Analistja gjermane: Edi Ramës fitoren ia dhuroi Lulzim Basha

5 Maj 2021, 09:43Politika TEMA

Analistja gjermane për Europën Juglinodre, Johanna Deimel, thotë në një intervistë për Duetsche Ëelle, se Ramës fitoren ia dhuroi vetë Lulzim Basha.

“Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët.

Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik.

Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal.

PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.

Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij.

Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal  të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat”, thotë ajo.

11 komente në “Analistja gjermane: Edi Ramës fitoren ia dhuroi Lulzim Basha”

    1. Paro Turqiu says:

      Pordhe me rigon. Nese kjo eshte gjermane, nuk do te thote qe eshte analiste. Mediokritet absolut. Kaq thote edhe plaka e Likes kur nuk eshte kaps.

  1. Epo kjo pune says:

    Ne shqipo e nuk ja gjejme dot anen e keto kokat nga larg I bien pikes mbi I tak fak, Basha e PD e kane humbjen ne balle se shkelen mbi deshmoret e lutem e ndertimin e vendit, ofenduan shumicen ne kete vend

  2. Unnachvollziehbar says:

    Po cfare anal….iste jane keto idiote plaka. Ku e ka idene kjo nga Shqiperia. Keto nuk kane me se meren ketje nga Gjermania se keteje eshte cdo gje ne rregull dhe merren me Shqiperine. E cfare analizoi kjo, na tregoi per Topallin qe mezi e shporem apo per ate karabushen debile Hajdari. Analiste idiote qe tallin trapin gjithe diten e mbushin xhepat me para. Fick dich!

  3. Haj tschüs says:

    Analize e dobet dhe e ceket. Dhe kushedi sa e ka rrogen kjo, per
    keto mufka qe shkruan. A mi motra, po duhet te jesh shqiptar dhe te kesh jetuar ne Shqiperine e ketyre 30 vjeteve, qe ta kuptosh me thelle kete pune. Nga studiot e Kelnit ja ke fut kot.

  4. Kristaq says:

    Pershendetje Mero! Boto studimin e PD ku ka nxjere se mbi 60 % e elektoratit eshte e majte.Prandaj PD e ka te veshtire te dale force e pare. Te bej ate qe beri Berisha me Nanon ne 2005 qe krijuan LSI dhe bene zgjedhjet me nje raund. Ne kombinat Nishani Igli dhe Monika. Dy mundesi shtese per te mundur PS.

  5. Çeti says:

    Kjo eshte shoqe e Mirela Oktroves asaj pedeistet ne RTSH, po qe
    me vone i dhane nje shqelm ne bythet e medhaja.

  6. qytetar says:

    O zot !
    Kjo lloj fytyre jep mendim.
    Mire tha nje komentues me lart…
    …prape me Doris Pack !?

  7. qytetar says:

    Mjafton Anal Bushati ….skemi neoje per Anale gjermane.

  8. Nukı ke bere hesapet mıre moj gjermanke,Se sontazhet e brendeshme dhe te jashteme jepnın realıtetın e fıtores se PS dhe nuk kıshte asnje nevoje gjoja nga Lulı, Qarqet Shkoder Lezhe dhe Kukes ı kemı dıtur se votojne djathtas Por keto jane nje pıkeuje ne oqeam,Popullı Shqıptare gjıthemone ka votuar dhe do te votoje majtas,,,PD dhe Lulzım basha jane dy bınjake te pa besueshen per ne Prandaj dhe humbasın Kete e dını edhe ju,

  9. Vranakonti says:

    Po ajo gjemania tjetere Doris Plake ku ne verin e semes eshte futur qe nuk tha nje fjale per te mbeshtetur PD-n dhe Berishen, se ajo per nje mbrojtje te vogel i jepnin valiçe me Euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje