) nuk folën, nuk denoncuan dhe nuk tentuan ti gjykonin seriozisht krimet e sektit të Sali Berishës. Krimet që Sali Berisha dhe familja e tij, si krimet e gjakut dhe krimet në fushen e ekonomisë, janë shumë e shumë më të tmerrshme dhe më të mëdha se të gjitha krimet e Ahmet Zogut dhe të Enver Hoxhës së bashku. Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha kanë bërë shumë krime, të cilat nuk janë perpjekur ti fshehin, por janë perpjekur ti justifikojnë si krim kunder sistemit kushtetues që perfaqsonin, kunder cënimit të rëndit publik etj etj. Kurse Sali Berisha ka kryer krime kunder kushtetutës së Kombit, ka vrarë me qindra Shqiptar me sektin e vet personal apo me politiken e vet personale, ka vrarë dhe vjedhur familjet Shqiptare dhe tokat e të tjerve, për të pushtuar terrenin më të madh fitimprurës të drogës dhe për të shperblyer zagarët e sektit të tij me tokat më të mira të Shqiperisë, si dhe me poste të ndryshme ku korrupsioni i tyre nga posti që mbanin ju sillte fitime gjigande. As në afrikë nuk ka raste e shembuj të tillë funksionimi si mafja kanceroze shtetrore dhe e legalizuar e Sali Berishës. Tradhëtari i kombit Sali Berisha, me paratë e drogës ka tentuar për të blerë vrasjet e Gerdecit dhe të 21 Janarit. Edhe nqse keto familje nuk flasin nga frika, apo nga çantat e mbushura me para droge e prostitucioni që mund të kenë pranuar, shteti Shqiptar i shekullit 21-të që është në zemër të Evropës demokratike duhet ti gjejë, ti kapin dhe ti gjykojë kriminelat më të mëdhenj të Shqiperisë dhe të Ballkanit.

  13. Lani says:

    Zemra e asaj nane pikon gjake .vrane 30 veta te poshtrit te babziturit e poshter ZOTI vonon por nuk harron

  14. Jevi says:

    Ceshtja u mbyll meprocedure dhe me mbrojtje politike.Ky eshte veprim shume i drejte.Le te jete gjykata ajo qe do te vendos ne qoftese personat e perfshire jane te pafajshem.E njejta gje duhet te behet edhe per rrugen e kombit ku i dyshuari per pervetesim te ardhurash e mbylli procedimin penal per vjedhje me procedure,(Raport mjeksor,deri sa kaluan afatet)Askush nuk duhet te jete mbi ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje