Loja me afatet, PS i refuzon Metës 10 majin: Nesër dita e ballafaqimit për shkarkimin

5 Maj 2021, 14:42Politika TEMA

Komisoni i Ligjeve ka refuzuar kërkesën e presidentit Ilir Meta që me datën 10 maj të zhvillohet ballafaqimi për nismën e dytë të mazhorancës për shkarkimin e tij nga posti më i lartë i kryetarit të shtetit.

Mazhoranca ka vendosur që ky ballafaqim mund të bëhet me datën 6 maj. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja gjatë mbledhjes ka kërkuar që takimi i radhës të zhvillohet sërish ditën e nesërme, 6 maj.

Ndërkohë Manja ka ftuar edhe Presidentin Ilir Meta që të jetë i pranishëm ditën e nesërme në mbledhje.

Kështu Komisioni i Ligjeve , me 13 vota pro dhe vetëm 1 kundër miratoi që mbledhja dhe dëgjesa e Presidentit Meta të zhvillohet me datë 6, ora 11:00.

“3 pro, 1 kundërt, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit”, tha Manja.

Data 10 Maj e kërkuar nga Meta mund të lidhet edhe me afatin ligjor e kohor ku Parlamenti mund të ketë të drejtën e nisjes së hetimit. Presidenti kërkon që ta kalojë afatin 9 maj, si datën e fundit për nisjen e shqyrtimit të hetimit të një procedure të re hetimor për shkarkimin e presidentit.

“Brenda këtij afati, Kuvendit i mbaron mandati në 9 shtator 2021. Sot është data 5 maj, e akoma nuk ka hyrë në afatin katër muaj të mbarimit të mandatit kushtetuese. Komisioni i ligjeve është brenda të gjitha afateve për ta shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve kolegëve.

Kuvendi do të duhet ta shqyrtoje brenda këtyre afateve që përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja”, deklaroi kryekomisioneri Ulsi Manja në mbledhjen e komisionit të sotëm të Ligjeve. Ai ka shtuar se procedurat për shkarkimin e Metës do të ecin më shpejt se sa janë ndjekur në komisionin e mëparshëm hetimor.

5 komente në “Loja me afatet, PS i refuzon Metës 10 majin: Nesër dita e ballafaqimit për shkarkimin”

  1. SPAK says:

    Duhet shkarkuar ky njeri i neveritshem. Nuk mund te jete president nje bandit dhe percares.

  2. ilir monika says:

    komosioni te shtoje edhe nje pike per shkarkimin e presidentit meta. BLERJA E VOTAVE ME SEKORATA, SI AJO E MEHDI BUSHATIT E SHUME TE TJERA. MJAFTON TE NDIQNI ANDI BUSHATIN E KOMENTET E TIJ ANTI RAME E PRO META. bileshte bere me zi se nikolle lehsi, qe thoshte e bente thirrje me rrezue ramen edhe me gjak, pa tregue se cilet duhet te derdhnin gjakun, nikolle lehsit edhe sot duhet kerkue llogari gjaku i kujt duhet derdhe qe te rrijne ne pushtet iliri, monika e nikolla. pika niolles. cim peks andi bushatit. ia rrofshi prapanicen metes e pjeshken monikes

  3. xhoxhi says:

    Parlamenti pa frikë duhet ta shkarkojë sepse gjatë fushatës nuk la gjë pa thënë për luftë.prerje duarsh etj etj.Ju si parlament shkarkoheni pastaj le të bëhet si të bëhet.Mandati i tretë për mua është dënimi i krimeve të bëra nga pushtetarët majtas dhe djathtas. Qeveria nuk dënon por ama me dokumentat e faktet që ka i çon në gjykatë dhe pastaj kanë apo nuk kanë faj e din gjykata

  4. Fatos says:

    Po pse ka frikë motërqiri, ai sikur do vriste dhe fëmijët për kushtetutën? E shikoni o popull se sa burrë është kokmadhi? Fjalë kanë dhe asgjë më shumë përballë një shteti që funksionon.

  5. Zylo says:

    Like nuk ka ultimatume nga presidenti por nga kuvendi i zgjedhur nga populli o injorant fshatar.Duhet te kishe mesuar kaq gje per 30 vjet ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje