Nuk ua ka fajin populli "injorant" dhe pa "dinjitet", që voton për socialistët e "korruptuar" dhe "kriminelë"

5 Maj 2021, 12:47Politika TEMA

Nga Blendi Kajsiu

Pasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakër elektorale”, tashmë opozita ka filluar të drejtojë gishtin akuzues nga populli që, sipas saj, u shit te socialistët duke votuar gabim.

Ky është nënteksti i “skandalit” të parave të tërmetit që ka zbuluar opozita. Sipas opozitës, PS-ja u dha 40 milionë euro pagesa qytetarëve të prekur nga tërmeti para zgjedhjeve dhe këta në shkëmbim të parave shitën votën.

Implikimi është se qytetarët u vetëshitën, sepse mund të merrnin paratë dhe të mos votonin PS-së, pasi pushteti nuk kish si t’i monitoronte pasi u dha paratë. Ata treguan mungesën e tyre të dinjitetit duke u blerë nga pushteti pa asnjë lloj presioni.

Por akuza ndaj popullit nuk është gjithmonë indirekte. Shumë eksponentë të opozitës qahen publikisht se populli ynë është shumë i varfër, injorant dhe pa dinjitet, ndaj shitet lehtë, nuk kupton programet dhe epërsitë e opozitës dhe voton për socialistët e korruptuar.

Ndaj shumë nga këta intelektualë opozitarë propagandojnë “orientimin”, “edukimin” dhe “ngritjen morale” të popullit që ai të votojë në mënyrë korrekte. Kjo nuk është një tendencë thjesht e PDsë. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me PS-në pas humbjes në zgjedhjet e 2009.

Për ta, humbja, përveç manipulimit të dokumentuar nga pushteti, ishte edhe pasojë e injorancës dhe e prapambetjes së popullit shqiptar që nuk kuptonte idetë moderne të Edi Ramës apo të G99. Është një ligjërim elitist që nga njëra anë e identifikon popullin me injorancën dhe prapambetjen dhe nga ana tjetër e sheh elitën si forcë ndriçuese.

Burimi i këtij ligjërimi fillon te rilindja kombëtare, që në thelb ishte përpjekja e një elite të edukuar të modernizonte dhe të krijonte ndërgjegje kombëtare te një populli me nivele shumë të ulëta edukimi. Më pas, ky ligjërim u forcua shumë gjatë komunizmit nëpërmjet konceptit të partisë avantgarde, zhvilluar nga Lenini.

Ky është një konceptim tërësisht elitist, ku një grup i vogël që njeh ligjet e historisë të zbuluara nga Marksi, udhëheq dhe edukon masat që në shumicën e tyre janë injorante ose të mashtruara dhe të kapura nga regjimi kapitalist. Kjo ishte logjika bazë e Partisë së Punës te ne.

Me rënien e komunizmit, ligjërimi elitist riprodhohet, por këtë herë elitat nuk do krijojnë as shqiptarin (si rilindësit), as njeriun e ri (si komunistët), por qytetarin europian.

Kështu që nga politikanët deri tek analistët dhe intelektualët, elitat marrin përsipër europianizimin e një populli “oriental” që, siç e ka analizuar me themel Enis Sulstarova, është injorant dhe me deficenca të thella morale.

Në rastin konkret, akuza elitiste që PD po ndërton kundër popullit shqiptar bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, akuza supozon se elita opozitare ka dinjitetin dhe legjitimitetin moral për t’i dhënë leksione në këtë fushë popullit shqiptar.

Së dyti, sipas kësaj logjike votuesit e PD-së janë superiorë si në dinjitet, nivele zhvillimi dhe në moral krahasuar me votuesit e PS-së. Supozimi i parë është krejtësisht i gabuar, pasi edhe nëse pranojmë për një moment që qytetarët e varfër shqiptarë e shitën votën në masë në shkëmbim të parave, përse ky akt është më i pamoralshëm se vjedhja publike e Metës apo mbrojtja që Berisha i bëri kësaj vjedhje jo vetëm duke kërcënuar gjyqësorin, por edhe duke vrarë protestuesit, apo se aleanca e Bashës me Kryemadhin dhe Dukën, që dje ishte i krimit?

Ndaj është e vështirë të argumentosh se elita opozitare ka legjitimitetin moral apo dinjitetin politik që t’i japë leksione morali popullit shqiptar. Është hipokrizi e madhe t’i thuash qytetarit të thjeshtë mos e shit votën se humbet dinjitetin dhe dëmton demokracinë, kur ti apo familja jote je pasuruar me pushtetin dhe ke bërë aleanca me ata që i ke quajtur hajdutë për ta mbajtur atë.

Së fundmi, supozimi që ata që votojnë për PS-në janë më të shitur se ata që votojnë për PD-në nuk ka asnjë bazë empirike. PS-ja fitoret më të thella i ka në qendrat më të zhvilluara urbane, si Tirana. Ndërkohë, PD-ja fitore më të thella ka në zona urbane më të varfra si Shkodra apo Lezha.

Kjo nuk do të thotë se votuesit e Shkodrës apo të Lezhës kanë më pak dinjitet apo shiten më lehtë se ata të Tiranës apo Durrësit. Ama, as e kundërta nuk mund të jetë e vërtetë. Të argumentosh se populli duhet edukuar dhe ngritur moralisht pikërisht në qendrat më të zhvilluara urbane nuk ka sens. Sidomos kur edukimin moral ofron si shembull Berishën, Metën apo Mediun.(Panorama)

22 komente në “Nuk ua ka fajin populli “injorant” dhe pa “dinjitet”, që voton për socialistët e “korruptuar” dhe “kriminelë””

  1. Opozitë, thirri mêndjes !!!! says:

    i Opozitë mjerane .

    1. Lala i Lushnjes says:

      Po qe se intelektualët si Marku, Gjekmarkaj, Bardhi e Më-Ziu (të cilët bëjnë thirje për vrasje e “revolucion,, ) dhe i ” pari,, i vendit që po mbledh kosore, cfurqe, çekiça e draprinjë janë “ajka,, e vëndit, unë lala jam krenar që jamë “injorant,, dhe pa “dinjitet,, dhe votjë për disa intelektual të tjerë duan zhvillimin, kulturën, arsimimin, ekonominë dhe dashurojnë jetën dhe jo vdekjen.
      Shënim:- Jam me bindjen , për të mos thënë i sigurt, që herën që vjen do të ket shumë më tepër “injorantë,, , “debila,, e pa “dinjitet,, si puna ime në Dibër e në Kukës.

  2. Tiku says:

    Qe kemi popull injorant, qe voton e ska idene as te dalimeve, as te projekteve, kete se luan topi. Prandaj eshte kthy ne tifozllek votimi tek ne per shumicen.

  3. pjeter says:

    E ishte nevoja tu beje nje shkrim pretendineve idiote te inteletualeve me intelekt te cunguar te PD-se o Kajsiu?Nuk ka nevoje te lexosh votat,sepse jane dhene ne menyre shume te qarte.Ajo qe ju gazetaret duhet ti kushtoni vemendje eshte,te filloni seriozisht te beni presion politikes qe te gjejne menyren per te votuar emigrantet.E di ndokush se si do te votinin ata? Sipas Anjshtanjeve te PD- se,edhe ata injorante ju dalin? Prandaj Partia e Debilave ishte nje nga forcat politike qe i shmangu me c’do menyre emigrantet.Pyesni shqiptaret jashte shqiperine se c’mendojne per Ramen,Lulin,Saliun,Meten,Mehdiun,Ndoken, Idrizin,Avdullah grekun,apo per ata new entry,Gjek markajn,Mark Markun, Acken.Apo per temat si ,termetit pandemise,Korrupsionit i te gjithe kohes,qe nga 1991 deri sot i reformes ne drejtesi.Asnje nga mediat shqiptare nuk eshte ne gjendje,te shpjegoje se c’fare mendojne gjysma shqiptareve jashte Shqiperise,e te mos e harrojme,jane ata qe e mbajten gjalle vendin deri me sot,kane apo nuk kane ze ne kete kapitull?

    1. Elio says:

      Kjo eshte nje pergjigje e sakte ne shqiperi kane ngelur vetem mafjoz vrases hajdud è mafjoz politikane,,te gjthe nje ener kane,,

    2. skelari says:

      Pjetër, nuk e diskuton njeri që të ardhurat nga emigrantët kanë qenë të rëndësishme për mbijetesën e shumë familjeve (të tyre), por nuk është shumë objektive që ta quajmë si kontribut të bërë me qëllimin patriotik.
      Unë kam rezervat e mia për gjithë debatin e zhvilluar për votimin e emigrantëve aty ku banojnë (mos të keqkuptohemi, unë kam qenë vetë në emigracion dhe jam kthyer, ndërkohë vëllanë e kam andej).
      Kam disa kategorizime (në logjikën time, kuptohet) për këtë; së pari, një emigrant që është shkëputur prej shumë kohësh nga vendi nuk është mjaftueshëm objektiv në gjykimin e realitetit dhe ndryshimit të jetesës në vend, ndaj dhe zgjedhja e tij mund të orientohet ose nga gjykim i paplotë i marrë nga mediat (që e dimë shumë mirë se sa shtrembër e i mangët mund të paraqitet), ose – në shumicën e rasteve – nga opinionet e familjarëve të tij që jetojnë këtu, ose nga realitetit historik që ishte në Shqipëri në momentin e emigrimit të tij.
      Së dyti, patjetër që një emigrant është në të drejtën e vetë për të zgjedhur, por mendoj se këtë të drejtë ta ushtrojë këtu, duke qenë këtu të paktën ato ditët e zgjedhjeve, pasi mendoj se kontributi i tij për qeverisjen e këtushme mund të bëhet me një akt të vogël përkatësie dhe “sakrifice” – ardhja në Shqipëri. Shkurt nuk e quaj mospërfillje të vullnetit të qytetarit, kur qytetari nuk vjen as për votim.

      1. pjeter says:

        Nuk dua te kaloj per ofensiv,por mendimi yt me duket i cunguar qe bie lehtesisht ne paragjykim.Per mendimin tim infomacioni i vien emigrantit ne menyre te gershetuar.Nuk jane emigrantet e viteve 90,qe nuk e kishin haberin se ç’behej ne Shqiperi,sot jane me te informuar,madje nuk e egzagjeroj te thejsoj qe, edhe me shume se nje pjese e banoreve ne Shqiperi.Pjesa me e madhe e shqiptareve ne Shqiperi informohen nga i njejti informacion qe informon emigrantet.Pjesa absolute me e madhe e emigracianit ka nje istruksion me te larte se nje pjese e mire e shqiptareve ne Shqiperi me te drejte vote.Jam i bindur se Basha o dikush tjeter,nuk do bente te njejten fushate para emigranteve,me dialektiken qe perdor ne Shqiperi,sepse e di diferencen e atyre qe ka perballe.Emigranti jeton neper vende ku politika eshte me standarte shume here me te larta se ne Shqiperi,dhe eshte e pa mundur te mos shofesh diferencen e madhe te mentalitetit tipik te pilitikanit Shqiptar.Pse nuk duhet te kete te drejte emigranti te kerkoje me ane te votes nje cilesi me te mire nga politika Shqiptare? Dhe e fundit,konttibuti ekonomik vazhdon akoma per fat.Per mua eshte nje ceshtje qe duhet diskutuar seriozisht.

        1. skelari says:

          Padashje mbase, por hyre ne replike ofenduese. Nejse, edhe per temen me duket se nuk merr kendveshtrimin tim, por ate qe zgjodhe te shohesh.
          Sa per paragjykim, e ke te theksuar qe tek komenti i pare, kur konsideron emigrante vs “te mbeturit ketu”.
          Me sa duket edhe kultura perendimore nuk te ka pergatitur mjaftueshem per diskutim ne regjister perendimor.

  4. Ndroqi says:

    Popull shqiptar, vetem “demokracia” e Sali Berishes dhe partise fashiste demokratike qe udhehiqet nga ai,mund te shpetoj vendin nga “diktatura” e Edi Rames.

