Autostrada e parë në Malin e Zi ka mbetur pezull. Me 40 ura dhe 90 tunele, ajo ishte parashikuar të ndërtohej me financimin e qeverisë kineze. Që prej nisjes, projekti është karakterizuar nga akuzat për korrupsion, vonesat dhe dëmet mjedisore. Sot, nga 170 kilometrat e planifikuara, vetëm 40 kanë përfunduar.
Autostrada është një nga më të shtrenjtat në botë dhe paratë për të vijnë nga një kredi që Mali i Zi ka marrë nga qeveria kineze.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet e mësipërme, qeveria në Podgoricë duket se e ka të vështirë ta shlyejë kredinë e marrë në vitin 2014, nën qeverinë e Milo Gjukanoviçit.
Para se Mali i Zi dhe Kina të nënshkruanin marrëveshjen, Banka Europiane e Investimeve dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar patën paralajmëruar se kjo ishte një ide e keqe.
Ekonomia malazeze e goditur nga pandemia, tani e ka të pamundur të gjenerojë paratë që do të shlyenin borxhin e marrë në Kinë.
Autostrata është planifikuar të lidhë portin e Barit në jug me kufirin me Serbinë në veri. Kontraktori kinez ka marrë punëtorët e vet, ndërsa nënkontraktorët kanë punësuar punëtorë të paligjshëm nga vendet fqinje, pa kontrata dhe pa sigurime shoqërore.
Shpesh, emri i presidentit aktual, më parë kryeministri që lidhi marrëveshjen, është përfolur për bashkëpunim me nënkontraktorët lokalë. Përveç kredisë së madhe të marrë nga kinezët, 400 milionë euro u janë dhënë edhe nënkontraktorëve. Për projektin janë dhënë pak detaje, duke e cilësuar një pjesë të madhe të tij sekret shtetëror.
Qeveria e re e Malit të Zi, e dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duhet të përballet me këtë barrë. Ministri i Jashtëm, Dritan Abazoviç, i ka shpresat te BE-ja.
“Jam më se i sigurt se do të gjejmë ndonjë zgjidhje për financimin nga institucionet evropiane”, është shprehur ai.
Kontrata e kredisë për autostradën ka disa pika të errëta. Kur nënshkroi huanë miliarda dollarë me Kinën, Mali i Zi ra dakord për disa kushte të çuditshme, si heqja dorë nga sovraniteti i pjesëve të caktuara të territorit në rast mosshlyerjeje.
Arbitrazhi në këtë skenar do të ndodhte në Kinë duke përdorur ligjet kineze. Dhe Kina e ka parashikuar këtë mundësi. Disa kanë frikë se Pekini i ka syrin portit të Barit.
Një koncesion afatgjatë i portit do t’i vinte përshtat nismës kineze “Belt and Road”, një projekt global i infrastrukturës për të hyrë në tregje.
Sikur të mos mjaftonin këto, autostrada e menaxhuar nga kinezët akuzohet se dëmton luginën e mbrojtur të lumit Tara. Grupet mjedisore thonë se që tani ka filluar të ndikojë në riprodhimin e peshkut në ujërat e lumit që mbrohet nga UNESCO.
Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, investimet kineze kanë ngadalësuar reformat që kërkon BE-ja. Ambiciet e projektit kinez “Belt&Road” nuk janë gjithmonë në përputhje me standardet e BE-së për qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe transparencën. Ndikimi i këtij projekti është kthyer në një pykë midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit.
OOOO Idiote !!!!! Jo porti i barit,por porti i TIVARIT… ! Nuk ka shqiptare me pak tru qe nuk e di se Tivari eshte qytet i shqiptare qe me mijra vite quhet TIVAR …shege e ambel moj shege Tivari..nuk te ndrroj o me sy te ballit….
https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DqGOrEs4jya4%26fbclid%3DIwAR3ieBV_EVxekoBwJ9GmMmoNaIgKCtiHlo1FNN_cyKQEPySuR3RQ1LDfePI&h=AT1fWPXA1jB_cJHaLi1JlOw1WtVdpFIfW22kIAvUf4Oaho-_aPrqTtwrfR-H9KuAxwT5DYeXsTu0NildFAAhB2621jSe_Jy98NM_CKcI_eOY2A_1Re8synFYQC_HeqvJbPWRwEMcgA
Ketej duhet kaloje hekurudha dhe Autostrada e Alpeve per me lidhe dhe Bashkue dy shtetet shqiptare.Ky asht Investimi ma i randesishem qe mund te bajne dy shtetet shqiptare.
E quajne sekret shteteror, pasi ky projekt eshte nje skandal dhe nje superkorrupsion.
Edhe 40 km qe thuhet jane ndertuar, nuk eshte aspak e vertete. Pervec problemeve te pafundme, kryesisht financiare , Investitori kinez ka shume probleme me ish nenkontraktoret serb, malazeze, boshnjak dhe turq, pasi cilesia e punimeve eshte e dobet, dhe per kete arsye ka prishur kontratat me te gjithe nenkontraktoret.
N q se Mali i zi nuk pagon kestet e kredise, punimet bllokohen.
Shpresojme qe per ndertimin e portit ne Durres, kompania EMMAR te nenkontraktoje kompani me superpervoje ne kete fushe dhe qe jane ne top-listen boterore
Faji eshte i BE-,Be-Ja po Braktis Ballkanin Perendimor ,po ne Fund ,do ta haj vete BE-ja me siguri
“Bar” i thone ne anglisht. Ne shqip i thone Tivar.
Ne gjuhen tone qytetit te Barit i thuhet Tivar!