Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.
E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.
Por amaneti i saj, është rrëmbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.
Pas kërkimeve të pasardhësve, ata kanë zbarkuar në banesën e shërbyeses, e cila i qëndroi pranë ditët e fundit të jetës, ku dhe gjetën të mbyllura në zarf 49 mijë e 500 euro dhe 6.000 mijë lekë. Shërbyesja ka pranuar që i kishte vjedhur dhe ende nuk i kishte hapur zarfet, ndërsa policia, pa një pa dy, firmosi arrestimin e saj.
Në dosje thuhet se si F.XH., u paraqit në drejtorinë vendore së bashku me një sërë kamerash sigurie, në njërën prej të cilave shfaqet një grua, duke hapur sirtarët me një thikë.
“Deri në janar të këtij viti, kam jetuar me nënën time, për shkak të angazhimeve familjare nuk mundja t’i shërbeja, ndaj punësuam një shërbëtore që është gruaja e një kushëriri të largët. Punonjësja quhet A.XH.,”, – nis rrëfimin në polici 65-vjeçarja, nëna e të cilës ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
“Nëna ime pensioniste nuk kishte dëshirë dhe besim t’i linte lekët në bankë, tërë kohën, kursimet e saj i ruante në një vend të posaçëm. Lekët i kishte të sistemuara në zarfe dhe dua të them se sa herë kërkonte, ia rregulloja në valutë euro. Nëna më thoshte, kur të vdes ja ku i ke lekët, merrini pas të 40-ave të mia, keni lekë dhe për varrimin tim”.
Denoncuesja kujton se pas ceremonisë mortore kur mbushën të 40-at, pasardhësit u kthyen në shtëpi dhe shkuan tek vendi sekret i të moshuarës, por kur hapën sirtarët i gjetën bosh.
“Për arsye se nëna ishte me sklerozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë.
Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë. Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.
Sipas policisë, shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.
“Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një thikë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.
Kjo e fundit, i thotë policisë, sipas burimeve të sigurta, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.
“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.
Denoncuesja kryesore, hedh dyshime për shërbëtoren hajdute, se ajo, veç shtëpisë dhe amanetit të të ëmës, mund të ketë vjedhur edhe banesën e vajzës, ku A.XH., shkonte shpesh për të pastruar.
“Shtëpia e vajzës ndodhet në rrugën e Kavajës dhe përpara një viti asaj i humbën sende me vlerë dhe para në valutë lek. Dyshimet për këtë shtetase, bien pasi ajo doli që vodhi lekët e amanetit të nënës”.
Për dyshimin më të fundit, gruaja la mbi tavolinën e agjentëve të krimeve një ‘Usb’ të kuqe, që vetë trashëgimtarët e kishin sekuestruar ditën kur shkuan në banesën e saj dhe morën amanetin e nënës.
Shërbëtorja justifikohet
Pasardhësit këmbëngulin se e denoncuan, jo për shkak të vlerës monetare, por se shërbyesja shkeli amanetin e nënës. Gruaja e moshës 50 vjeçe, është nga qyteti i Korçës dhe jeton në kryeqytet. Ajo përfundoi në pranga pasi u pyet në polici së bashku me të shoqin.
“Unë nuk di gjë fare. Tani e mësoj çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta besoj që A.XH., ka bërë diçka të tillë. Ishte shumë e përkushtuar dhe e shqetësuar për shëndetin e të moshuarës. Si mund ta bëjë gruaja ime diçka të tillë”, – i përgjigjet me pyetje policisë bashkëshorti.
Shërbëtorja e të moshuarës bëhet me dije se nuk ka mohuar asnjë nga veprimet e saj.
“E bëra, se si as vetë nuk e di. Por pasi i mora, i mbylla në sirtar dhe as që i kam hapur, as zarfet dhe asgjë tjetër. Nuk doja të dija sa ishin dhe sa para kishte aty. Jam tepër e penduar dhe lutem që të më falin”, – deklaron korçarja, e cila thuhet se punonte si pastruese në disa banesa.
“Vetëm zarfet në sirtar kam marrë, për denoncimin tjetër dua të them se është i pavërtetë. Nuk i kam vjedhur unë lekët dhe bizhuteritë e vajzës së kallëzueses. Nuk e di se si ‘Usb’-ja e vajzës gjendej në ato sirtarë”, – shton gruaja, e cila përfundoi nën arrest, ndërsa paratë e amanetit iu kthyen fëmijëve.(SI)
Sherbetore?!?!
Ca dreq gjuhe e logjike..
Hajduteria eshte ves shume i peshtire.
Mua personalisht me ka qelluar nje situate e tille, ku njera nga punonjeset qe kishim per nenen e semure na zbrazte dhe shishet e shampos dhe laresit. Mbase ishte meraklie higjene…
Para 40 vitesh ku i gjeti eurot Plaka e nderuar?!
Gazetar idjote.
Pas 40 ditesh o loqe
Behet fjal pas 40 diteve. Lexoje me kujdes.
Tregim shume terheqes. Propozoj ta beni serial. Kursimet e pensionistes 50000 mije euro. Hahaha.
mos e ka fjalen pas 40 ditesh
@ MMM
Kur nuk di te lexosh horizontalisht, ia hedh fajin gazetarit… Shikoje edhe nje here, se mbase te mbushet mendja, qe je vet idioti.
Besimi dhe shperdorimi i tij ,ne maredhenje te tilla Kujdesi per te Moshuarit
por edhe ne te tjera maredhnje ,eshte nji Problem ne shoqerine tone .
Ne Shqiperi ,vjen me shume nga mospasja ,fukaralleku . Per rastin ne fjale , meqe vet Kujdestarja e ka pranuar
se ka kryer ate veprim te turpshem dhe Shuma e Parave eshte i paprekur ,asgje ska humbur ,
duhet te tolerohet e mos denohet si e Penduar !
– – –
Problemi eshte me ato femra shqiptare qe jetojne neper Bote dhe kane te ardhura per te jetuar
normal dhe kane vese te tilla .
Kam babane ne Usa moshe 89-vjecare por shyqyr Zotit i mbajtur dhe me nji memorje qe do ta kishim zili
te gjithe ne.
Sot ,ne kte moshe ,mban mend permendesh Poezite e gjata te Fishtes Mjedes Naimit etj .
E theksoj kte aftesi ,sepse edhe babai im ka nji Kujdestare shqiptare ,qe e paguan shteti Amerikan jopak
per t’u kujdesur ,gatuar e pastruar ca 2400 $ ne muaj , dhe me gjithe kete ,ajo vjedh c’te mundi
ne shtepi ,duke filluar nga ushqimet e deri ke solucionet larese te kuzhines ,madje edhe luget ,pironjt e thikat .
Babit tim nuk i shpeton asgje dhe saher kupton ndonji vjedhje ja thot :
Moj Zonje , ti nqs te duhet dicka nga mua qe nga ushqimet e deri ke gjithcka ti merr fshehur ne kte shtepi
dhe as nuk skuqesh e as nxihesh ,
me pyet mua ,me thuaj dua kte aparat ,apo ate solucion ,ate kudti me djath etj ,por jo ti marresh pa pik turpi ,
te mbushesh canten tende ktu dhe ikesh sikur ta kishe ktu gjithcka tenden.
Joooo i pergjigjet ajo me pafytyresine me te madhe : Ti s’mban mend ,
je plake ,un nuk kam marre asgje ,dmth nji pafytyresi prej kafshe jo njeriu . Dhe ngaqe ne komunikojme shpesh ,
me pyet mua ,si t’ja bej sepse eshte njeri shume e pafytyre dhe nuk e suportoj dot sepse nuk heq dor edhe
pse un i bej me dit se i kuptoj te gjitha.
Eshte nga Tepelena me origjine por rritur ne Vlore !
I them mbahe nqs nuk te afrojn ndonji shqiptare tjeter ,sepse me te huajat ispaniket si i thone atje ,
do flasi ne gjuhe qe edhe vet si i moshuar se zoteron prandaj kerkon shqiptare .
Pra se u zgjata ,por qe jane tema qe kerkojne debat mes shqiptaresh sepse jeta ne fund te fundit eshte e gjitha nji Maredhenje
e cila nqs nuk ka Besimin ne mes ,te behet e padurushme .
Un nuk arrij te kuptoj se si mundet te ket kaq njerez te ndyre e te pafytyre ne kte Bote.
” Tema ne fjale” ha diskutim . Personi qe angazhohet per tu kujdesur per babane 89 vjeçar e ben se i vjen keq per te moshuarin ? Nuk e shtyn dhembshuria por fukarallenku ose me mire halli. Perderisa dhembshuria nuk mjafton qe te motivoje te birin apo te bijen qe te kujdeset personalisht per babane plak çfar pret nga nje hallexhi ?! Çuditem kur thua se ” si ka mundesi qe ka njerez kaq te ndyre” KIJDES..! Kur drejton tregues nga tjetri tre te tjeret i ke drejtuar nga vetja . Sherbei vete babait dhe mos e ler ne dore te hallexhiut qe nuk i reziston dot tundimit . Nshta duhet te pyesesh ” si ka mundsi qe ka ne bote njerez kaq hallexhinj qe te tundohen per ka pak leke. Pershembull si kjo e shkrimit qe u tundua per 50 minje € . He si thua…..50 mije € ..mjaftojne ?
Fatekeqesi te shperderoshe mirebesimi .
Fundja Drejtesia e ka fjalen .
Por ha do te mbijetojne kjo Gazete ,me shpresen Po…te na shjruaj ne vitet e ardhshme per Pasurite e Saliut apo te Ilirit dhe Lulushkes ! ne ditet mbas te 40_tave…
Skenar i shkruar dobet.