  5. Kur vjedh Agush Ilir Meta me ze dhe figure, Zeni dhe salihi, edhe basha edhe mehdihozhgerdeci quhet e moralshme dhe kur keta aludojne se populli ka marre nje thes te cpuar me miell quhet vjedhje

    1. Palma says:

      Po nuk votove Pd je injorant Hajde llogjik hajde

  6. SON says:

    Kajsiu te mbaruan leket e uet? Dashke ndonje post me duket…pse jo…

  7. Tironci says:

    Un nuk e votoj PDn qe nga fajdet qe na mashtroi na vodhi te tera kursimet dhe ne vend qe te kerkonte falje dhe te rikuperonte gabimin na sulmoj te na vriste , esht parti qe ka djegur tre her kte vend ka shkaterruar uzina fabrika kombinate shkolla ushtrin xhdo gje , dhe kte e ka ber ne koh te ndryshme sistematikisht , esht nja parti qe shoqerohet me bandat e tropojes veriut dhe gjithmon ka ngritur shtet qe e drejtonin militant ordiner te pa arsimuar zullumqar njerez me nje milion vese , esht partia qe beri gerdecin dhe nuk kerkoj as falje vrau kater njerez ne bulevard dhe i shoqeroj me sharje viktimat se per falje kta andertal nuk e njofin ate lloj koncepi , nje parti qe shiti detin me koshienc tek Greku , nje parti me ne krye Saliun antishqiptarin dhe agjentin serb me te vandaksurin e historis , ky lloj kanibali e drejton dhe sot me ndjenjen e dhunes kte parti ku grumbullohen te gjith njerzit ordiner hajdutet kriminelet dhe mashtrusit , nje parti qe si burrat dhe grat i ka njelloj te shajn mbar e prap genjeshtar intrigant dhe te pa moralshrm , PDja esht parti qe sjell vetem shkaterrim anarshi totale degradon shtetin dhe sfumon drejtesin rendin qetesin deri ne katastrof , PDja esht parti qe ka sjell deme ne kte vend me shum se nje pushtus , nje parti qe ka 30 vjet qe sa her qe humb nuk pranon rezultatin , vet nuk korigjohen kurr se injorantet nuk e pranojn kurr gabimin e kerkojn tek te tjeret , flasin kta “politikan” rruge te pa edukuar te njejtet qe i kan sjell shkaterrime vjedhje krime kti vendi po ata fytyra me saliun perpara , flasin kta per vjedhje votash qe kta vidhnin ashiqare me bandat e veta kutit e votimit i mbushnin siç deshen rrihnin dhe komusioneret vidhnin vulat kur nuk i pershtatej rezultati nuk kan len gje pa ber , kta qe vodhen bashkin e tiranes me dhun haptas fare , kjo parti banditesh e pakorigjushmja e kti shekulli neper zgjedhje , ne ktu kemi qen bemat e ktyre i kemi par me syt tan , kur kujtojm bemat e ktyre as qe behet fjal ti japim vot kurren e kurres , Ramen e votojm vetem qe mos na vin kta mostra te pa edukuar mashtrus njerez pa kurr far morali llumi i kti vendi ne pushtet , ne PD jan ber bAshk llumi i ish komunisteve me llumin e te persekutuarve dhe zogistoballisteve dhe jan ber grup e kan mar peng PDn , kta mos i paç ne shtet jo ne qeveri , kjo esht arsyeja qe ky popull nuk i voton , se ka me keq se Rama se ky ka nje mal me te meta vet , por ka sjell qetesin tek qytetaret ka ven pak dor dhe vjen pak era shtet , policet qe militantet e PDs i rrihnin ne mes te rruges kur PDja vinte ne pushtet , sot kan dinjitetin e tyre dhe luftoj’ krimin , nuk duam te kthehemi me tek viti zerro me PDn e grida dumes qe ka shitur nje apartament ne tre njerez te ndryshem ne te njejté koh dhe fshihej tek PDja , kjo lloj mostre qe ben seks tek shqupi te vij ne qeveri mos o zot nuk i hidhen çelsat e shtetit ne prer bandave te mashtrimit krimit e maskarallikut , kta jan ber si bisha se mezi presin te vijn ne pushtet ta shqyej’ kte vend si hijenat ta vjedhin xhvasin perdhunojn , dhe pastaj ikin nga syt kembet shpresonin te oasuroheshin jan merzitur shum se i jan prishur endrrat qe shikonin sikur benin qefe , kjo esht arsyeja qe kjo parti nuk votohet me , po nuk iken te ter nga i pari tek i fundit plerat llumi kryesis PDs po nuk ju vu gardh bandave te veriut ne kte parti , po nuk edukuan njerzit me mentalitetin qe ne qeveri nuk vihet per te vjedhur mashtruar abuzuar e vrar , kjo parti kurr nuk do vij ne pushtet , te pakten ata qe jan njerez qe duan jeten te ardhmen e femijve te tyre ata qe duan rregull rend drejtesi qetesi dhe shtet ata si votojn kurr , le te bej si qen Mak marku ter diten e perendis ky pseudopetagog ordiner i pa drejt ne gjykim mashtrus genjeshtar njeri shum i ulet ne karakter qe kurr nuk thot te verteten , kta po nuk u larguan nga ajo parti grida me dashnorin i trigant salianjin dhe te ter kta qe jan dot nga Saliu deri tek roja shqupit kte parti se voton me shumica .

  8. Genti says:

    Populli eshte teresia e individeve qe perfaqesojne perosnalitete,bindje,formim,besim,kulture dhe interesa te ndryshme. Ndersa Partite politike jane bashkime vullnetare personash qe kane bindje politike ose ideale te caktuara. Pavarsisht kesaj formacionet poilitke dallohen nga idealet e tyre por edhe nga interesat e perbashketa dhe qellimet e perbashketa. Fakti qe PS fiton per te treten here rradhazi tregon se shumices se qytetareve ju intereson pikerisht kjo force ne qeverisje pasi ajo shpreh momentalisht interesin dhe bindejen e tyre. Masat e nuhasin drejtimin nga duhet shkuar pavaresisht statusit te tyre kulturor,gjeografik apo te c’do lloji tjeter dhe kjo nuk i fajeson per vendeimin e mare. Humbja e opozites do te vazhdoje deri kur te mos kthehet ne zerin,bindjen,interesi dhe orientimin e mases me se sumte te popullit. Opozita e trembi masen e madhe te qytetareve me retoriken revanshiste, me sfurqet dhe sepatat me ngarjet kriminale gajte fushates e per kete u denua me vote popullore. Etiketimi i shumices se popullit si i “shitur”,”blere”,”injorant”,etj,etj,etj, nuk ben gje tjeter vecse mbush rradhet e shumices ne pushtet me mbeshtetes te rinj te zhgenjyer dhe fyre nga nje opozite meskine dhe e paafte per te marre frenat e vendit.

  9. ABC KORCA says:

    Uaaaauuuuuu
    Panorama kunder berishes?!
    Panorama me nje shkrim-lexim briland mbi ceshtjet masmedia dhe kultivimi i mases?!
    Ky eshte 100% shkrim i Rakipllarit, por kjo gje pak rendesi ka.
    Ka mendime te kunderta plot, madje nga popuj shume te civilizuar, ku ne raste specifike, populli ne tersi e ka humbur toruan.
    Nazizmi gjerman i shfaqur ne nje popull te tere(pothuajse) , lufta amerikane me irakun, exiti britanik, referendumi grek kunder euros, opinioni masiv italian kunder e. u, etj.
    Po, popujt e humbasin drejtimin dhe vigjilecen, ndaj zoti Rakipi, masmedia jane aty per te kryer kete punen ne ditet e soteshme(dikur partia).
    Si i behet kur masmedia humb toruan se kur e humb nje parti behet qeder?
    Ndersa ne si popull, vigjilencen per partite nuk e kemi humbur, por kemi humbur vigjilecen shoqerore ne cdo aspekt.
    Nejseee, diskutime filozofike me karakter egzakt?

  10. Analisti says:

    Ne Shqiperi eshte nje opozite qe ka qeverisur mbi 15 vjet,eshte nje opozite qe qeveriset nga Sali Berisha dhe nje bande e strukturuar kriminale,qe eshte e identifikuar,po qe rrin ne dispozicion te marshallit,kurse pjesa e qeverise hije te opozites, rrethit faniljar te Berishes,eshte rrethi familjar i tij dhe nje shumice UNUKESH,qe Berisha i ka tredh qysh te vegjel,ne baze te nje platforme te ish Sig.te Shtetit,eksperience qe e ka nga e kaluara e tij,me rezidente dhe agjente,ku as rezidentet nuk njohin njeri tjetrin,po ashtu as agjentet nuk e njohin njeri tjetrin,po njohin vetem rezidentin.TOP Stori,me dt 4.5.2021 trasmetoi nje emision per drejtusit e opozites se sotme,qe ishte i frikshem,plus qe populli i njeh mire keta Anti -shqiptare,njeh mire bemat e tyre dhe jo vetem qe nuk ka besim te kjo opozite,po ne shumice ka urrejtje per te.Opozita e sotme ka te njetet aktore qe ka pas qysh nga fillimi i saj dhe qe i kane qendru besnik Marshallit,po kan mare shperblime te majme per bashkepunimin dhe besnikerine e treguar,tjeter problem i tyre eshte se keta jane modeli me i keq i qeverisjes,si ne rrang lokal ashtu dhe qendror,keta harrojne se c;fare i kan ba ketij populli,po nuk jane ne gjendje qe te vlersojne punen e kesaj qeverie,pune cila eshte bere atje ku votohet,jo ne zyrat SHQUPIT,pune te cilen e shohin qytetaret si dhe shume pune te tjera.Problemi juaj eshte i zgjidhur,pa analizuar shkaqet e humbjes dhe pa nxjerre pergjegjsite tuaja,jo keto zgjedhje,po dhe nja dy-tre pale zgjedhje te tjera,do jeni te humbur,ju nuk mund te ndryshoni,voten e qytetarve me alibi te ndryshme

  11. Endri says:

    nuk voton njeri kriminelet ,hajdutet,mashtruesit,banditet ,vrasesit e PeDes as sot as kurre KOt qe lefin posht e perpjete Jane parti e falimentuar vetem cecenet mund te votojne kete parti dhe te kene shpresa te ajo

  12. mik says:

    A ka ne bote opozite te keqe qe te prodhoje qeveri te mire, apo, qeveri te keqe qe te prodhoje opozite te mire ?
    Si qeveria ashtu dhe opozita ushqehen me prodhimet e njera tjetres . Te dyja jane njesoj.
    Ju pooull qorr qe mbani ane per njeren apo tjetren per nje cop byrek, vrituni me njeri tjetrin , sepse eshte investimi me i mire per femijet tuaj me ik prej ketij vendi me ndertu boten .
    Hapuni bythesh ketu me komente gjasme si oratore.
    Orator leshi. Mendje te zhvilluara me superfosfat.

  13. Taulant says:

    Populli yne del xhiro kafeneve ankohet qe ketu nuk jetohet por ne darke kthehet ne ferre si iriqi voton llumin.

  14. Baca-Bajram says:

    Te pranosh gabimet eshte hapi i pare drejt mesimit per te mos perseritur gabimin/gabimet. Por keta dallkauk, pisa, injorant, hajna e kriminel ordiner nuk arrijn as te kuptojn gabimet e tyre, palere te pranojn se c’i kane bere ketij populli e vendi gjat ketyre 30 viteve, dhe kane dhe guximin t’a quajn popull injorant. Besimin qe ju dha populli dhe qe keta shpellar barbar e shperdoruan e quajn injorance, kur populli u dha ate qe meritojn. PD-se do i duhet te kalojn te pakten 3 breza per popullin te harroj ato mizori e krime qe i kane ber keta sharlatan injorant.

  15. Idrizi says:

    Populli eshte fillozofi,eshte gjykatesi dhe ndeshkuesi me i madh dhe kushdo qe ka pak mend duhet ta kuptoje dhe mbaje parasysh kete mencuri te popullit!
    Eshte e vertete se populli yne nuk lexon apo degjon shume cfare shkruajne dhe flasin forcat politike dhe pazvanet e tyre televizive te tipit Andi Bushati.
    Por,eshte po kaq e vertete sa ai ka sy,ka veshe,ka shqisa me te cilat ai perballet cdo dite te jetes te tij.Ai te do dhe perkrah duke te besuar prandaj dhe te voton nje here apo dy here.Heren e trete te ve teneqene ne se je tallur keq me te,nese e ke vjedhur,rrahur dhe vrare,ne vend se ta kesh ndihmuar per te plotesuar cdo dite dhe me shume nevojat e tij ekonomike,sociale dhe materiale.Eshte kjo arsyeja qe e con politiken ne pushtet,e zbret ate nga pushteti,ose nuk e rivoton me duke e cuar ne koshin e plehrave te historise.Kete rruge po i jep dite per dite LSI-se.
    Populli e votoj per here te trete perseri PS-ne dhe Edi Ramen,sepse,megjithe mangesite dhe mos mbajtjes plotesishtht te premtimeve te para kater viteve,pa tek kjo force edhe nje shembull shume domethenes:
    Vullnetin per t’ju gjendur prane dhe perpjekjeve shume te medha per te perballuar dy fatkeqesi te medha,termetet e Shtatorit dhe Nentorit 2019.Jo te gjithe shtetet edhe shume me te pasur se ne nuk i kane zgjidhur sikurse jane zgjidhur ne Shqiperine e ketyre dy viteve nga PS dhe Edi Rama.
    Ka dhe shume shembuj te tjere edhe per [permiresimet e vazhdueshme ne shendetsi,arsim,ne sherbimet prej administrates shteterore etj,te cilat edhe pse nuk jane te persosura jane shume me te mira se kur qeveriseshin prej opozites te derisotme te drejtuar prej PD-se dhe Sali Berishes.
    Nuk ka ne Shqiperi dhe ne Bote,forca politike aq te pasura sa te blejne aq shume vota sa te devoijojne voten per ate qe e ble ate.Influenca personale ka dhe do te kete vazhdimisht.Influencimi behet dhe me fjale,me premtimet elektorale,por edhe prej individeve kandiate apo mbeshtetesit e stafeve te tyre.Por keshut ka dhe njeres me prirje kriminale,te cilet kane interesat e tyre dhe ushtrojne dhe presion meose pa pare per persona te ndryshem.
    A nuk eshte e denueshme edhe kjo forme e presionit qe ushtrohet ndaj popullit prej vete forcave politike?
    Ne bote,pershembull ne Kanada,nese nje kandidat apo perfaqesues politik e individ te kerkon te votosh per kete ose ate individ,konsiderohet krim zgjedhor dhe duhet ta denoncosh…
    E pra,si fituesi dhe humbesi i ketyre zgjedhjeve,duhet te gjejne fajtorin brenda vetes dhe pastaj tek te tjeret.Nuk ka kriminele ne njerin krah,ate te fitimtarit,sepse te tille dhe vrasesi i vetem eshte ne rradhet e humbesve,te opozites,e cila i kishte vet ligjeruar strukturat e mbrojtjes te votes….
    Prandaj,para se te akuzosh,kontrollo veten,pastro veten dhe me vone kerkoe tek kundershtaret.
    Prano publikisht te keqijat qe i ke bere popullit kur ke qeverisur,largo te diskredituarit dhe te mallkuar prej popullit,sillu dinjitoz ne zgjedhje dhe do e shohesh se si po ky popull do te te mbeshtese.
    Pa bere harakirin ndaj vetvetes,nuk mund t’ja kerkosh kundershtarit,nuk e bind popullin dhe do mbetesh opozite e perjeteshme deri sa te shkosh ne koshin e historise!

  16. Vranakonti says:

    Analize shume e drejte dhe shume e llogjiksheme.Por fatkeqesisht ne vendin ton kemi nje opozite (PD LSI) qe jane mbledhur injorante dhe nuk kane tru te shikojn ne sy te verteten, por bejne popullin injorant, ne nje kohe qe jane vete injorant per te mos thene kafshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje