Poshtë votimet, sidomos ato që humbim!

5 Maj 2021, 18:40Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne votat nuk ngjitin, nuk durohen!

E këtë zhvillim nuk ka zot që ta gëlltitë, se për nder, sidomos humbjen ne nuk e gëlltisim dot.

Ja, dalin ca mendjellinj dhe thonë me bujë e me sokëllimë se “po u prekën votat, Shqipëria do të ndizet flakë.

E thonë këtë ata që humbin. Se po fituan atyre as u plas për prekje votash.

Me fjalë të tjera dhe më të thjeshta, ata nuk kanë nevojë të maten nëpër kutira votimi. Ata e dijnë që janë më të pëlqyerit. Ata e dijnë që i tërë populli i do dhe kundërshtarët e tyre urrehen egërsisht. Por, zyrtarisht, ata nuk janë dot fitimtarë vetëm kur votat masakrohen, vidhen.

Shkurt votimet në Shqipëri nuk duhen më!

Le të njoftohet BE-ja, USA, OKB-ja e tërë organizatat nën qiejt e kësaj bote!

A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara e këtyre demokracive të shpifura perëndimore?

Jam i mendimit që tani e tutje t’i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t’u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t’i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata.

Populli është sovrani, populli është shumë i mënçur. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, shqiptarët i tërheq deri në orgazëm.

Do të jetë një mrekulli sikterisja e votimeve!

Çdo palë do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Të dy palët do t’i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo dy vjet, – dy, se katër janë të gjatë dhe të mërzitshëm! – ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë.

Dhe, në kryeministri, në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Thjesht, ajo që di t’i shkulë më  mirë pllakat e Dëshmorëve të Kombit! Dikush këto përplasje mund t’i quajë edhe Luftë Civile, a përplasje popullore, si t’i vijë atij për mbarë!

Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura, më e gatshmja për fitore.

Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në dy vjet! Dhe për ndershmërinë, as mos dyshojë njeri te ne shqiptarët! Se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm.

Meqë deri tani ata që kanë përfunduar jashtë kulltuqeve të pushtetit, kanë demaskuar hilet, por nuk u është zënë besë dhe ata kanë dalë që kanë dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?

Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë (që blihen dhe ata), me  amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile ne kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar.

Po kështu?! E po për nder, nuk ka më poshtëruese, nuk ka  më të uryera se votimet!

Sidomos ato, që humbim!

14 komente në “Poshtë votimet, sidomos ato që humbim!”

  1. Drini says:

    Falemnderit Pellumb per humorin. Sikur edhe titullin evetem te lexosh te ben per te qeshur

    1. Qaniu says:

      Ja, kJo është pasoja e mbrojtjes “vetëgjyqësore” të kushtetuës nga i ashtuquajturi president.

  2. Pilo Lala says:

    Pellumbi i bie drejt ne koke.
    E vetmja mundesi qe kjo udheheqje e PD te fitoje, eshte lufta civile.
    Ata nuk mendojne kurre te rinovohen, te heqin ndryshkun 30 vjecar te Sali Berishes.
    Populli duhet te pranoje qe ne baze te rrotacionit, nje here ne 8 vjet te fitoje rrota…

  3. Elektorati Gri says:

    I madh je Pellumb. Humori yt edhe aq I hidhur….

  4. Simpatizanti says:

    Hajde sarkazem ,hajde ! Je i madh Pellumb !
    VETEM ZOTI TA KALON !? Por edhe kete nuk e dime sakte.
    Ti qofsh me shendet dhe marc nga ditet tona.

  5. Jimi says:

    Pershendetje mik!

  6. Adi says:

    Nicely done! ?

  7. Pokeristi says:

    Pellumb o i rralle i shpendëve!
    “ Kushtrimi i revoltes,brohoritjes dhe perplasjes me kundershtarin shqipetaret i terheq deri ne orgazem”
    Fantastike.Nje sinteze ekspresive sa shqipëtare aq frjdjane.
    S’ka realitet me te konçentruar,aktual
    E pra edhe njehere para gjithe shqipetareve te ndershem e patriote dhe veçanerisht intelektualeve te mirefillte eshte detyre patriotike imperative çjerrja e maskes,demaskimi dhe diskeeditimi i berishizmit si rryme e si ideollogji mashtruse,qe ka kokolepsur nje numur jo te vogel shqipëtarësh.

  8. Loni says:

    Pellumb Kulla = Aset Kombetar!

    Loni

  9. Nje mergimtar says:

    Ne shekuj ne kohe lufte kemi dhene jeten per atdheun,ne kohe paqe kemi vrare njeri tjetrin me pusira qe ti bejme sa me keq vendit e popullit. Kemi mbi nje shekull shtet me vete por asnje dite nuk kemi ndenjur pa menduar per ta shtypur popullin per interesa te ngushta personale.Kemi 30-vjet qe degjojme te njejtin “muzike”,hajdutet,vrasesit,kriminelet, narkoshtet e plot fjale te tjera poshteruese per kete vend e kete popull.Sa here qe njera pale humb zgjedhjet kercenon me lufte civile,me vrasje e me c’do gje qe u vjen nga prapanica e nxierrin nga goja.Arsyetimi dhe analiza mungon tek “AJKA E VENDIT”.Keto gjera tregojne se keta mytebere e kane pasur hak diktaturen enveriane por populli c’kusur ka qe i degjon e shqetesohet.Po te jene te zote Berisha,Basha,Mark e Gjekmark le te marrin armet vete te paret dhe ta provojne se si do tu djeg prapanica.

  10. Gent says:

    Ky e ka me shaka këtë punën e zgjidhjes me dhunë, me më të fortin, por gjermanët fiks kështu i zgjidhnin konfliktet – më i forti merrte tokën, gruan, pasurinë. Dhe kjo lloj drejtësie e më të fortit, ka ekzistuar paralel me të drejtën romake, vetëm se kjo aplikohej për romakët, jo për gjermanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje