Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama: Duke pritur Godonë

11 Maj 2021, 13:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për mbledhjen e fundit që kanë zhvilluar ministrat e jashtëm të BE, te henen ne lidhje me hapjen e bisedimeve te Shqiperise dhe te Maqedonise se Veriut me Bashkimin Europian!.

Në një postim në mediat sociale, Rama teksa ka publikuar kopertinën e librit “Duke pritur Godonë” të Samuel Becket,  bën një pyetje që e lë pa përgjigje se pse mendon ka shpesh për këtë libër kur dëgjon deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më tej ai shton se çdo ngjashmëri me person apo ngjarje konkrete është rastësi.

Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme) #FutureofEurope“, shkruan Rama.

Një ditë më parë ministrat e jashtëm të BE kanë rekomanduar sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

4 komente në “Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama: Duke pritur Godonë”

  1. spartak says:

    Z. Edi .
    Mos prit kot , as GODONE e asnjë alternativë tjetër prej BE-së .
    Ndryshimi midis nesh ( vendit dhe shtetit tonë me emrin Shqipëri ) dhe vendeve europiane që bëjnë pjesë në BE qëndron vetëm në termin realisht funksional ” RREGULLI ” .
    Nuk bëhet fjalë për Ligjin Kushtetues e as për ligjet e tjera, të cilat mund ti kemi njëlloj e ndoshta më të përsosur se shumë shtete të Be-së, mbasi i kemi implementuer me ndihmën e drejtimin e tyre . Bëhet fjalë, që ne, nuk duam RREGULL , nuk duam ta njohim RREGULLIN , dhe nuk pyesim e nuk duam ta zbatojmë RREGULLIN .
    Në qoftë se ne vendosim RREGULLIN, dhe kerkojmë me këmbëngulje zbatimin e tij në ç’do hallkë të funksionimit të shtetit , atëherë ne jemi kthyer automatikisht në vend europian të njëllojtë pa asnjë ndryshim me vendet që aderojnë në BE .
    Nuk bëhet fjalë pastaj të kërkosh duke u lutur të jesh pjesë e atij organizimi që quhet Bashkimi EUROPIAN . Mos u merr me etiketime , jo hipokrite , jo dritëshkurtër apo të tjera të deklaruara herë pas here edhe nga aktorë të lartë të politikës e kush të mund .
    Z. Kryeministër i Shqipërisë dhe ti i Kosovës si shtete shqiptare .Duhet të dini qartë si drita e diellit, që ky organizëm ka tashmë mbi 20 vjet që nuk ka më forcë vepruese , sepse nuk ka kohezion e forcë vendim marrëse . Për këtë arësye të kontradiktave , mungesës së kohezionit në vendim-marrje dhe forcën e veprimit , ai gradualisht po dobësohet dita ditës , deri sa në një moment kritik madhor të shpërbëhet fare . Politikat e brendshme e të jashtme dhe interesat e veçanta të seicilit shtet , gradualisht po vijnë duke u shfaqur fuqishëm në kundërshtim me ato politika e interesa të grupit me emrin BE , madje duke i tejkaluar ato .
    Përveç kësaj , duket qartë edhe në kohët e sotme, siç ka ndodhur prej 2-3 shekujsh, mbajtja prej vendeve europiane e politikave dhe qëndrimeve anti shqiptare e në favor të Rusisë e satelitëve të saj në Ballkan , Greqisë, Serbisë , Malit të Zi , etj , nisur dhe nga interesa dy e disa palëshe jasht politikave e interesave të atij organizmi që quhet BE . Këto politika e qëndrime, me zhvillimet e demokracisë , në aparencë mund të duken si të tejkaluara , por faktet flasin , se mbeten po ato , me kamuflime ma moderne .
    Dihet botërisht që një vend i BE-së , anëtar i NATO-s , pa drejtësisht mban qëndrim armiqësor ndaj vendit tone , njëkohësisht po anëtar i NATO-s,duke lënë në fuqi një Ligj LUFTE absurd , pra ligjërisht gjendje lufte .
    Po ky vend , nuk njeh aspak të drejtat e popullsisë autoktone çame , që I përzuri me dhunë e genocide prej trojeve të veta , kur ndërkohë ripërsërit vazhdimisht rivendikime territorial alias Vorio Epirote , madje duke provokuar jo rrallë me ndërhyrje të rënda ndaj shtetit tonë .
    Dihen botërisht krimet e pa shembullta e të pa numërta të kryera nga nacional shovinistët serbo-mëdhenj ndaj popujve të tjerë të Ballkanit , e kryesisht ndaj popullsisë me kombësi shqiptare , dhe ndërkohë, asnjë nga BE dhe shtetet e saj nuk hap gojën me i dënuar e ndëshkuar fajtorët serbë , por dërgohen nëpër gjygje të sajuara e me montazhe irreale trimat shqiptarë , luftëtarë për liri .
