VIDEO: Momenti kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë

10 Maj 2021, 22:52Politika TEMA

Në emisionin “Opinion” është publikuar sot në mbrëmje për herë të parë në media, video e frikshme e atentatit ndaj Bledar Birçajt në Vlorë, i cili ndodhi sot paradite te zona e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Siç shihet në video, një makinë Benz CLS ndalon në rrugë, ndërsa drejt vjen një makinë e zezë. Pass saj ishte BMW X5 ngjyrë gri të cilën po e drejtonte Bledar Birçaj.

Dy atentatorët kanë dalë nga BENZ-i dhe e kanë qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur në vend. Pasagjeri i mbijetuar del me vrap nga makina dhe largohet.

8 komente në “VIDEO: Momenti kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë”

  1. Shtet plot gangster says:

    La viva karamba MexicoCity…,

  2. FAKTI says:

    Qyteti sot duhet te jete i gjithe nen kontrollin e kamerave direkt te policise dhe ne mbikqyrje te saj ashtu si e kane vende te Europes apo ato qe japin trafikun dhe menjehere bllokon rruget per te kapur terroristin. Ka ikur koha e kerkimin, pa lere qe te gjendet se ka variante shume.

  3. Andoni says:

    Ç’jane keto lloj “lajme” te ndyra?!?!?!
    Pse duhen dhene keto ne Tv e gazeta???????

    1. Fatos says:

      Kafshë, kopjojnë nga mediat e huaja. Hiena mediatike që komentojnë vdekjen sikur të ishte lojë futbolli. Komplet kafshë!!!

  4. skelari says:

    O zot, vetem fati i ka shpetuar nga vdekja gjithe ata shofere qe kalonin ne korsine tjeter, ne ate moment…

  5. Covidiani says:

    Ka shume qytete ne Shqiperi qe duhen rrafshuar me dore te hekurt ,por edhe zjarri edhe fosfori bejne pune. Mos me pyesni se kush eshte ne krye te listes.

  6. Katundari digital says:

    Fevziu frymezon brezin e ri me menyren mafioze te jeteses. Video qe vetem policia ka te drejte ta kete.Keta per pak shikues, shesin cdo gje.
    Keshtu eshte kur media e ”lire” nuk pranon rregulla etike dhe qytetarie. Felliqesi pa fund.

  7. Sketerre 2021 says:

    Fatkeqesisht cdo jete njeriu eshte e shenjte per familjen qe le mbrapa,,zilia,parate,droga,Pazaret e pista dhe mania e shqiptareve per te pasur secili nga nje hotel dhe nje X5 poshte hotelit e mani per tu fryre po tregojne qe jeta ka marre fund ne kete vend…Shteti I kalbur dhe nje Polici qe ha fara e nuk ka asnje lloj dobie per Shqiptaret,vetem se I vjedhe ju ve gjoba dhe nje klase Politike qe jane njesoj me keta me arme…Kur nje shtet me 3 milione ka me shume vrasje se Kina 1,6 miliarde dicka nuk shkon mire….Shqiperia eshte vend ku fukaralleku perbuzet,njeriu I sjellshem tallet dhe shoqeria civile promovon nje jete fallco……cdo njeri duhet te mbrohet thote kushtetuta,por ne fakt,cdo vrasje mbyllet sipas parave qe hidhen ne doren e mafiozeve gjoja ligjvenes…..vrasjet dhe rrahjet jane te perditshme,,po na rrofte shteti dhe propaganda qe ushqen njerezit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje