Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën kineze Sinopharm për përdorim emergjent.
Kjo është vaksina e parë e një shteti jo Perëndimor që merr aprovimin nga OBSH.
Deri më tani vaksinat e aprovuara nga OBSH janë Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.
Vaksina kineze tashmë përdoret në shumë vende të botës.
Aprovimi nga OBSH nënkupton që vaksina kineze Sinopharm mund të përdoret edhe si pjesë e programit të COVAX për të shpërndarë vaksina në shtetet të cilat nuk kanë mundësi t’i sigurojnë. Sinopharm konsiderohet si një vaksinë efektive ndaj Covid-19.
Disa prova të kryera në Brazil e nxirrnin Sinopharm me efikasitet 50.4%, që është mbi pragun prej 50% të vendosur nga OBSH që një vaksinë të quhet e suksesshme.
Ndërsa prova të tjera klinike të kryera në Turqi dhe Indonezi nxorrën një shkallë më të lartë efikasiteti të kësaj vaksine.
Oooooo karafil injorant, urgjent jo emergjent!!! A u dhjefsha shqipen juve, e dinë më mirë emigrantët se sa ju në Shqipëri.
O gazetar po verifikoje edhe nje here se mos ndoshta e ke gabim. Mesa kam kexuar une, Sinofarm eshte vaksina e dyte kineze ne qarkullim se e para eshte Sinovax qe po perdoret edhe ne Shqiperi dhe qe eshte tashme e miratuar qe ne fillim nga OBSH, ndersa kater vaksinat perendimore te permendura ne artikull i njeh EMA europiane qe akoma si ka miratuar kinezet e ruset dhe patjeter qe i njeh edhe OBSH e kjo e fundit njeh edhe sputnikun rus