    Dihet botërisht që 5 vende të BE-së për hatër të Rusisë e Serbisë nuk njohin shtetin dhe pavarësinë e Kosovë . Ky absurd brenda BE-së, tregon qartazi pa asnjë ekuivok mungesën e kompaktësisë , mungesën e kohezionit dhe pa fuqinë në vendim marrje të këtij organizmi me emrin BE .
    Dihet botërisht deklarimi dhe premtimi i BE-së , nëpërmjet gojës së të dërguarit suprem të saj z. Johanes Hahn, Komisioneri i Lartë i BE-së për zgjerim, kur i kërkoi Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës se : ” Po ratifikuat traktatin kufitar me Malin e Zi , që ishte një tjetër poshtërim e grabitje haptazi e tokave shqiptare, automatikisht , pa asnjë pengesë , shtetasit e Kosovës do lejoheshin të shkonin e lëviznin pa viza në vendet e BE-së ” . Si përfundim . Traktati u miratu, kurse BE-ja nuk qe në gjendje të mbajë premtimin . Pa besi dhe pa turpësi nga ana e BE-së para popullit shqiptar të Kosovës .Me paturpësinë më të madhe , pas kësaj pabesie , po ky Komisioner bashkë me përfaqësuesen e lartë për politikat e jashtme të BE-së Z. Mogherini , shkonin e i bënin presione qeverisë së Kosovës , të hiqnin taksën ndaj Serbisë , të uleshin në bisedime pa kushte me ata që i kanë vra , pre e grabit prej shekujsh shqiptarët dhe trojet e tyre , e të cilët , vazhdojnë çdo ditë e orë duke apliku pa ndërprerje politika , qëndrime e praktika provokative e armiqësore karshi shtetit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë në ish Jugosllavi .
    Dihen botërisht qëndrimet tolerante të BE-së në dhjetra e dhjetra takimet e organizuara nga e famshmja italjankë Mogherini , të cilat nuk sollën asnjë përparim në përmirësimin e marrdhënjeve midis Kosovës e Serbisë .
    Dihen botërisht deklarimet dhe përpjekjet maksimale e të gjithë anëshme të nacionalizmit serb mbështetur dhe nga ai rus për anullimin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës , si dhe pengimin e ndalimin me çdo kusht të përfshirjes dhe pjesmarrjes së Kosovës në organizma dhe veprimtari të Organizmave e organizatave të ndryshme botërore e deri ato sportive .
    Pra kjo është realisht BE-ja e sotme zoti Kryeministër .
    Prandaj mos prit shumë hajër prej saj .
    Një fjalë e urtë shqiptare thotë : ” Të mbajtë e jotja “.
    Duhet punuar e luftuar për vendosjen në çdo hallkë të RREGULLIT, si dhe vetëm mbi bazën e funksionimit zbatimit rigoroz pa devijimin as ma të vogël të RREGULLIT të vendosur në çdo hallkë .
    Prioritet absolut duhet të jetë fuqizimi e rritja e prodhimit kombëtar në të gjitha fushat e aspektet në këtë vend të quajtur Shqipëri . Po kjo detyrë e kërkesë është dhe për Kosovën . Nuk ecet e fluturohet përpara me fuqi e shpejtësi vetëm me një krah , vetë me një turizëm 5-6 mujorësh , i cili, ma së shumti kontribuohet nga vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë .
    Një virus e një pandemi , bashkë me karantinën që e ndoqi , e asgjësoi tej mase ekonominë turistike . Këtyre fenomeneve , bashkë me influencat e pasojat e politikave të ndryshme globale botërore , shpesh armiqësore ndaj nesh , nuk lejnë vend e dyshim për nevojën e zhvillimit ekonomik sa më shumë e sa më shpejt përtej ekonomisë turistike .
    Mos u merr me BE-në .
    Si tha i madhi Anton Zako Çajupi : Mos u mbani ndër qiej, se s’mbahen gjëkundi .

  2. Pellazg 100% says:

    Mos prit hic i nderuar Kryeminister!
    Europen na e kane lene te paret tane, ti ngri nivelin e shtreses se mesme, beji Shqiptaret te pasur.
    Ne bashkimin Europian mua me pelqen me shume te iki si turist, me xhepin plot.
    Shqiperia C’ka qene, C’eshte dhe C’do te behet, e di ti.
    Xhepat plot me pune, pagat e administrates dhe pensione sa me te larta, pa Europa?
    Une do preferoja shume qe ne te ishim pjese e “Europes se Re” (ref. Muhamad Ali Alabbar, intervista per CNN).
    E ben dot?

  3. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Nje carcaf kur mund te shkruash vec dy fjale: nuk shkohet ne Evrope me 90% sunite…..

  4. ish-Diplomat says:

    Rama:Te kemi Votuar 300-te vete nga Fisi,akoma edhe Qente e Fshatit Votuan per ty….Leri Pordhet dhe Kopertinat e LIbrave se kjo nuk i Mbushe mendjen Miletit…prandaj shko vete ne Bruksele dhe vini ULERIMEN….mos valle une do te “Prese sa te Fejohet Gjitoni” qe te Martohem??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje