Mbërrijnë mbi 11 mijë doza Pfizer, Rama: Çdo javë do të vijnë vaksina antiCovid

10 Maj 2021, 22:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama njoftoi se 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë njoftoi se çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime”, shkroi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje