Dash Shehi: PD të bëjë zgjedhje, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhenazja do 40 ditë

11 Maj 2021, 11:07Politika TEMA

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se zgjedhjet në korrik brenda PD-së nuk kanë vlerë, por duhet mbajtur zgjedhje brenda 6 muajsh me anë të një kongresi të madh.

Shehi: Unë parimisht jam për largimin e krerëve të partive, por duhet parë nëse kanë humbur apo kanë fituar. Unë jam i jashtëm në PD dhe i gjykojnë vetë punët e tyre. Për mua zgjedhje në Korrik nuk bëhen sepse nuk kanë vlerë politike.

Unë jam i idesë që këtu të bëhet një hapje e madhe ashtu sikurse vendet demokratike. Të shpallet një datë për kongresin e ri për 6 muaj dhe dalin pretendentët e rinj, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhenazja do 40 ditë.

Unë besoj se një proces i tillë i bën mirë një Partia Demokratike. Unë jam për qasjen e primareve në parti ashtu si në SHBA, se Basha dhe Rama kanë dalë si shefa në parti.

1 komente në “Dash Shehi: PD të bëjë zgjedhje, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhenazja do 40 ditë”

  1. Likja says:

    Kur te jep mend edhe nje pijanec, i duket se ben shaka te kripura buzshtrembti. Po ne vendet demokratike sa dite e presin “xhenazen”. Pse nuk thote qe te “vdekurin” se lene me shume se nje dite jashte. Ashtu eshte katandisur edhe Luli, qe te nesermen e marrjes se rezultatit jep doreheqjen e smerret me idiotesite e tij ne dem te vendit duke trokitur ne cdo dere te botes. Komplet miop per fatet e vendit. Shikoni ne video ditene Diele ne darke kur flet basha , me i lumtur dhe i buzeqeshur se kishte fituar . Kur ju vodhen votat? , kur pa humbjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje