Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me komisionerin për zgjerimin e Bashkimit Europian Oliver Varhelyi.
“Sapo Përfunduam një takim miqësor.
Edhe një herë komisioneri ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen për vendin tonë por edhe për rajonin duke qenë zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave.
Ka arritur ta materializojë një punë të tijën disa mujore dhe me mbështetjen e presidentes Ursula von der Leyen duke përcaktuar 651,000 doza të vaksinës Pfizer të shpërndara për vendet e rajonit.
Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj edhe publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane përfshirë në këtë rast edhe 6 vendet e rajonit tonë”, tha Rama.