Pas takimeve të njëpasnjëshme të Komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kreun e opozitës Lulzim Basha, në disa medie qarkulluan informacione se ka patur edhe një takim Rama-Basha.
Mirëpo selia blu ka reaguar përmes një njoftimi të shkurtër për mediet ku e hedh kategorikisht poshtë këtë informacion.
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.”- thuhet në njoftimin e PD-së.
Më herët kryeministri Rama priti në Rinas Komisionerin Varhelyi dhe pas takimit të tyre dolën dhe në një konferencë të përbashkët për mediet. Varhelyi erdhi në Shqipëri në kuadër të vizitave që po kryen në vendet e Ballkanit Perëndimor për shpërndarjen e vaksinave të Pfizer nga BE-ja, në ndihmë të vendeve të Ballkanit.
Pas konferencës me Ramën, Varhelyi u takua me Bashën në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Spekulimet për një takim Rama-Basha në prezencë të komisionerit Varhelyi, nisën pasi sipas disa medieve dy liderët e PS-së dhe PD-së janë larguar nga aeroporti në një diferencë kohore prej 2 minutash mes tyre.
BASHA IK. BASHA PIRDHU !!!
Nuk e kuptoj cjane keto mendime antidemokratike Po si mos te takohet Kryeministri me kryetarin e opozites jane dy shqipetare qe i sherbejne vendit te tyre nuk jane armiq njeri me tjetrin jane vetem kundershtare ploitke Hiqni dore nga keto mendime se nuk i sherbejne Demokracise
Nuk besoj se do jene takuar. Se po te ishin takuar, per nga rendesia e pashembullt qe ka ky lajm, nuk do ngelte agjensi lajmesh ne bote, qe nga Reuters, Times, ANSA, FransPres, Zydoice Zeitug, Hsinhua, CNN,Fox News, Daily News, Asocations Pres, Sports Express, Al Arabia, Remiin Jibao, RAI 1,2,3,…., Euro News, Sky Sport, Syri. net, Tema, e ku ta di une sa mijra agjensi lajmesh rrotull globit pa e dhene. Te takohen dy gjeni, prej te cileve vendoset fati i miliarda njerezve, si dhe ecuria politike e botes te pakten edhe per kete shekull dhe te mund te mbahej e fshehte? Jo kjo nuk bene vaki….
Une s’e kuptoj qe edhe te kete patur takim , çfare ka ketu? Mos valle jane armiq te shqiptareve dhe njeri tjetrit! E çmendet nje popull, o hajvane!