Fituesi i rremë i lotarisë merr me mashtrim $12mln nga banka braziliane

14 Maj 2021, 20:15Bota TEMA

Marcio Xavier de Lima dhe pesë të tjerë janë burgosur tashmë për manipulimin e sofistikuar me të cilin mashtruan një bankë për të përfituar miliona dollarë në 2013.

Gjykata Federale e Brazilit ka burgosur Marcio Xavier de Lima dhe pesë të tjerë për mashtrimin ndaj bankës Caixa Economica, e cila operon dhe rrjetin e llotarisë kombëtare të vendit, duke tërhequr prej saj 73 milionë realë brazilianë (rreth $12 milionë).

De Lima hiqej si fituesi i llotarisë ‘Lotofacil’ dhe tërhoqi paratë nga dega e bankës shtetërore në Tocantinopolis, në dhjetor 2013.

Ai e bëri këtë me bashkëpunimin e menaxherit të bankës Robson Pereira do Nascimento, si dhe katër njerëzve të tjerë, me të cilët fshehën dhe pastruan paratë.

Të gjashtë njerëzit e përfshirë janë dënuar nga pesë deri në 13 vjet burg.

Avokatët e Robson Pereira do Nascimento kanë thënë se do të apelojnë vendimin.

Dënimet erdhën si rezultat i një operacioni të gjerë policor, për të zbuluar mashtrimin më të madhe në historinë e bankës Caixa Economica, që ishte përgatitur prej tre muajsh.

Grupi kishin përgatitur një deklaratë të rreme të të ardhurave e Pasurive (DAPLoto) siç kërkohet në rastet kur tërhiqen fitimet e llotarisë.

Lima më pas shkoi në bankë ku u prit personalisht nga Nascimento, i cili hyri në sistemet e bankës dhe mori dokumentin e rremë DAPLoto. Më pas i hapi një llogari me emër të rremë për Lima dhe bëri transferimin e parave.

Më pas, rreth pesëmbëdhjetë operacione të tjera transfertash u kryen për të maskuar dhe fshehur burimin e parave.

Autorët më pas kishin bërë dhjetra transferime më të vogla dhe kishin blerë shtatë automjete të reja dhe një aeroplan. Shuma e parave ishte sa dyfishi i buxhetit të bashkisë atë vit, dhe kjo kishte zemëruar banorët. Sipas raportimeve, në 2014 policia kishte arritur të rekuperonte 70% të fondeve të vjedhura.

1 komente në “Fituesi i rremë i lotarisë merr me mashtrim $12mln nga banka braziliane”

  1. Brazili – Spanja -Greqia !
    Ishte viti X kur Lexova nji shkrim ;
    Ishte X-Grek i aferm e i besuari i Familjes Micotaqis i afroj vllait tim nji Check i X Banke Braziliane prej 20Miljon $.
    Banka Italia ne Shqiperi nuk e mori persiper mbasi perpjekja kishte deshtuar ne X -vend te BE-se
    atehere 20Miljon ishin nji shume e Madhe per Bankat Shqiptare .
    Politika e Bankat Greke jane Mafioze te paskrupull dhe kto Metoda i kan nga me ne zemer ,eshte Profesioni tyre i vertete !
    Avokati X e njeh mir kte Histori .
    Miljonat jane marramendes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje