Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është vënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Mësohet se është dega e Partisë Demokratike në këtë qytet që ka dërguar në prokurori Bufin.
Siç bëhet me dije nga dega e PD në Roskovec, zyrtarë të saj në datën 7 Prill 2021 kanë depozituar një kallëzim kundër kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Fierit i ka kthyer përgjigjet Partisë Demokratike në datën 20 Prill 2021, dhe bëhet me dije se është nisur procedim penal kundër Majlinda Bufit për akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Por edhe pse përgjigja për PD-në mban datën 20 Prill 2021, procedimi penal ka nisur që në datën 8 Prill 2021.
Svete dot as ne hale se te çon PD ne Spak apo prokurori
Ketu une nuk shıkoj asgje te keqe Kur ka vende pune bosh Bashkıa puneson gjate gjıthe vıtıt pse keto pedeıstat nuk e bejne kete veprımtarı kur jane ne detyre apoı kujtojne te gjıthe sı veten e tyre, dhe tjetra te punesuerıt jane pa partı ose ma partı,