VIDEO/ Shkrumbohet në autostradë furgoni i linjës Berat-Tiranë, pasagjerët zbresin me shpejtësi

9 Maj 2021, 15:32Kronika TEMA

Furgoni i linjës Berat-Lushnjë është pushtuar nga flakët gjatë kohës që ishte duke transportuar pasagjerët për në kryeqytet.

Shoferi pasi ka ndjerë se diçka nuk shkonte me automjetin e tij, ka zgjedhur xhepin më të afërt për të qëndruar.

Pasagjerët kanë zbritur me shpejtësi, ndërkohë furgoni nuk i ka shpëtuar dot zjarrit i cili shkrumboi gjithçka brenda pak minutave. (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Shkrumbohet në autostradë furgoni i linjës Berat-Tiranë, pasagjerët zbresin me shpejtësi”

  1. LALA says:

    Që të digjet zjarr e flakë një mjet me motorr nafte zjarri i ka rën nja një javë më parë po zotnia shofer nuk ka ndodhur atje. Shofera të tillë i “bëjnë,, kontroll motorrit kur shohin flakën. Kur mer patentën një “garip,, i tillë provimin e jep ose mamaja ose gruaja.

  2. Xhoi mekaniku says:

    Si fillim uroj qe pasagjeret bashke me drejtuesin e mjetit te jene shendoshe e mire.
    Pse digjen kryesisht mjetet me barre dhe JO ata me me benzine kur benzine eshte me e djegshme nga nafta !!??
    Ato arsyet banale shkendije elektrike nuk qendrojne fare,problemi te nderuar pronare te mjeteve me nafte jane INJEKTORET.
    SHPJEGIM:INJEKTORET marrin naften ne forme gazi nga pompa e naftes dhe e percjellin ne dhomen e ndezjes me nje pression deri ne 300bar nga Ku shtytja e pistonit dhe presioni i larte ben qe nafta te ndizet,te shpertheje dhe te levize piston poshte,kjo eshte menyra e funksionit te motorit diesel..
    Nqs injektoret nuk Kane presionin e duhur,qofte njeri prej tyre,ndodh qe nafta e percjelle nga pompa te ngelet ne folene e injektorit qe nga motori i nxehte apo duke kulluar mbi kolektorin e shkarkos merr flake,pastaj rezultati dihet,makina merr fund brenda 7-15minuta.
    Prandaj mundohuni te beni sherbim filtra vaj ne kohe,bleni nje bidon solucion injektoresh qe nuk kushton,se dhe nafta eshte e dobet,dhe nuk do keni problème asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje