Ish zedhenesja e Sali Berishes dhe eksperte e Komunikimit Erla Mëhilli, ka treguar se çfarë e frikëson te Partia Demokratike dhe opozita e Lulzim Bashës.
Mëhilli tha se ajo që e tremb është lëvizja e elektoratit të PD-së, ndryshe nga ai i elektoratit të PS-së që është më besnik ndaj së majtës.
Ajo deklaroi në Euronews Albania se e djathta në Shqipëri ka tkurrje të tmerrshme, ndërsa kërkoi që krahasimi i PD-së të mos bëhet me zgjedhjet e 2017-ës.
“E vetmja gjë që më tremb nga kjo lëvizja në elektoratin e PD, pra që ikën te LSI-ja dhe pastaj kthehet, tregon që është një elektorat pragmatist në ndryshim nga elektorati që ka PS-ja që është më i çimentuar.
Pra, pavarësisht pakënaqësive që mund të kenë, kur vjen puna te dita e votimit, ata prapë shkojnë dhe e hedhin votën te PS.
Po ta mbledhësh të gjithë votën e majtë në Shqipëri, PS plus LSI dalin gati afër 1 milionë shuplakave të famshme, ndërsa e djathta në Shqipëri ka tkurrje të tmerrshme.
Dhe mua nuk më pëlqen që krahasimin e bëjmë me 2017-ën, 2017 është një moment i tmerrshëm për opozitën”, theksoi ekspertja e komunikimit./
Mos caj Erla se Birishen aty e ke. Nga fitorja ne fitore.
Ekspertja e manallit….
se vetem ate ekspertize e ka te certifikuar
Znj. Erla,
Nese do kesh kohe, vullnet apo qetesi per ta lexuar kete shenim:
Ke filluar nje levizje te domosdoshme. Ke disa muaj qe po shtron pikepyetje per te ardhmen e te djathtes ne Shqiperi. Si qytetar, te inkurajoj per kete levizje.
Por, do te ishte po kaq mire sikur te zbrisje pak me ne rrenje: Pse pikerisht elektorati i PD hidhet nga dega ne dege? Eshte nje pyetje qe djeg. Problemi shkon deri ne origjine: PD u dekretua apo u krijua? A ka te beje PD-ja me shtresat e verteta demokratike HISTORIKE te Shqiperise? Kush e udhehoqi PD-ne? Cfare jane, ne fakt, njerzit qe udheheqin PD-ne, cila eshte e kaluara dhe e sotmja e tyre? Merri nje per nje, jo turme. Cilat jane metodat qe perdor PD per te ardhur ne pushtet: demokratike apo paramilitare? E lidh dot ti Erla historine e PD qe perdori ushtrine per te shtypur popullaten e revoltuar te vendit nga vjedhja e firmave piramidale? E lidh dot ti Erla qe gjithnjejane perdorur shtetas nga veriu per te diktatoruar vendin, sic ishte edhe rasti i fundit ne Elbasan?
Znj. Erla, PD nuk kerkohet te beje RETUSHIM, por duhet te shkrihet dhe te riformohet, duke thithur VETEM shtresa demokratike historike, jo shtresa qe shikojne ku behet pazari: ne LSI apo ne PD. Kjo shpjegon edhe shqetesimin tuaj.
Po, po moj vajze!
Po si te mos tkurret elektorati i PD me Sali Mortjen ne krye dhe me Xhelal Mziun dhe Flamur Noken anash!
Ju jeni ende ne vitin 1992 dhe mendoni se populli eshte ende i paditur, si atehere! Ka rrjedhur shume uje moj eksperte, por vetem ekspertize nuk beni dot se dhiteni rruges kur kujtoni emrin Sali Berisha! T’ju rroje!