Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike, më i egri në qendrimet e tij ka qenë Mark Marku, i cili ka kërkuar nisjen e menjëhershme të protestave.
Ai e ka quajtur absurde turin e paralajmëruar nga Basha nëpër rrethe, pasi s’kanë çfarë i thonë popullit.
Ndërsa Bujar Leskaj ka shprehur habinë, se pse PD nuk ka bërë asnjë padi ndaj Ramës.
Më poshtë, një pjesë e debatit, e zbardhur nga Panorama.
Lulzim Basha: Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.
Mark Marku: Ne duhet të jemi koherentë. Atë që themi tani, ta themi edhe në shtator. A do të hyjmë në Parlament, apo jo?
Lulzim Basha: Ne do të hyjmë në Parlament, do të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të denoncuar masakrën elektorale që është bërë në 25 prill. Zgjedhjet janë manipuluar. Në PD ka një grup që punon 24 orë për të mbledhur të gjitha faktet për të bërë librin e zi. Juristët po e ndjekin këtë çështje në tri drejtime. Me këqyrjen e pamjeve filmike, me provat e tjera në terren dhe me ankesat që do të depozitojmë.
Mark Marku: Këto janë çështje juridike që duhet t’i ndjekin juristët e PD. Kjo nuk na hynë në punë neve. Mua lezhjanët më kërkojnë se si do t’ua mbroj votën, duan protesta. Le të ngrihemi në protesta! Ndryshe përse duhet të shkojmë në struktura, çfarë duhet t’u themi, të shkojmë të pimë raki me ta?! (Mark Marku ka marrë edhe mbështetjen e Gjekmarkajt).
Lulzim Basha: Protestat janë gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por puna është se duhet të dimë se ku shkojmë me protestat. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme. Për momentin duhet të përfundojmë procesin e mbledhjes së fakteve që do vijojë deri të hënën e ardhshme. Kemi bërë 190 padi penale gjatë gjithë fushatës dhe do të vijojmë ta bëjmë.
Bujar Leskaj: Ne kemi çuar në SPAK çdo njeri të mundshëm, por a kemi çuar ne në SPAK Edi Ramën?
Lulzim Basha: Sigurisht që do ketë padi penale edhe në emrin e tij të drejtpërdrejtë. Nga 9 padi penale që do të depozitohen këto ditë duke filluar nga nesër (sot), ku 4 ose 5 padi janë në emër të Edi Ramës. Njëra prej tyre bën fjalë për urdhërimin nga Edi Rama për lirimin e një bande kriminale para zgjedhjeve.
Xhelal Mziu: Në Qarkun e Dibrës gjatë javës së fundit të zgjedhjeve janë shpërndarë paga lufte nga pandemia.
Aldo Bumçi: U bënë një javë nga përfundimi i numërimit edhe për kandidatët, ndërkohë nuk ka një deklaratë të qartë nga ana jonë se çfarë do bëjmë?! Do t’i njohim zgjedhjet apo jo?
Lulzim Basha: Mendoj se kam qenë shumë i qartë nga dy deklaratat që kam dhënë dy ditët e fundit. Nuk e di se çfarë paqartësie ka.
Kur Xheferri e hum simiten – e gjen Mark gjin gjoni..
Gallat e modhe kjo…
Haha njëri me break tjetri me kanatjer aty JH Anne mbledhure disa rrugaçe si Xhela Mziuni Mark Marku Agrone Gjekmarkaj se të vjen turp çë të ju thuashe emrat tani Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj kane siguruare vendin e një deputeti dhe jane gati të hidden në ere per Saliu dhe ilir hajdutin turp për keta kimikaze
Vetem Bujar leskaj ben per krrrrrryetar te PD, se ja ka marre doren ka qene minister i Kulltures dhe se fundmi kryetar i KLSH, qe ja ka qi nonen edhe KLSH-se edhe ministrave te salihit dhe evdinit edhe ka mbushur xhepin me kartmonedha 500 euro,yyyypppp zhizhiiiii
Lulı shtyje sa te mundesh se do te harrohet humbja jote dhe nuk kane me te shkarkuar nga kryetardhıku,Kjo eshte strategjıja jote se format e tjera ı ke konsumuar se e ke humbjen e 6 rradhazı dhe tı perserı mbete kryetare Edhe Sala ka ıkur nga drejtımıı partıse de jure,Se de fakte eshte perserı,
Kam qene i qarte thote injoranti. Do i njohim po do mbledhim prova. E frikshme cfare niveli merr me vete 59 vota e i djeg pastaj
Paqartesia Jote eshte se nuk e ke kuptuar akoma qe Surrati yt nuk votohet nga Shqiptaret .Jep Doreheqjen dhe hap Krahun.
Ka te drejte Mark Marku. Le te shkoje ne Lezhe dhe te filloje djegiet. Basha e ka kry misionin e tij. Basha e pa hajrin e djegieve, tani e ka radhen Mark Marku. Hajt per hajer edhe Gjemmarkut.
Ne cdo Shoqeri Njerezore ka Njerez te mencur, shume te mencur, te dobet, te bute, trima e te forte por edhe Njerez me Probleme shendeti…e kam Fjalen per Shendetin e pjeses se Kokes, atje ku Njeriu merr Vendime, pra Trurin………kam pershtypjen se Shqupi ka fix Magnetet, qe thithin me shpejtesine e Plumbit kete pjese te Shoqerise shqipetare……….Mark Marku…….karakter = 0, komunikacion = 0, Llogjike e thjeshte Njerezore = 0, Diskurs me Argumenta e Linje komunikimi = 0………..Fefziu ja di keto talente dhe per kete Arsye e fton ne Opinion…….bo si Gangsterr kur flet me te ftuarit e tjere……..tani sjell Fjalet e lezhianeve te ciletme padurim, po presin ti hypin Autobuzave per te ardhur e shkaterruar Tiranen………..Mark Marku…..nje Analfabet i zhubrosur qe kur e shikon te kujton Heroinjte e Punes Socialiste, te thate , te brengosur, te kotumosur me te vetmin Kostum qe kishin……..nje demode qe kur hap Gojen vetem vrer e dhune percjell te degjuesit…….ketu eshte i pari Fefziu/Fontamasi PD-ist, qe e fton…ndoshta edhe per hater te lezhjanit tjeter te Klan-it……….e ne fund per ta mbyllur…Mark Marku nuk i hyn ne pune as Dreqit bashke me ate Gjonmarkajn………nga nje ane shante Ed Ramen dhe nga ana tjeter PD-isti Astrit Patozi ja nxorri te palarat duke i treguar Publikut se Gjonmarkaj e telefononte Ed Ramen cdo mengjez per hallet e Problemet e tija personale………….keta jane “Heronjte e Demokracise”……….Turp e Faqja e zeze edhe per Familjaret e tyre qe nuk ju tregojne se sa per te qare Hallin jane…….
o Lul-Hollandezi:Cilat jane keto “Deklarata” qe ke bere KOhet e fundit??Pyetja eshte shume e Qarte:Njihen ose jo Zgjedhjet????Bytheqire..po perpiqesh si Gjarper te rreshqaesh pa asnje Rezultat…lol
Po shume bukur , keni bere 190 padi bani nja 1090 , se me 190 deri sa spaku tu jap pergjigje do kalojne keto 4 vjet te mandatit te trete te Rames pa u ndier fare pra do kaloje shume shpejt por shtoni padite qe te kaloj edhe mandati i katert . O ju hengert mortja kur merrni mendte e MarMarkut e GjekMarkut . O Marko , ti do ti paguash leket qe do ju jepesh protestuesve se nuk keni me asnje bashki qe te vidhni leket e popullit per tju dhene protestuesve per te ngrene e per te pire neper mejhane te Tiranes.
Nuk eshte bere asnje masaker zgjedhor.Jane shpifjet tuaja o maskarenj se nuk dini si te justifikoheni para elektoratit per humbjen e turpsheme ne 25 Prill.Beni si te doni,zgjedhjet perfunduan,jane te firmosura nga komisioneret tuaj dhe eshte kapitul i mbyllur,PS-te fitoi,PD dhe LSI humbi. Nuk ka me kthim prapa.Radikalizmi qe kerkoni te beni do t’ju denoi juve dhe jo PS-te.Ju urren i gjithe populli.
Me kujtohen paralajmerimet serioze te Kines , drejtuar SHBA – se ne vitet e luftes se ftohte , qe ne mos gabohem , arriten shifren 4500 . Pse ngjasojne kaq shume me numurin e padive qe ka bere PD – ja per “vjedhjen” e votave ?!