Fushata për zgjedhjet e 25 Prillit ishte e mbushur me akuza, ndërsa qarku i Durrësit ishte një nga fushëbetejat e mëdha. Në fund, PS fitoi mandatin e tretë.
Por PD nuk i njohu zgjedhjet dhe akuzoi për manipulime. Një nga zonat ku demokratët akuzojnë për blerje votash dhe manipulime është Shijaku.
Dy ditë më parë n/kryetari i PD-së, drejtues politik për Durrësin Edi Paloka akuzoi nga studio e ABC mes shumë emrave edhe Adrian Çelën. Ai tha se hoteli i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës ishte baza e socialistëve dhe se të gjitha takimet e Çelës dhe Dakos bëheshin aty.
Por drejtuesi politik i PS-së për Durrësin, Adrian Çela mbrëmjen e sotme i ktheu përgjigje po nga studio e Radarit Informativ në ABC në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu. Çela e sfidoi Palokën që nëse ka prova t’i nxjerrë, ndërsa shtoi se po bëjnë gati paditë për shpifje për demokratët.
“Kam dëgjuar disa akuza, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes time, por kam dëgjuar diçka. Problemi është që unë nuk e di ku është hoteli i personit (Altin Hajrit), nëse ka një foto, një sekondë të vetëm që unë të kem qenë, unë dorëzoj dorëheqjen time publikisht, ne po bëjmë gati materialet për shpifje që do i drejtohem gjykatës.
Nëse ka një material që unë e kam takuar (Altin Hajrin), apo kam ngrënë drekë apo darkë…. Zotëria thotë që unë shkoja bëja takime, unë nuk kam qenë asnjëherë. Jo sot, por nuk e di sa vite të ketë ai hotel unë nuk kam shkuar njëherë të vetme. Përsa i përket personave me rekorde kriminale, zotëria, ju mund ti shikoni janë publikuar në gazetë fotot të zotërisë duke festuar me persona me rekorde kriminale. Ku është Paloka, kandidati tjetër numri tetë (në listë i PD-së Durrës), që edhe ai ka një proces, KQZ ia ka nisur prokurorisë për një dënim në Zvicër, nuk jam unë, i ke të publikuara. Nëse ata kanë një foto, një telefonatë, një takim, atëherë kanë të drejtë. Akuza dhe fakte zero… le ti nxjerrin. Thotë që unë kam shkuar te hoteli, le ta nxjerrin.
Unë nuk e di që prona e këtij paska qenë në sekuestro, është jashtë vëmendjes time, as ka të bëjë fare, dhe as nuk më intereson fare, nuk është objekt i punës dhe vëmendjes time zero. Zotëria të vijë, ti çojë materialet në prokurori për ato tre emra, nëse kanë fakte ti demonstojë. Sot ne kemi një person që u kap me para duke blerë vota në Durrës dhe që i përkiste një force politike tjetër, LSI-së dhe jo PS-së. Në 24 shkurt një person i afërt i deputetit nr. 8 kërcënoi me armë kryetarin e njësisë administrative. Shikoni njoftimin e policisë” tha Çela, i cili është edhe administrator i OSHE-së.
Gjithashtu Paloka akuzoi se Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për PS-në në Shijak dhe se socialistët takimet i bënin edhe pas orës policore. Por përgjigja e Çelës ishte që akuzat janë justifikime për humbjen, por përsëriti se nëse kanë prova dhe fakte demokratët ti nxjerrin dhe ti dërgojnë në prokurori.
“Nëse paskemi kapur polici, këtë apo atë, ku ishin dietën e diel në 19:00 kur thanë prisni fitoren, marshimin drejt fitores? Të hënën në mëngjes ndërprenë numërimin në Krujë dhe disa qendra në Durrës dhe thanë se tani do të fillojë marshimi, uragani i votave të PD-së se ata kanë bërë me hile se numërohen në fillim në qendrat ku ka prioritet PS, por nuk është kështu. Gjatë gjithë fushatës nuk jam marrë dhe nuk jam përgjigjur për këto akuza, fokusi ynë ka qenë 25 Prilli për të shpjeguar kush është alternativa jonë dhe kush është e atyre.
Dakord na akuzojnë, por a e dini sa vota fituan në Durrës, në qytet, në zona urbane? Jo më shumë se 10 nga më shumë se 300 qendra votimi. Fituan në bastionet e veta, te ish-Këneta, nga 18 fituan gjysmë, në Shënavlash, Katund i Ri, Sukthin dhe në Krujë në zona me prirje të djathta. Në qytetin e Durrësit ku është “hambari” i votave, kanë fituar më pak se 10 qendra, pjesa tjetër është e PS-së.
Ne jemi familjarë, kemi prindër, grua, fëmijë, dalin e thonë, krimineli. Kush është krimineli, unë? Faktoje, se kam fëmijë, i cili nuk ndihet mirë kur i dëgjon. Ka prokurori dhe SPAK, ku është fakti? Një fushatë me sharje, kërcënime dhe fyerje, qytetarët ja dhanë përgjigjen. Do u them dy fakte, ditën e premte u bë mitingu mbyllës në Durrës i PS-së, shikoni filmimet dhe bëni një krahasim me mitingun dy ditë më parë që mbajti PD. Me mijëra dhe mijëra njerëz dhe kjo tregon frymë. Qytetarët erdhën me vullnetin e tyre dhe ishte një sirenë alarmi për ata. Unë kam dëgjuar edhe akuza që u vodhën vota në numërim, por atje janë 4 numërues, 2 PS, 1 PD, 1 LSI, nëse nuk kanë besim te njerëzit e tyre të hapin kutitë, janë në të drejtën e tyre. Ne jemi fare të qetë.
Për ato përgjime prokuroria ka bërë hetimet, ka marrë vendime dhe sa flluksa ishin u treguan, ata nuk kanë asnjë fakt, kjo ishte trumpleta për të mbajtur ison në datë 26 kur të dilte rezultati. Bërja fushatë, ne jemi në 2021, të bësh fushatë me sharje, fyerje, kërcënime dhe shantazhime është e patolerueshme. Nuk jemi në ’92, apo ’97, por shyqyr 30 vite pas. Qytetarëve u kemi ofruar faktet e punës sonë 8 vjeçare, ato që premtojmë ne i bëjmë” përfundoi ai.
Prononcim qytetar!
Kaq!
E nigjut?
Nuk ka prova, mos u ludhi kot!
Adrian Cela eshte administratori dhe nje nga inxhinieret me te afte dhe me brilant qe ka pare Shqiperia e post komunizmit, e gjeti OSSHE pa breke dhe e veshi me kostum, familja e tij eshte me prirje krejtesisht te djathta dhe te persekutuar nga komunizmi, mjafton te permend qe djali i tezes se tij Edi Kapedani ka qene kryetar i PD ne Durres edhe vete Cela ka qene i djathte.. U zbua nga PD si gjithe intelektualet e zote sepse ne PD preferuan tribalizmin e Sali Berishes dhe kriminelet me damke, normal qe po ngele ne dore te Ed Paloqes qe eshte shok me hakabaket e ordineret humbja eshte e sigurte.
“Per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhine” – kete thenie popullore e perdorte shpesh Enver Hoxha ne fjalimet e tija.
Agroni Gjakmarku per the gje ka te drejte! PD nuk blen vota si LSI.
PD ndrron Kurti e botimin pasi mbaron votoni, shqyen kutit dhe fut vota, djeq kutit kur i thone te happen! Ja ki nonen! Per kete i duhet pushtet te pakteen ai lokale. Kesaj rradhe se pati!
PD-ke njihet per shpifje dhe kete ajo e ka ne genin e saj te futur si semundje nga Sali Berisha.Ata humbasin dhe thon kemi fituar.Kaq injorant jane.Duan pushtetin ta marin me zore,me foce dhe jo me vote.Akuzat e PD-ke per vjedhje,dhe blerje votash jane shpifje dhe nuk i beson njeri.PS-te fitoi dhe ajo do drejtoi per kater vjete.Socialistet dhe Edi Rama nuk trembet nga disa deputet injorant si Gjekmarkaj qe thote se ne do ta merzisim Ramen ne parlament qe ai te iki vete.I genjen mendja,nuk ka per te ndodhur.PS-te dhe Rama as kan per ta çar bythen fare . Opozita te vazhdoi te bertasin deri ne kupe te qiellit nuk kane per t’ja arritur qellimit.Ata kane mbaruar.
Z.Cela ju I thate Paloqes qe ne rast se ke fakte le mandatin e deputetit.Perse nuk I the atij ne te kunderten te lej ai mandatin e deputetit.
Per veten time s’jam me asnje parti,nuk kam votuar qe ne 1992.
Nje gje me vjen per te habitur,gjthmon te djathtit,vetem shajn,ofendoj,akuzojn,shpifin.
SI ESHTE E MUNDUR.
Te njeten gje dhe neper studiot e televizioneve,analistet e djathte vetem shajn,ofendojn,akuzojn…..etj.Jane bere bajat dhe te neveritshem.
Sidomos ca Marka,Gjekmarkaj,Rakipkari,Shullaku,Bushati,Zhej,Lubonja etj.
Po dolen keto ne tv.ndroj stacion.
Nuk merren me argumentin por me ofendime.
Pse Pd nuk ka te drejte te thote qe votat i vodhi Edi Rama.
Se pari problemi i vjedhjes se votave gjate ketyre 30 viteve eshte lakuar ne c’do proces zgjedhor. Qofshinato per zgjedhjet parlamentare ,por edhe lokale. Me shume qaramane ka qene Partia Demokratike. Madje eshte kjo parti nena qe lindi metoden e vjedhjeve te votave me te gjitha menyrat. A i dinte Partia Demokratike metodat e vjedhjes se votave . Pa tjete qe i dinte se i ka lakuar ne c’do pale zgjedhje. Po c’beri kjo parti per 8 vjet ne opozite? C’masa mori? Per tete vjet ne c’do koferenca shtypi flisnin se votat do te mbrohen me c;do menyre. Filloi fushata, opozita e bashkuar ishte shume optimiste. Fitorja eshte e jona. Populli eshte i pakenaqur me qeverine dhe mezi po pret daten e 25 prillit per ti dhene shkelmin kesaj qeveri me Edi Ramen. Kudo degjoheshin Fitore- fitore , Basha -Basha dhe asnje vrejte apo denon cim edhe para populit, se PS-ja po perdor administraten, mesuesit e mjeket ne fushata elektorale. S’eshte denoncuar as ne fushata,pa ne prokurori jo ejo ,sepse nuk kemi degjuar apo lexuar qe eshte bere ky lloi denoncimi, por vetem entuziazem dhe vetem entuziazem. Madje pas vrasjes ne Elbasan ne populli mesuam se PD-ja na paskerka ngritur edhe nje strukture policore per mbrojtjen e votes. Ky problem nuk eshte denon cuar as nga PS-ja si nje strukture e ndaluar per Partite. Denon cimi i vetem para zgjedhjeve ka qene Patronazhistet ,e cila si duket u hodh nga trashgimtari i komunisteve , Andi Bushati,qe te ulte para popullit deshiren per te votuar PS-ne. Por kjo gje ishte dhe ne PD,ndaj ne populli nuk e levizem as qimen e flokut. E besuam se Opozita kishte fituar darken e 25 prillit,kur PD- filloi te hapi shishet e shampanjes dhe presidenti i vlresoi zgjedhjet me noten 10 -te me yll,ashtu si e vlresonte mesuesja kur presidenti ishte ne klasen e pare. Por kur filloi puna per korrjen e grurit,shikojme se arat e PD kishin prodhuar grure pa kokrra, e kunderta e PS. Pas pilafit- kur thote populli PD -ja ne eshte zgjuar dhe uluret se i ka vjedhur votat perseri PD-ja. Edhe ne qoftese eshte e ver tete ,a nuk jeni ju sylesh, te paafte qe per tete vjete nuk ditet te organizoheni, te zgjidhnit komisioneret dhe numuruesit , po qaheni tani pas pilafit ? Deri tani asnje argument nuk kini vertetuar. Edhe ato filmime qe jane pare ne televizione jane vjedhje nga LSI dhe pako me ushqime ne zonen ku kandidonte Aibana Vokshi. Po ashtu ne popull, tek Komuna e Parisit’, flitej se Klajda Gjosha shkoi te blinte vota duke mar persiper lyerje pallatesh. Pra gjejeni paaftesine tuaj brenda shtepise dhe pastaj dilni ne fshat e gjeni hajdutin tuaj imagjenar i cili u ka vjedhur per te pesten here radhazi e ju nuk jeni te zot ,por jeni treguar sylesh…. “Fjale shumi , pune lumi ” – thot populli.
Nje qytetar, qe e meriton ta votosh. Ky eshte modeli i qyteterimit, jo thuthuqi me ”akuzat” e tij prej te marri dhe gjuhes se shpifur. Jane vet banda e pedese, qe i bejne vjedhjet, vrasjet, terrorin, falsifikimin, por tashme u ka dale boja dhe jane bere si delja e zeze e kopese, qe dallohet prej selargu. Aty do te mbeten, ne batak!
Nderim per deputetin e ri te Parlamentit, Ardian Cela!
Kur flet dhe Paloqja aman. Ky delenxhi burre. Qe e mori Sala nga roje tek dera e gazetes dhe e beri deputet ne 2000 kur sja fuste njeri Pd-se. Edi Paloka eshte nje nga njerezit me negativ qe ka ajo parti. Prej tipave si ky edhe ata njerez qe kane pas simpati per PD-ne , si puna ime (per shembull), nuk i afrohen me kesaj partie. Pa fol per mostrat e tjera qe jane aty duke perfshire dhe aleatet si Dule, Mediu, etj etj …..
Sa të jenë në PD Edi Paloka, Flamur Noka, Mark Marku, Agron Gjekmarkagjoni & compani kurrë nuk do fitojë ajo parti. PS do jet në pushtet deri në 2029.
O Paloqe shko grahu dhive , se nuk jeni per pune tjeter vetem per çobana bagetishe .
O velo po si harove numero unon te ardhmen e kesaj force shkaterimtare hajdute mafjoze kriminele vrasese …xhelo ziun…