PS e vendosur: Shkarkimit të Ilir Metës do i shkojmë deri në fund

5 Maj 2021, 19:44Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se gjatë mandatit të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën.

Ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit në qytetin e Elbasanit, Balla tha se edhe opozita ka një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të reformave.

“Kjo është një ditë që na motivon më shumë për të punuar më shumë për çuar përpara amanetin dhe për të kurorëzuar aspiratat historike të të gjithë shqiptarëve për integrimin europian.

Sot nga Elbasani dua të falënderoj të gjithë familjet e dëshmorëve përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës, punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në përpjekjen me krimin dhe këtu në Elbasan kemi një sërë punonjësish policie që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrës.

Kjo është një ditë që na bën të jemi sa më shumë të vetëdijshëm për të krijuar në këtë mandat të ri një klimë të re politike larg konfliktualitetit dhe të punojmë së bashku për më shumë kontribute në dobi të punëve të mira që duhet të bëjmë për atdheun tonë të dashur.

Sot është dita e dëshmorëve dhe s’është dita të merremi me opozitën, ajo që tha Rama është se gjatë këtij mandati të ri do kemi një qasje tjetër me opozitën dhe do të punojmë sa më shumë për punët e rëndësishme që na presin dhe opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm në shumë reforma të rëndësishme që duhet të çojmë përpara dhe kontributi i tyre në Kuvend është i mirëseardhur”- deklaroi Balla.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh: “Të jeni të sigurt që ne këtë proces do ta çojmë deri në fund”.

4 komente në “PS e vendosur: Shkarkimit të Ilir Metës do i shkojmë deri në fund”

  1. Kastriot Veliu says:

    O Taulant , te paret tane thoshin : armen po nuk qellove me mire lere atje ku eshte , ne brez ….. ama po e nxore nga brezi , duhet te qellosh …..

    1. Kalec Dega says:

      …me voten e Tualet Palles dhe xha Brahos , ene Rucit e Ramuqit, do shkarkohet nje dite floriri i Rames…

      1. Flm bythqiri says:

        O Kar Kalec Dega e mori provimin motra ore ?????

  2. Shkarkoheni dhe procedoheni duke ja numeruar te gjitha qe nga CEZ e ttirrjet per marrjen e
    Pushtetit me dhune ,
    e padegjuar ne Histerin e Njerezimit nga nji president te kerkoje e rrexoje Shtetin e tij ,
    ata qe e bene Prersident !!!!!!!!!
    Sa i ndyr mundet me qen njeriu ,qe te jet kaq i pabese dhe ndyresire ,te perdore gjuhen e cfurqeve
    dhe hanxhareve si me qen nji Fise Afrikan xhungle duke shkelur cdo Kushtetute e treguar nji Moral prej Shkerdhate
    te pafytyre !!!!!!!!!!!
    E jovetem per kto Skandale te turpeshme duhet te shkarkohet ,por sepse duhet te filloj e mbyllet
    rruge ,
    asaj tradite Mosndenshkimi te Krimineleve me pushtet si meta-berrisha-basha ,
    sepse kan njerezit e vet te emeruar ne Prokurori e Gjykata .
    Ai Mut,nuk ka asnji aesye te vetme te qendron Presidente sepse vec te tjerave qe permendem me larte ,
    eshte nji nder Politikanet me te urryer te popullit shqiptare dhe se se Shteti duhet te filloj ti leri lojrat
    e tregoje edhe Kriminelit me te madhe se kush ben Ligjin ne klte vend ,duke dhene shembull si shtet serioze ,
    jo si nji mejhane politike ku gangsterri nga cepani , ben sikur eshte ne Fshatin e tij

    Zhdukeni maskarane se na shemtuat Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje