Shenasi Rama: Pozita e opozita në Shqipëri luajnë role, prostituta të të njëjtit tutor

6 Maj 2021, 10:01Politika TEMA

Shenasi Rama u shpreh se oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar.

Ai tha se opozita dhe mazhoranca janë anëtarë të atij që ai e quajti si një sekt kriminal që po sundon vendin tonë.

Oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar. Këto zgjedhje treguan se nuk ka opozitës, por dy anë të një parie që luan me popullin për interesin e vet.

Paria sunduese ka arritur që të vendosë një sistem kapilar diktatorial dhe arrin që t’i mbajë shqiptar në një realitet gati skllavërues. Paria e Tiranës e ka shndërruar vente në një bishë të krimit ndërkombëtar dhe të interesit anti-shqiptar. Në këtë proces ka nxjerrë në krye të politikës vegla të degjeneruar dhe njerëz që janë pjesë e një sekti kriminal, ia kanë ndarë detyrat në qeveri dhe opozitë, por të dyja palët janë pjesë e zgjatur e kësaj oligarkie.

Deri në 8 korrik PD do të shkojë në rrethe dhe do të kërkojnë që të ngrenë demokratët, do të shkojnë në Bruksel dhe pastaj do të thonë se ia ka njohur BE-ja zgjedhjet dhe se do të bëjnë opozitë për 4 vitet e ardhshme. Buratinë si kryetari i PD-së nuk janë as e ardhmja dhe as ajo që u duhet shqiptarëve”, tha ai.

Shenasi Rama shtoi se njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit, sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës:

“Njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit. Nuk është se nuk kanë ndodhur krime dhe blerja e votës, këto të gjithë kanë ndodhur, por më e keqja është se duke bërtitur se janë paria e Tiranës, këta njerëz janë sjellë në mënyrën me të ndyrë, sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës.

Nëse do të ketë një vend që quhet bordello ai është Parlamenti dhe këto janë prostituta të një tutori që e kanë jashtë, i cili merr paratë nga shqiptarët dhe i zëvendëson ata me bangladeshas.

Opozita është dora e djathtë e një trupi që qeveriset nga dora e majtë, por që kontrollohet nga dora e majtë e krimit ndërkombëtar”.

8 komente në “Shenasi Rama: Pozita e opozita në Shqipëri luajnë role, prostituta të të njëjtit tutor”

  1. Viola says:

    Shenasiu flet me gjuhen e Likes .Krimi nderkombetar a ka emer apo duhet ta marrim me mend.? Cfare ke dhene ti personalisht per kete vend ? Iket me bisht nder shale nga frika e Saliut dhe menduat vetem per te ardhmen tuaj personale. Mbas 30 vjetesh eshte e lehte tju japesh mend shqiptareve.

    1. Opo says:

      Shko bej goj..ore Ahmetajt tek Ministria e Finances Viola se me pas te jep edhe 2-3 sufllaqe ai.

      Nuk je per kete pune ti.

      Shinasiut as tek gjuri nuk i shkon.

      Iliri eshte kusar vendas si Berisha qe mbahen nga klikat nderkombetare ndersa Rama me Bashen jane te katapuluar nga klikat nderkombetare.

    2. BURGU REÇIT PRET VIPA SAL BERISHËN ME GJITH RRIPA… says:

      Katundari Shenasi,
      N’rreth t’Koplikut
      Kesh pas le
      Fukara den baba den,
      Fli dhe dhi e çu me dhen,
      Ujë me sy, nuk kish pa,
      Enver Hoxhs
      Tuj ba rixha
      Me e çu dollinë e parë,
      Me ujë bjeshket qelibar
      E kshtu vitet i kalun,
      Si katundar i shkollum,
      Prej Partis shokut Enver,
      Si Sal Berisha me Azem ,
      Ba dishepuj t’demokracisë,
      Na zbuluene ne amerikën,
      Tuj dhan mend demokracije,
      E ma fort t’drejta lirie,
      Kush ma shum, e kush ma pak,
      Për KANU me t’vra pa hak,
      Pa i u dridh qerpiku hiç,
      Me t’pa nsy kur herë nuk bashin
      Sy përmbys, si kurkushi,
      Tinzar e hileqar,
      Tamam si primitiv katundar.
      Pak a shum,
      ky asht Shenasi Rama,
      Katundar 24 karat,
      Profesor n’amerikë,
      Mend tuj dhanë kndejna ka ne
      Bytha i kruhet për atdhe
      Tuj qendru në troje t’huja,
      Llomotit anglishte katundit
      Si Saliu i Vuqidolit,
      Na nxin jetën,
      kro mbas kronit
      Prandaj o Shenasi,
      Mos na çaj b…… përherë.
      Rri ku je, se këtu je i pa vlerë.

  2. Ari says:

    Shenasi, gjykoj se sa here shkruan, flet per te verteten. Por, nga ana tjeter, kjo eshte konstatim i faktit. Po zgjidhja, sipas teje, cila eshte? Kemi nevoje per zgjidhje, dhe optimizem, jo vetem qe te te “ulerisim” dhe “qahemi”…

  3. ILIA TOLI says:

    Shinasi, kisha më shumë respekt për ty para se të shikoja emrin e Arben Kushtës ndër studentët e dhjetorit në librin tënd. Ai thjesht s’ishte fare atje. Unë e di se e kisha shok dhome. Ai ishte komunist me bindje dhe 10 vjet pasi “ra” komunizmi. Ai s’mund të dijë ndonjë gjë më shumë se njeriu më i thjeshtë në rrugë dhe s’ka kapacitet të mbërrijë në ndonjë përfundim filozofik të përfillshëm me aq sa di. Shpresoj ta kesh shitur shtrenjt virgjërinë tënde politike.

    S’më ka ngelur qejfi që s’e përmend trimërinë time. Mic Sokoli s’mund të jetë prej Lushnje, me këtë ke të drejtë. Për më tepër, Mic Sokoli duhet të gëlltisë të gjitha lugët e çorbës së prishur në Shqipëri dhe të mos vjellë kurrë.

    Për të tjerat jam dakord me ty, megjithëse këta të Gazetës TemA janë dhe ata prostituta te semafori politik i George Soros-it dhe mezi presin domosdoshmërinë historike të kolonizmit të Shqipërisë me bangladeshas. Kjo është si domosdoshmëria historike e revolucionit proletar. Aeroportet në Shqipëri prandaj po i ndërtojnë, që ta zbrazin Shqipërinë sa më shpejt dhe ta kolonizojnë sa më shpejt me bangladeshas.

    1. ILIA TOLI says:

      Në natën e 8 dhjetorit 1990 makina e Pirro Kondit po ecte me shpejtësi të madhe në turmën e studentëve protestues që t’i shperndante. Unë i dola përpara dhe e ndalova. Të gjithë u mahnitën me gjestin tim, ka shumë dëshmitarë të ngjarjes. Sipas Shinasiut s’mjaftojnë. Dëshmitarët për Arben Kushtën (Arben Kushta vetë) mjaftojnë.

      Pirro Kondi është vëllai i “heroit” Alqi Kondi dhe i Vito Kapos. Kur i dola para makinës m’u duk 40 vjeç megjithëse ishte 66. Për vete kishte dhe shtetësinë amerikane që asokohe. Pasi e ndala, studentët e tjerë donin ta përmbysnin makinën, t’i thyenin xhamat. Unë i mbajta.

    2. ILIA TOLI says:

      Arben Kushta në 4 vjet universitet 1990-1994 mbahet mend vetëm për 1 gjë, dhe jo për revolucionar. Mbahet mend se i tha Thanas Valerës “m’i jep pak brekët se do shkoj te e fejuara.”

  4. Neutrino says:

    Qënke larguar pak nga realiteti Shenasi. Ishe mirë kur sulmoje Trustin e Gështenjave, që vazhdon të jetë kanceri i Shqipërisë. Nëse ke fakte për implikime të së majtës shqiptare (megjithëse unë nuk besoj se ka të majtë në Shqipëri), atëhere nxirri. Edhe ato të lidhjeve me Beogradin (përfaqësuesi më i denjë i së majtës me lidhje mafioze me Serbinë është Ilir Meta), edhe ato të Ramës. Mos harro edhe ato të Albinos që VendosVetë kur të masturbohet (politikisht). Lidhur me racizimin ndaj punonjësve nga Bangladeshi apo Pakistani etj. nëse kritikën e ke në këtë kontekst, qenke bërë amerikan i bardhë (me peruke ngjyrë portokalli) 24 karat. Dhe së fundi, nëse edhe ti beson në trushplarjet masive globale dhe rrjedhjet gri të inteligjencës nga truri i disa shqiptarëve se Sorori dhe Bill Gates po na marin në qafë ose po na e fusin në…b, të paska shkuar kot gjithshka që ke mësuar në jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje