Nga Frrok Çupi
Mora vesh se sapo ka përfunduar një mbledhje në sallat e Partisë Demokratike, ku kryetari u ka shpallur luftë zgjedhjeve.
Ai ka thënë se ‘nuk i njohim’- një fjalor ky që përkon me fjalorin e përdorur në diplomacinë e Luftës së Ftohtë. Thellë në kohë në të shkuarën shkon sjellja e kryetarit të PD që humbi zgjedhjet. Edhe Lindja kishte humbur ndaj Perëndimit që thoshte ‘nuk e njohim’.
Por sidoqoftë, PD sapo deklaroi se ‘nuk njeh zgjedhjet’ ku ndodhej vetë. Arsyeja është e qartë: Njëra palë ka humbur, dhe kjo palë nuk ‘i njeh’. Po sikur PD të kishte fituar?… Po sikur PD të humbë përsëri?…
Me një arsyetim shumë të thjeshtë, ‘i njeh a nuk i njeh zgjedhjet!’, kemi hyrë në një diskutim akademik, më shumë se në një diskutim ‘lufte’, me të cilin edhe po kërcënon pala e humbur. Akademizmi ka lidhje me të kaluarën: A mund të kthehemi atje thellë në kohën e kaluar, apo jo?
Franz Kafka, shkrimtar dhe filozof, aty nga fillimi i shekullit 20, hyri në rrjedhën e gjatë të filozofimit të kthimit në kohë, njësoj si sot diskutimi akademik ‘ta pranoj a të mos e pranoj kohën e djeshme?’, ‘ta njoh vitin e kaluar?’, ‘ta sjell prapë humbjen e tre mandateve të kaluara?’. Lul Basha i PD ka katër a pesë herë që humb zgjedhjet dhe nuk i njeh..
Kafka solli modelin e ‘majmunit akademik’. Majmuni do të mbante një fjalim në Akademinë e Shkencave, ku do të fliste mbi të shkuarën e tij para se të ndahej nga stadi majmunëror dhe të bëhej ‘akademik’. Herë thoshte se që nga ajo ditë kishte kaluar një ‘kohë shumë e gjatë’, herë thoshte se kishte kaluar një periudhë ‘e shkurtër’.
Por më shumë u duartrokit për deklaratën e dytë:
‘Majmuni akademik’ deklaroi se kurrë nuk do të kthehej te periudha e mëparshme.
Për ta bërë bindëse deklaratën e bujshme, majmuni akademik solli dy argumente që dëshmonin se ‘nuk ishte më në kohën e shkuar’. E para- tha majmuni akademik,- ‘kam hequr dorë nga kokëfortësia’. Ai kishte nisur të dëgjonte njerëzit- gjë që nuk e bënte kurrë më parë. Mandej kishte pranuar edhe të ndryshonte, sipas deklaratës.
Argumenti i dytë pse e kishte lënë pas krahësh të shkuarën- tha majmuni- është se ‘kam nisur të mos mendoj më me stomak’. Majmunët mendojnë me stomak, por ‘akademiku’ e kishte lënë pas atë stad; tani mendonte me kokë.
Ja ky ishte diskutimi ‘akademik’ mbi kohën e lënë pas- sipas Kafkës- që na hyn në punë sa herë hasim në gropat e stadit të kapërcyer. Ne jemi në shekullin 21 dhe prapë na hyn në punë diskutimi i ‘majmunit’
Ne shqiptarët, votues dhe qytetarë, kemi provuar kufirin më të qartë të ndarjes mes diktaturës dhe demokracisë. Por pyetja bëhet: Vallë ‘majmuni’ ynë e ka kapërcyer stadin nga diktatura në ‘akademizëm’? Kjo është çështja. Zulmi i luftës për demokraci dhe fitore në zgjedhje niset nga instinkti i vjetër e majmunit ‘proletar’. Që në momentin kur PD, për të tretën legjislaturë, sapo shikon humbjen deklaron se nuk i njeh zgjedhjet, do të thotë se që në hapin e parë është nisur vetëm ‘për fitore’. Vetëm në ‘demokracinë proletare’ Partia ka vetëm fitore. PD po shkon pas.
A mund ta kthejmë kohën që iku?- pyeti ‘akademiku’ i Kafkës. Atij personazhi, vetëm atij, i lejohej kjo pyetje; shkrimtari e zgjodhi qëllimisht nga radhët e majmunëve. Sepse qeniet njerëzore kishin ndërgjegje e nuk u lejohej të shtronin pyetje të qartësuara prej shekujsh: Se koha nuk kthehet, e dinë njerëzit. Por edhe majmuni akademik tha se ‘nuk e kërkon kthimin e kohës’. Ne e dimë se kur partia humb zgjedhjet, humbësit humbin shumë interesa. Por çfarë të bësh?!… Disa nga humbësit kishin shpresuar se ‘nuk do të paguajnë dritat’, disa duan poste zyrtare, disa duan pushtet mbi të tjerë, ndërsa liderët luajnë për interesa shumë të mëdha… Por ja që ndodh të humbin. Atëherë, i duhet vënë zjarri gjithçkaje tjetër? Majmuni akademik e pranoi ‘me dhimbje’ se tashmë stomaku i tij nuk do të funksiononte edhe si stomak edhe si tru. Jo, ai i la pas interesat e mëdha të stomakut…
Ka një ‘akademizëm’ të hershëm në fushën e Demokracisë; vetëm demokratët kanë mbetur ata që nuk e njohin ‘akademizmin demokratik’. Nuk njohin as zgjedhjet.
JE I PAARRITSHEM FRROK CUPI !!!!!
Ne maskarallek
Shum i sakte ky shkrime dhe si do Mose per Dy akademiket si Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj Dy Majmune nga mendja dhe stomaku prandaj Jane aty në PD
Ke tê drejt.Paralelizëm i shkëlqyer.
Je ne majat me te larta te gazetarise z.Frok.Titulli me i mire i ketij shkrimi inteligjen do te ishte “Si nuk doli nje budalla ,nga PD”,pasi ne 90 e morrem vesh qe e kishe per Andi Bushatin(Kapon)ku sot vertetohet katerciperisht budallai i bllokut.
Majmun Akademik = GD
Shkelqyeshem zoti Frrok.
Përgëzime Frrok një analliz kryevepër.
Eh mor zoti gazetar!
Ti je vite drite larg Andi Bushatit, ideologut majmun, ku humbesit argumentojne pse humben, dhe sipas argumentit i bie qe zgjedhjet te mos njihen.
Shume mire. Zoti te ka dhene mendjen, por mbi te gjitha, je NJERI.
Urime!
A jane votimet ne Shqiperi te “blera”?
Po.
Kush blen me shume, ai qe eshte ne pushtet apo ai kerkon pushtet?
Te dy.
Ai qe eshte ne pushtet blen nenpunesin me rrogen qe merr, mesuesin e mire dhe medioker me rrijen e rrogave, pa e zgjatur ata qe kane interes sepse mendojne me stomak.
Ai qe kerkon pushtet, ai me shume ai blen me shume sidomos kur s’ka elektorat.
Po si?
Shume e thjeshte DUKE PREMTUAR
Ti s’do te paguash dritta, ujin, taksat.
Ti do te behesh police, ti mesues, ti drejtor,
Ti do te gjesh nje pune, ne shtet, por nuk di te shkosh kurre.
Ti do te punesosh edhe qenin.
Ty do te jap kredi e do ta paguaj une.
Keshtu gjykoni ju.
Kush premtoi me shume ai ka blere vota. Sidomos kur popullit eshte i varfer.
Nuk ka me Majmun Malarik se ti o Frrocko letra higjenike e gjithe pushteteve keta 30 vjet!
Dora pse vetem GD e ke gabım Mjmunıme ı eger akademık edhe ı vete quajturı analıst Andı Buhatı, Ky ı ka thene edhe trurıt Ik pırdhu,
“Nuk e njihte” Saliu, as tè kaluarèn e tij si komunist dhe as varavingot me Xhelil Gjonèr dhe Ramiz Alinè,,dhe ja ku vuri nè prehèr PD, qè shumèkush nè fillim e “hèngri si atè sapunin pèr djathè” dhe mendoi se demokracia mbèrriti edhe tek ne.
Jo o tu mbylltè jo,,,,nuk erdhi demokracia,,,erdhi Saliu i Ramizit. Ai, “nuk njihte” tè kaluarèn. Ai ishte modeli hibrid i sè sotmes, tallava.
Dhe ja ku jemi sot.
Argita, miliardere. Shkèlzeni, hedh nè erè fshatra dhe askush nuk i shkon tek dera pèr ta shqetèsuar. Edhe ai, “afarist i suksesshèm”.
Asnjèri prej tyre, nuk njeh tè kaluarèn.
Babai i tyre, nuk zbriti si bir çobani nga mali nè kryeqytet,,,JO,,,,atè tè kaluar nuk e njohin.
Duhet “edukuar populli injorant” qè nuk pranon tè sotmen.
Kjo “parti” u krijua, “pèr tè mos njohur realitetin”.
Dhe siç e shihni,,me sukses pèr aktorèt. Ata qè pasuan,,,tè gjithè mendojnè se nuk ka rrugè tjetèr pèr tu bèrè si Xeni dhe Argita,,,,dhe kopjojnè Saliun,,,qè njeh vetèm thesin e tij.
Ndaj nevojitet SPAK funksional.
Njè, qè konfiskon mallin e vjedhur dhe ndihmon tè pandehurit nè stabilizimin e gjèndjes sè tyre psiqike.
Majmunè??? Mos ofendo ato krijesa Frrok Çupi.!!!
O Zot !
Do te ishte fatkeqesi qe ky …me…nder me thane te terheqe zvarre gjysmen e popullsise per interesa personale dhe krushqie.