Nga Ylli Pata
Të gjithë prisnin se lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të ishte ose më i votuari si individ, ose ndër dy më të votuarit në Qarkun Tiranë, ku kandidoi për deputet.
Por në fakt, Berisha është mjaft mbrapa në listën e kandidatëve që kanë marrë vota preference dhe renditet i 7-i në të gjithë listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.
Sali Berisha ka marrë 6766 vota, shumë më pak se Lulzim Basha, Agron Shehaj, Grida Duma, Belind Këlliçi, Shpëtim Idrizi dhe Flamur Noka.
Gjatë numërimit të votave në Qarkun Tiranë, u vu re se në zonat e qendrës së kryeqytetit, votat preferenciale për liderin historik të PD-së ishin në nivel të ulët, por që ata u rritën nga numërimi në Kamëz, Paskuqan e periferi.
Por lajmi më i rëndësishëm është performance politike e deputetit më jetëgjatë të Kavajës, ku ka kandiduar prej vitit 1991 e deri më sot; më 25 prill Doktori ka marrë në “Kavajën” e tij vetëm 174 vota.
Një simbolikë politike mjaft kuptimplote, që natyrisht jep mjaft hapësirë për të komentuar dhe analizuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.
Është e qartë se Doktori nuk ka bërë fare fushatë, madje nuk ka dalë asnjëherë në terren për të kërkuar vota preferenciale, e dikush performancën e dobët të “legjendës” së PD-së që i këndojnë këngë epike me çifteli mund ta justifikojë pikërisht me mos lobimin e tij për preferencën personale.
Në fakt ky nuk është argument, ngaqë Sali Berisha nuk është në një nivel me Belind Këlliçin apo edhe Agron Shehajn, që kanë punuar fort për të arritur atë rezultat të lartë që morën nga votuesit.
Por Sali Berisha është ndoshta në herën e fundit që kandidon për deputet dhe kjo performancë që mori nuk është gjë tjetër veçse një sinjal politik që po ndodh brenda PD-së, si një dialektikë normale.
Që shkon fiks me atë që ka deklaruar Genc Ruli muaj më parë, kur tha se “më mirë të largohesh sesa të të largojnë të tjerët”.
Një lider historik, nuk është thjesht asset për një forcë politike, por është edhe memorie, apo edhe gur i fortë në themelet e ngrehinës që ajo përfaqëson.
Por sinjali që ka marrë Sali Berisha nga votuesit e PD-së është shumë i rëndësishëm: ata nuk kanë votuar thjesht për të zgjedhur të ardhmen politike të forcës që ata mbështesin, por për të refuzuar një model politik, një model që ka dy anë, mbetjen dhe përdorimin e PD-së jo për të çuar përpara alternativën që kjo forcë përfaqëson, por edhe modelin politik që përfaqëson Berisha; konfliktin.
Në dukje është një sinjal pozitiv, një shenjë e butë drejtuar Doktorit, që të kuptojë se koha e tij politika ka perënduar në kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Sali Berisha nuk ka ç’ti japë më PD-së apo edhe vendit.
Çdo minut që rri si protagonist në ligjërimin e tezave apo kumtimeve të tij të tmerrshme, lodh veshët e shpirtrat e njerëzve në përgjithësi, por edhe të mbështetësve të Partisë Demokratike në veçanti.
Dhe këtë mbështetës e kanë dhënë verdiktin e tyre, e kanë nxjerrë jashtë politikës në mënyrën më të fuqishme siç është ajo me votë.
Sado që të mundohen mbështetësit e tij, ky numër votash është një refuzim.
Një refuzim që është një thirrje e fortë politike. Natyrisht që krahasuar me Flamur Nokën, Sali Berisha ka aftësi shumë herë më të spikatura se shegerti i tij i gjatë politik, që ka punuar fort për të marrë ato vota që mori më shumë se mentori i tij, të cilin edhe e imiton në fjalimet që mban, apo impostimin që bën.
Por humbja e Doktorit “të madh”, siç e quan Ilir Meta, përballë “doktorit të vogël” që s’ka punuar asnjë ditë mjek, edhe pse i diplomuar, është një nga simbolet e 25 prillit shqiptar.
Është një pjesë e titullit të madh të Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe Rënia”, një rënie që po ndodh pikiadë për Sali Berishën dhe kauzën e tij sidomos në 8 vjetët e opozitës së Partisë Demokratike.
Lider politik në Parlament për 4 vitet e para dhe frymëzyes i kauzës së “revolucionit” në 4 vitet e dyta, mori në fund një mesazh të fortë, që është një grusht politik për një lider të larguar me fjalë, por që kërkon të qëndrojë në fushë si protagonist.
E nëse Doktori synonte protagonizmin e theksuar, mori refuzimin e fuqishëm.
Sinjal politik më të fortë nuk mund të ketë, që natyrisht do të shënohet në biografinë politike ende në zhvillim të Sali Berishës…
Por si gjithmone ne Shqipetaret “shpirtmedhenj e shpirtgjere” analizojme humbjet Politike te Sal Ram Berishes……Jo o Njerez jo…….Sal Ram Berisha duhet te analizohet si pengmarresi i Demokracise shqipetare…sabotuesi i gjithe ecurise se Shqiperise drejt Europes…..Edukatori me i ndyre per te ndare Popullin shqipetar ne te majte e te djathte…..atentatori / urdheruesi i cfarosjejs se te gjithe Kundershtareve te tij ne cdo lloj Forme……..urdheruesi i analfabetizimit te Femijeve e te Rinjve shqipetar (ngritja e Universiteteve Fantazem etj.)………bashkpunetor me UDB dhe Eproret Serb te Beogradit……..Stafeta i kaloj te besuarit te Familjes se tij Lul Bashes………Fakte qe bejne Muuuuuuu dhe jane perseritur me mijra here….por ………Ai akoma shikohet nga nje pjese e shqipetareve si Burr Shteti………Mendja eshte gje e madhe……..edhe per Enverin ka plot sot qe flasim qe kane nostalgji…..por Sala ishte , eshte dhe do te mbese nje Figure shume me extremiste nga cdo pikpamje te krahasuar me Xhelatin Komunist E.Hoxha…………Pasuria e Femijeve te Sales ne kohen e tij ne Pushtet eshte Fakti me domethenes se Ai punoj e luftoj per shkaterrimin e Shqiperise dhe per pasurimin e Familjes se tij Mafjoze……….Zoti eshte ne Qiell dhe i ka pare te gjitha….ai vonon por kurre nuk harron……..
te mos lobuarit gjithsesi ben te sajen dhe ne kete rast. njerezit familjarizohen me fytyren qe shohin cdo dite. larg syve, larg zemres.
normalisht ka dhe plot faktore te tjere. por qe ne thelb koha e Berishes ka perfunduar, epoke e mbyllur.
Eshte krejt e qarte qe kjo ka ardhur per shkak se ne flete nuk kishte emra po vetem numra. Ata qe bene reklame per numrin moren me shume vota ata qe nuk bene moren me pak. Perndryshe i bie qe socialistet duan me shume tao pallen dhe cunin e qifes se Edi Ramen.
Edhe kaq vota sa ka mare Saliu jane shume.Ai eshte korbi i zi,njeriu me i keq dhe antishqiperi me i mdh. Berisha nuk duhet te ekzistoi akoma.Ai eshte e zeza me e madhe ne shqiperi.Te gjitha te keqijat qe i vijn shqiperise i vijn nga ai dhe partia e tij qe eshte kthyer ne nje parti fashiste.Saliu e ka vendin ne burg,te laj esapet per gjakderdhjen qe ka bere ai me shqipetar te pafajshem.Sali Berisha eshte kriminel me damken e zeze ne ball dhe duhet te denigrohet nga te gjithe shqipetaret.Ky eshte edhe e keqja e PD-ke bashke me Lul Bashen.Pd-ke nga keta dy, nuk vjerne kurre ne pushtet.Nuk e do populli.
Ne fakt, profecia me e vjeter eshte ajo e Namik Hotit, 30 e kusur vjet me pare…
” Vetem te vrare mund ta zdrypesh shpellarin nga kali”
Sigurisht sigurisht…! Adi Krasta mund ta konfirmoje se ai qe që intervistoje Namik Hotin dhe kur doli nga emisioni ,” skuadrat per ruajtjen e imazhit” siç keto per “ruajtjen e votes” me vullnetare nga “lartesite demkratike” te Tropojes , i bene nje trajtim special si Krastes ashtu edhe Hotit.
Ike Plaku Mere ike megjithe ….. Por nje gozhde do e lesh te ngulur tek SHQUPI .
Eshte e vertete se as te vetet (shpellaret tropojane, kuksiane, shkodrane, laciane, lezhiane dhe maloket e tjere te shperndare neper Shqiperi, nuk ia dhane voten kryeshoellarit dhe kryekriminelit Sali Berisha! Megjithate, ky mbetet nje rrezik i fuqishem per demokracine, shqiptaret dhe Shqiperine!