Ekzekutimi i gruas nga bashkëshorti, policia del me njoftim zyrtar: Ja rrethanat e ngjarjes që tronditi Elbasanin

6 Maj 2021, 13:54Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, pranë Gjykatës së këtij qyteti, në afërsi të ‘Parkut Rinia’.

Policia njofton se ish-punonjësi i policisë Koço Bozo, 58-vjeç , ka vrarë me automatik gruan e tij, por nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë.

Por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.    

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.    

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.   

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

2 komente në “Ekzekutimi i gruas nga bashkëshorti, policia del me njoftim zyrtar: Ja rrethanat e ngjarjes që tronditi Elbasanin”

  1. argumenti x says:

    karat qe mbajne arme jane edhe karat qe i perdorin ato
    shteti te mbledhe armet !!

  2. Shtriga says:

    ai dhe pa arme do bente po ate veprim. depresioni eshte problemi , instikti i kafshes tek mashkulli shqiptar.
    divorci nuk eshte tragjedi, por kur je pa tru, i paafte te lash breket e tua veet dhe vret ate sherbetoren qe rekrutove dikur dhe qe tani kish vendos te mos te te duronte me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje