Bujar Nishani kërkon largimin e Bashës: Po gënjen anëtarësinë. Po përpiqet të imponojë modelin e Ramës, jemi duke shkuar drejt një katastrofe tjetër

5 Maj 2021, 16:55Politika TEMA

Ndryshe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha që foli për arritje të demokratëve në 25 Prill, ish-Presidenti Bujar Nishani, që mban njëherazi edhe postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike e cilëson disfatë humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Shqipëria humbi, Shqipëria nuk fitoi, për fatin e keq”.

Për këtë arsye thotë se nevojitet një analizë e thellë, duke e cilësuar të dështuar projektin politik të Lulzim Bashës.

“Fakti që ne nuk arritëm që të bindnim 1 milion shqiptarë të vinin në kutitë e votimit, që ta përmbysnin manipulimin e organizuar nga Edi Rama, tregoi që deri më tani nuk ka qenë një profil real, i vërtetë, por ka qenë një fasadë”.

Përgjegjësinë kryesore për humbjen ia faturon liderit të demokratëve, të cilit prej ditësh i kërkon të japë dorëheqjen.

“Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një katastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”.

Nuk ka ambicie politike për t’u ulur në karrigen e Lulzim Bashës, por këtij të fundit i kujton që të lejojë hapjen e një procesi e gare të ndershme brenda selisë blu.

“Nuk jam unë që po ngre një kauzë, kam një ëndërr për një karrierë personale. Unë kam një ëndërr për PD. Ajo që është e pandryshueshme dhe që nuk do të ndryshojë asnjëherë, është që unë jam dhe do të mbetem një anëtar i PD. I vetmi mekanizëm për ta zgjidhur këtë krizë është reformimi dhe krijimi i një modeli krejt të ndryshëm i PD. I një modeli të një partie të hapur.

Me Lulzim Bashën bashkohen në një pikë, 25 Prillin e cilësojnë masakër elektorale, por ndryshe nga kryetari i partisë thotë se dështoi në parandalimin e një fenomeni të ripërsëritur nga Kryeministri Rama.

“Jam i bindur që ka qenë një masakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta denoncuar këtë masakër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”.

Lulzim Bashën e akuzon për qëndrime kaotike ditët e fundit, që sipas Nishanit reflektojnë pasiguri dhe mungesën e guximit tek një lider.

“Ka një qëndrim për të gënjyer anëtarësinë. Nëse ti flet për një masakër elektorale, ti nuk mund ta njohësh masakrën elektorale dhe nuk mund të bëhesh fasadë e masakrës elektorale”.

Betejën e opozitës e sheh brenda institucioneve, por Nishani i druhet një loje të kryedemokratit që i shërben Kryeministrit Rama.

“Në radhë të parë duhet të bëhesh i besueshëm, duhet të marrësh përgjegjësitë politike dhe duhet të krijosh ekipin që betejën institucionale mundet ta realizojë dhe mund ta përdorë këtë betejë institucionale në funksion të qëllimit kryesor, të qëllimit të rrëzimit të Edi Ramës”.

Bujar Nishani nuk është i vetmi zë brenda radhëve të demokratëve që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mes emrave të shumtë është edhe ai i njërit prej themeluesve të PD-së, Arben Imami dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

8 komente në “Bujar Nishani kërkon largimin e Bashës: Po gënjen anëtarësinë. Po përpiqet të imponojë modelin e Ramës, jemi duke shkuar drejt një katastrofe tjetër”

  1. Cudia says:

    Ke e pe ti modelin e Rames or copa e injorantit? Rama ka korrur vecse fitore. Luli me ty po korrni vetem humbje. Si ka mundesi qe PDja ka mbledhur njerezit më me pa tru…?

  2. Alfred says:

    Perse anashkalohet ne menyre sistematike dhe “kirurgjikale” Ibsen Elezi, kur,fale protestes qe ai po zhvillon te selia e PD ka gjeneruar dhe zgjuar nje reaksion te madh, anembane Shqiperise dhe te shqiptaret ne diaspore. Pyesni edhe zoterinjte Nishani dhe Imami se cfare opinioni kane per z.Ibsen Elezi dhe rolin e tij ne keto zhvillime. Nje vigjilence e larte nga mediat pro Rames per ta censuruar!!!…

  3. ⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Militantët keni, por jo popullin .
    Populli nuk do tju votojë, as për mandatin tjetër .
    Krimba si ju , e kanë vendin …⚖️⚖️⚖️⚖️

  4. FAKTI says:

    O Bujar, Ramen ti s’e rrezon dot as me vota e as me mundje se te hedh tuç ty edhe Lulin, por kerkoje llogarine brenda gjerdhores tende, per te mos i thene halese tende.

  5. Epo kjo pune says:

    O tope, nuk humbi basha por pd perballe ps, vini kete të doni ne krye, nuk keni shumice ne popull se jeni bajgat e historise, keni lene nam ne qeverisje, keni rehabilituar bajgat e historise, nuk keni sy per qase dhe jo 3 here po 30 here rrjesht do mundeni ne zgjedhje, po nuk u pastruat pd nga berishizmi e ca si ty, kur të kete halla k…. fitoni ju

  6. luani u.s.a. says:

    z.Bujar Nishani me heret keni qene ne dijeni me kashten politike dhe hajdutet e PD sic jane Sali Berisha,Lulzim Basha,Bujar Nishani,Ridvan Bode,Eduard Halimi,Oerd Bylukbashi,Flamur Noka.., ne qeverisje shkatrruan dhe varferuan vendin dhe popullin me vrasje,krim ,krim te organizuar,korrupsion,hajduteri te pasur me pasuri marramendes ilegale te pajustifikueshme,sidomos kryetari i PD Lulzim Basha qe vodhi 130 milione Euro ne Rrugen e Kombit?!

  7. Banori says:

    Po ,o Bujar Nishani ! Jam shume dakort me Ju. Masakra elektorale ka ndodhur para 25 prillit 2021 . Ka ndodhur e ka ndodhur aq e madhe sa nuk llogaritet. E kete masaker e ka bere Edi Rama. Kjo masaker ndodhi qysh kur ra ai termet i fuqishem i 26 nentorit 2019, kur mijera qytetarngelen ne qiell te hapur. Ra ai termet qe kishte 100 e kusur vjet qe ishte ndier. U shukatem te tere,por nuk u shukat Edi Rama. Kur ju dridheshit nga frika , e interesoheshit se ku u kishte shkuar pasuria, Edvin Kristraq Rama veshi xhypin dhe u ndodh midis popullit. Edhe kur shetet e tjera nisen urgjentishte ekipet e shpetimit, Ju se bashku me idhullin tuaj,ferkonit duart se erdhi dhe deshtimi i Edvin Kristaq Rames. Nuk u pa ate nate , ate dite asnje nga ju prane popullit twe qanit hallin tij ,por edhe pse populli ishte me lot ne sy ,ju u thoshit se kjo eshte qeveria e krimit ,e droges,ndaj na jepni ne voten dhe do shpetoni. Po , O Nishan , masakra ndodhi kur Edvin Kristaq Rama u tha: ” Qetsohuni, shkoni neper hotele se shtepite do rindertohen nga e para. Leket do ti nxier nga dheu. Dhe kur i nxori leket “nga dheu ” 1 miliard e kusur euro, Ju nuk e hapet gojen, edhe presidenti i nderuar sa mezi trokiti duart . Madje e kritikonit se pjesen me te madhe e mori me kredi te bute. Qeshet , po,po ,qeshet dhe e quajtet vasal te Erdoganit,kur ai premtoi ndertimine 500 shtepive.. PO Bujar jam me ty se ka ndodhur masakra se populli nuk ua fershelleu ju ,sepse nuk beson me fjalet te hedhura ne ere. Shikoni shtepite e ndertuara e po ndertohen . Shikoni sa bukuar jane ndertuar shkollat, Edhe spitalin e Fierit e quajtet ” Kocek misri” , Stall derrash” kur JU nuk ndertoni dot as kotec pulash. Por masakren e beri dhe COVID-19 . Perseri ju ferkuat duart. Nxoret servilet e spiunet tuaj te falsin kundra qeverise,edhe pse bota po gjunjezohej para tij. Populli po shikonte arkivolet njeri mbi tjetrin, kurse ketu Rama punonte me vetmohim dhe ia arriti. Nuk e falenderonit per vaksinat,por i thonit ku i gjete. Ti dha Vucici,ti dha Erdogani se je shitur tek ata….. Ja pra zoti Nishani kush e beri masakren e cila ka filluar shume kohe para 25 prillit. Rama endej lart e poshte e siguroi vaksinat ,ju flinit rehat deri ne oren 9 -te te mengjezit. Kur them Ju ,eshte fjala per lideret e opozites me Ilir Meten e Sali berishen ne Krye. Po,po masakra per zgjedhjet ka filluar para 25 prillit 2021 dhe me sa duket do vazhdoi dedhe per vitin 2029-te.

  8. BBeci says:

    Shoku Bujar Mehmeti ?
    Odekta vazhdon punon ne BKSh ? Pa bere kokrën e punës. Vetem me grabitje pronash. O gabel me certificate po ti zben dot shurren jo tja hedhesh Rames duke bërë gam gam.
    Futu ne prapavije o kapter dhe haj vetem mut. Odetkën do ta heqë Rama nga BKSH . Boll çukit 3 million leke cdo muaj pa bere asgje ( ne mungese te plote truri)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje