Nikoll Lesi: A u takuan Rama e Basha në sallën VIP në Rinas, larg syve të kureshtarëve?

5 Maj 2021, 12:17Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Rinas, është takuar edhe me Lulzim Bashën, po në Rinas.

Në disa media ka pasur spekulime se aty janë takuar edhe Edi Rama me Lulzim Bashën, pasi kanë dalë nga e njëjta dera në një diferencë të shkurtër kohore.

Nikoll Lesi ka ngritur dise aludime.

“Akoma nuk ka shpjegime se pse u la takimi i Bashës në aeroportin e Rinasit, ndërkohë PD ka zyrë në Tiranë. Hamendjet djallëzore thonë se u la nga Edi Rama takimi në Rinas, atje ku nuk hyn as miza, pikërisht në dhomën VIP.

Mediat kanë publikuar pamje kur Rama dhe Basha janë larguar sot nga aeroporti i Rinasit, në një distancë kohore prej afro 2 minutash mes tyre, duke dalë nga e njëjta derë.

Ndërkohë ka aludime se mund të ketë pasur një takim në sallën VIP, në prani të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi apo edhe veçmas, pra Rama dhe Basha.

Kryeministri Rama ka kërkuar bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, ndërkohë që ky i fundit ka rritur dozat e sulmit publik ndaj kreut të qeverisë se ka blerë dhe vjedhur zgjedhjet.

Analistë thonë se Lulzim Bashës i duhet momentalisht periudhë sulmi në publik ndaj kryeministrit sepse në korrik ka zgjedhjet për kryetar të PD në parti.

Por kjo dhoma VIP në Rinas ngatërron gjithçka”, shkruan ai.

9 komente në “Nikoll Lesi: A u takuan Rama e Basha në sallën VIP në Rinas, larg syve të kureshtarëve?”

  1. Shqiptari says:

    Gazetaria djallezore dhe gazetaret sherrnxites ne çdo hap drejt pajtimit midis shqiptareve ia heqin frenat fantazise dhe imagjnates se mbrapshte duke aluduar per nje tradhti te re.
    Kudo ne boten e qyteteruar,por dhe ne boten e pazhvilluar,grupimet politike dhe politikanet “rivale”,(pasi te be quhen armiq te betuar), takohen,diskutojne,bejne marrveshje,kundershtojne,perplasen dhe perseri ulen dhe merren vesh me njeri-tjetrin.
    Per fat te keq,drejtues te ketij vendi,kryesisht Berisha,poshtersisht futen perçarjen dhe armiqesine midis shqiptareve duke perçare dhe popullin.
    Kjo ndarje e imponuar nga drejtues me mendesi komuniste (ne dhe ata),”demokrate dhe komuniste” i kane sjelle deme kolosale proceseve demokratike dhe unitetit kombetar.
    Ne nje shtet nirmal, minimalisht demokratik,takimi i kreut te shtetit me liderin e opozites eshte gjeja ne normale,pasi kontribuon ne zhvillimin normal te vendit.
    Do ishte nje hap madhor qytetar,civil dhe i mirpritur nese Basha eshte takuar ne Ramen,qofte dhe per kortezi.
    Rrezimi i murit te madh dhe i barrikadave te ngritura poshtersisht,ulja e armeve,dalja nga bunkeret do shelle nje ndryshim tejet pozitiv ne jeten politike por dhe ne marredheniet midis shqiptareve kudo qe jane.
    Kurioziteti dhe dilemat djallezore dhe provokative te Lesit besoj nuk merren seriozisht nga shqiptaret
    Çdo hap drejt normalizimit politik krijon shanse tejet pozitive per vendin drejt progresit.
    Llumrat e urrejtjes dhe te perçarjes do mbeten ne minirsnce dhe nuk do i degjoje ne njeri.

    1. Vranakonti says:

      Edhe une mendoj se nje takim mes Rames dhe Bashes do jete nje veprim pozitiv dhe mbreselenes per te miren e shqiperise.Por gojet e liga dhe ata qe kerkojne destabilizim te vendit nuk e len dhe e pengojne per egot e tyre, si disa deputet te tipit Mark Marku sy miu,qe duan protesta te dhusheme.

  2. O nikoll lehsi pse budall e di bashen ti te mos perfitoje nga kjo situate qe eshte me e favorshme per bashen, se Agush meta don ta haje te gjalle bashen, por basha osht me i squt ja qi nonen Agush Methajdutit

  3. Shqiperia e bukur says:

    Basha duhet te iki….nje njeri super I pasur I dyshimte nuk mund re drejtoje opoziten…..Tomorr Alizoti I duhuri

  4. Jimi says:

    Lehes! Mbaj forte xhahilpresidentin se po i iken mendja! Megjithese me duket se me shum te ka ikur ty mendja se sa atij!

  5. Rrumpalla says:

    O nikoll leshi, a e mban mend kur akuzoje fatos nanon për agjent Grek? Kishe të drejtë ndoshta! Po për like floririn, monikën, sali halenë dhe lulëzimen, a nuk ke ndonjë të dhënë?! Apo ta kanë kapur bishtin me derë këta ( të kanë blerë me para, ose je bërë dhe ti agjent i ndonjë shërbimi të huaj) dhe të lenë vetëm të lehësh dhe ruash pas brimës së derës Romën me kompani.

  6. Arturi says:

    Shum i trishtuar ky Lehsi nerastese jane takuar Rama Basha! Ky anti Shqiptare i ndyre,Berisha paska pasur te drejte qe jaka shkaterruar bisnesin.

  7. konsulenti says:

    Meqe nuk po jepni thelbesoren, ate qe deklaroi Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi –
    “Pa parlament te plote nuk ka asnje hap drejt BE”

  8. FAKTI says:

    Une akoma s’e kam degjuar Edi Ramen qe ti kerkoje bashkeqeverisje Lulezim Bashes; keto forma te shprehur si fantazmat e nates apo qiriri qe ndezet nga eteri ne prezence te oksigjenit dhe genjen gjithe ata besimtare te krishtere, jane sa te poshtra aq dhe djallezore ashtu si jane ata qe i thone; Nuk kane brija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje