Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbi rezultatin që mori opozita në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai shprehet se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë një parti fituese. Kreu i LZHK thekson se PD nuk mund të caktohet si ‘e djathtë’, pasi ajo është një parti popullore.
Më tej, Shehi u shpreh se diferenca mes dy partive kryesore PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare kanë qenë vetëm 100 mijë vota, ndërsa shtoi se ky rezultat mund të lëvizin sepse elektorati do të ndryshojë opinion.
“Ne mund të fitojmë por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike.
Këto janë pjesë e propagandës post zgjedhore që të dekurajojë të tjerët që të mos ketë më luftë. Të justifikojë ata që do të ndodhin se do të fitojnë tani dhuna. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh.
Unë gjykoj se racionale aty ka për shembull viti 2009 PD del përpara. Në 1992 nuk është se nuk ndodh në Shqipëri për të fituar e djathta.
E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore.
Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate.
Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore. Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin.
Rama thotë një përrallë të kotë, ato nuk janë gurë që nuk lëvizin. Diferenca ka qenë maksimumi 100 mijë vota. “, u shpreh Dash Shehi!
Bashkohuni rreth Shishes se Dashit.
Dash ! E sigurove Shishen plot edhe per 4 vjet.
Urime !
O Dashi pa këmborë, mbyll zinxhirin e pantallonave se te ngelen hallatet dhe gjuha perjashta. Dhe rakia si bën më fajde. Ka hallin e rroges se deputetit. E do edhe 2025 , 2029, 2033.
He Dash me zile,,kam frike se kjo diference prej 100 mije votash mbas 4 viteve mund te shkoje edhe 600 mije,se eshte mafioz ky Edi dhe per 4 vite ka me e fut Shqiperine e BE,ka me rregullu sistemin gjygjesore dhe administraten e shtetit,ka me ndertu shume,shume shkolla dhe spitale,rruge,ujesjellsa,hidroncentrale,aeroporte,,ka me i kthy qytetet qe mos ta marresh vesh ku je ne Florida apo ne Shqiperi,ka me vendose rend dhe mbi te gjitha ate mikun tone Salen ka me e degdise diku se filloje me Mediun,etj,etj, Prandaj Dash vazhdo pi nonji gode .
PO ME E SIGURT ESHTE NE 2035
Me keto drejtues qe ka sot pd, n mos ne 2025, me sifuri ne 2050 pd do ti fitoje zgjedhjet.