Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj, zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.
Presidenti Ilir Meta në një prononcim të shkurtër për mediat, tha se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për të kujtuar të rënët për lirinë e vendit por edhe për tu angazhuar për të bërë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme në historinë tonë, në ditën e Dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi i rinisë antifashiste Qemal Stafa dha jetën për lirinë e Atdheut kujtojmë jo vetëm Qemal Stafën por edhe Margarita Tutulanin, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin dhe gjithë e gjithë bijtë dhe bijat më të mirat e kësaj toke që bënë sakrificat më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Sot është dita jo vetëm t’i nderojmë këta heronj dhe heroina të popullit tonë por njëkohësisht që angazhohemi që të bëjmë shumë më tepër që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjithë liritë që u takojnë në vendin e tyre, në mënyrë që Shqipëria të ketë vendin që i takon sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe sidomos që të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të kenë një të ardhme evropiane këtu në Atdheun e tyre”, tha Ilir Meta.
Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për 5 Majin
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët e atdheut në ditën e veçantë të përkujtimit të tyre. Zoti Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Zoti Basha vendosi lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.
Po sot kryetari i PD vendosinje kurore me lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO. Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i cili vazhdoi angazhimin çlirimtar edhe me UÇPMB-në, e më vonë edhe me UÇK-në në luftën në Maqedoni, ku edhe ra trimërisht në moshën 32 vjeçare, në malësinë e Tetovës.
Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.
Po km cuni tirones ku eshte apo po pret vaksinat ne Rinas?
Apo i ka vu penevreqet per te lare e ska te tjera?
Po km cuni tirones ku eshte apo po pret vaksinat ne Rinas?
Apo i ka vu penevreqet per te lare e ska te tjera?