Ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Imami ka folur me një gjuhë të ashpër për kreun aktual të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin e këtij të fundit për djegien e mandateve në vitin 2019.
Sipas Imamit, për Bashën “duhet të kishim folur me forcë që në 2013, por menduam që garancia ishte Sali Berisha”. Ai thekson se ai i doli nga duart edhe mentorit të tij dhe përgjegjësia është e atij që ka marrë vendimet.
“Për të gjitha vendimet që janë marrë janë përgjegjës ata që kanë marrë vendimet. Ne kemi folur në grup parlamentar në 2013, kemi pasur sens konstruktiv, sens dashamirës për ta ndihmuar atë se menduam që ishte aguridh, i papjekur dhe gabuam se këto që kemi thënë duhet t’i kishim thënë me këtë forcë që atëherë.
Menduam që garancia për të do të ishte Sali Berisha dhe do t’i tregonte se çfarë duhet të bënte dhe si të veprohet dhe ai i doli nga duart edhe mentorit të tij. Dhe këtë e besoj dhe koha do të tregojë që kam të drejtë”, tha ai për A2.
Për Imamin, mënyra sesi Basha po e drejton PD është e paaftë dhe e korruptuar, teksa shton që kritikat ia ka thënë në sy dhe shumë më pak në mbledhje grupi për të mos krijuar frymë ashpërsie.
Zoti Imami! Keni te drejte si ju ashtu dhe zoti Nishani!Edhe 20 vjete po te jete Basha ne krye te partise,qe e ka shnderruar ne nje sekt mafioz personal e klanor ai nuk ka asnje mundesi praktike qe te munde jo Edi Ramen jo e jo,por asnje tjeter ne krye te Partise Socialiste.Pse? Sepse,sic dhe e thoni dhe ju ai ka qene,eshte dhe do mbetet nje AGURITH nga ata qe pasi arrijne nje fare pjekjeje premature,nje jeshillek te mire,mbeten ashtu edhe pasi gjithe kokrrat e tjera,(psh.Nespullat kur keputen si tufe kokrrash) jane pjekur dhe jane gati per tu ngrene.Dhe ai eshte nje solucion i ngopur,sepse xhepin e ka plot me miliona,celesat e zyres i ka marre me kontrate qiraje te gjate dhe po prishi kontraten Berisha qe ja ka dhene,duhet te paguaje dhe gjoben e majme ,sepse shume gjera ka ne te perbashketa ata te dy…. dhe nuk eshte e lehte te publikohen.Do ishte sikur te shpertheje jo nje bombe e zakoneshme,por nje bombe atomike ne mes te zyrave te SHQUPIT! Ta gezoni dhe ta gezojme dopjo gjashten ne dore!