Nënkryetarja e LSI: Nuk e njohim rezultatin e zgjedhjeve, kërkojmë hapjen e kutive. Kandidatët tanë s'blenë vota, s'kishin lekë

5 Maj 2021, 10:54Politika TEMA

Kejdi Mehmetaj përsëriti vendimin e LSI-së për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

E ftuar këtë të mërkurë në në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, nënkryetarja e LSI-së theksoi se gjëja më e rëndësishme është mbledhja dhe dokumentimi i fakteve që sipas saj tregojnë manipulimin e procesit zgjedhor nga ana e mazhorancës socialiste.

“Jemi duke u marrë me stafin tonë për të dokumentuar dhe plotësuar dosjen përkatëse që tregojnë metodat që u pëdorën nga qeveria Rama për të blerë dhe manipuluar këto zgjedhje. Faktet janë të shumta. Po dalin të dhëna të tjerë çdo ditë. Policia e Shtetit ka qenë palë e kësaj situate.”

Sa i përket tkurrjes së mandateve të LSI, në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, Mehmetaj u ndal tek fletët e shpallura të pavlefshme.

“Nuk janë 118 mijë vota më pak. LSI ka mbi 107 mijë. Nuk janë kaq vota në kutinë e votimit. Në qarkun e Fierit ka pasur mbi 9 mijë fletë të pavlefshme. Mund t’ju them me bindje, nëse ka 10 fletë të pavlefshme në një kuti, është e sigurt që më shumë se tre prej tyre kanë një shenjë tek 6. Ka qenë moskuptimi i qytetarëve për mënyrën si ata duhet të votonin.

Me përllogaritjet tona ishin mbi 150 mijë vota në kutite e votimit, duke llogaritur edhe votat e pavlefshme…Kam pasur një rast, ku kam kontaktuar Policinë e Shtetit për një rast flagrant në zonën e Cakranit, kam arritur në pikën që kam kontaktuar Shefin e Krimeve të Fierit sepse nuk pata reagim nga salla.

Kemi denoncuar raste të pafundme. Këtu janë blerë zgjedhjet me paratë e mia dhe tuajat. Gjysma e Shqipërisë jeton në gjednje ekstreme. Nëse ne duam të jetojmë në një vend demokratik, zgjedhjet duhet të mbajnë në një standard, i cili duhet të garantojë një sistem demokratik.”

Për Mehmetajn, fushata e LSI-së ka qenë e pastër dhe nuk mund të barazohet me atë të PS-së.

“Blerje votash nuk ka pasur nga të gjitha partitë. Fushata që LSI ka bërë në 2021 është bërë me djem e vajza të reja. Edhe nëse do donin të shpërndanin ndonjë lek, nuk kanë pasur ku t’i gjenin; asnjëri prej nesh nuk ka ndonjë miliarder apo oligark.

LSI nuk e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, jemi në një proces shumë të rëndësishëm, përveç dokumentimit, edhe rihapjes së kutive dhe rinumërimit. Ne disa qarqe, LSI ka humbur disa vota. Për ne është shumë rëndësishme çfarë ka ndodhur gjatë gjithë procesit zgjedhor. Më pas, do të marrim drejtime.”

10 komente në “Nënkryetarja e LSI: Nuk e njohim rezultatin e zgjedhjeve, kërkojmë hapjen e kutive. Kandidatët tanë s’blenë vota, s’kishin lekë”

  1. Gribda says:

    Ju nuk blete vota,po kujt i thoni dhe kush ju beson,ju jeni te dale boje,boll u perpoqet kesaj rradhe po ju shkoi mundi kot se ju kapen me presh ne dore dhe tani na hiqeni si te virgjer,po mire qe e mbyllet ciklin dhe nuk jua a var kush

  2. Gribda says:

    Ju nuk blete vota,po kujt i thoni dhe kush ju beson,ju jeni te dale boje,boll u perpoqet kesaj rradhe po ju shkoi mundi kot se ju kapen me presh ne dore dhe tani na hiqeni si te virgjer,po mire qe e mbyllet ciklin dhe nuk jua a var kush

  3. Mami dhe babi duhet të ta heqi vesin e gënjeshtrês, që ta mësoi politika .Nuk është kurrë von për ndryshim .?? says:

    Kjo debilja i kujton njerëzit si vetja.
    Shko në shkollë ,shko.
    Ke nevoj të mësosh, pastaj të punosh .

  4. free says:

    aty mbeti puna meqe skishin

  5. tosi says:

    kujt i plasi i njef apo s’i njef Mona edhe Likja

  6. Murgu says:

    Po mirë moj gocë,po ai deputeti juaj që u filmua me zë dhe figurë duke dhënë lekë mos vallë ishte montazh ?

  7. Votuesi qe ju afruan 50-mij nga LIS-i says:

    doli kjo Kurva e Lalzeit qe te na Beje “Virgjereshen”..ik moj Putane dhe Shkerdhate Vajze…si shume shpejte e Mesove edhe ti Politiken e LIke-Floririt…lol

  8. Zylo says:

    Cne leke ju vetem Likja kishte,dhe kur e kapeb deklaroi se ishte montazh.Dhe kur dalin kandidatet tusj me ze e figure prape ju i hidhni poshte nuk eshte nga partia e baba Likes.Keshtu qe te te mirresh me ty eshte njelloj sikur te behne gomarin te fluturoje.Eshte kohe e humbur dhe ky vend nuk ka nevoje per te

  9. Zef mici says:

    Kushe pjerdhe per ju tani? Nuk jeni grup parlamentar deri ne shtator dhe tre te tjere kalojne ne ps dhe pastaj
    ngelet minikalikja
    Ne te semes u qofte boll e rruat kete popull majtaa djathtas tani eshte koha tu qim tamam

  10. Semi says:

    Po ç’fare kishin kandidatet tuaj moj fyçke qe skishin leke ,dollare apo euro?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje