Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit

10 Maj 2021, 20:05Bota TEMA

“Ajo që po bën Kremlini me BE-në duket si luftë e ftohtë”. Sipas opozitarit rus, Mikhail Khodorkovski, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca janë “më shumë në vëmendjen e Kremlinit”.

“Rusia po përzihet në politikën e vendeve perëndimore”, citohet ai nga ANSA, megjithatë, se nuk mund të verifikohet 100% saktësia e këtij informacioni, “por jemi të bindur se ka pasur kontakte midis Kremlinit dhe politikanëve në nivele të ndryshme në Evropë”. Këto janë “veprimtari armike” që “minojnë politikat duke shkaktuar konflikt, korrupsion dhe intimidim fizik”.

Khodorkovski kërkon që sanksionet e BE-së të prekin njerëz specifikë ose individë në rrethin e Putinit “që financojnë aventurat e regjimit”.

Këto sanksione duhet të “vendosen kundër këtyre njerëzve që janë financuesit e regjimit Putin dhe duhet gjithashtu të ndikojnë në projektet që zbatohen dhe që bazohen jo vetëm në elemente ekonomike por edhe politike”, thotë ai.

Khodorkovski ka folur edhe në lidhje me ndikimin e propagandës ruse mbi qytetarët rusë dhe deklaratat apo idetë luftarake të Kremlinit në lidhje me nevojën për të ushtruar forcë ndaj fqinjëve. Sipas tij, këto ide nuk gjejnë mbështetje te shumica dërrmuese e popullsisë ruse, të paktën 70%.

Filantropi rus foli në Komitetin e Ndërhyrjes së Jashtme.

Mikhail Borisovich Khodorkovsky, biznesmen, filantrop dhe ish-oligark, tani jeton në Londër. Në vitin 2003, Khodorkovsky besohej të ishte njeriu më i pasur në Rusi, me një pasuri të vlerësuar rreth 15 miliardë dollarë, që e renditi të 16-in në listën e miliarderëve të “Forbes”.

2 komente në “Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit”

  1. loni says:

    merruni me turqine,tallni bythen me maqedonine dhe shqiperine me antersimin drejt be,ulerini per krime lufte ndaj kosovareve dhe mos flisni per krimet serbe,,flisni per genocidin armen por mos permendi genocidin cam,kritikoni turqine si shtet qe kercenon be,por mos flisni kuure per kercenimin real qe eshte rusia,vazhdoni dhe jetoni si ajo fabula me gomarin,qe kur po e shqyenin ujqrit ajo lutesh te ishte ne enderr,kunderpergjigju moj france per kercenimin serjoz rus,apo nuk ta mban me muzhikun,mir do ishte qe rusia ti shtrij kufinjte deri ne mezin e gjermanise qe te dali haku jone per poshterimin qe kjo europe na ben ketu e 100 vjet rradhazi,sidomos kete 30 vjecarin e fundit.

  2. Arben says:

    Mendoj se Turqia eshte problem per ne,jo per europen. Europa ka vije te kuqe per Turqine apo vendet si Turqia, Rusia aktualisht eshte problem per europen dhe per ne shqiptaret. Per ne rusia perben kercenimin pasi ndikon ne politikat turke e serbe ne dem te shqiptareve,kur dihet se popullsia shqiptare ka nje mardhenie te veçante historike dashamiresie me turqine. Fakti eshte se ne keto 30 vite tranzicion demokratik shume shqiptare,pothuajse gjysma e popullsise kane emigruar ne europe e shba dhe kane nje mentalitet progresist se shqiperia e denuar me qindra vjet nga orjentalizmi autokrat, i ka ardhur koha te ndjeke politikat demokratike ne unison me vendet perendimore dhe shba. Ne Rusi, lider si puna e Putinit jane te perkohshem, mundet qe pas tij te vijn edhe ndonje si puna e stalinit,hrushovit apo brezhnjevit, por prapseprap do i vetdorezohen demokracise. Populli rus eshte progresist,megjithese fanatik i komunizmit,kur dihet se sundoi per nje periudhe rreth 75 vjet, shume,shume i izoluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje