“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.
Në përgjigjjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin.
“Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.
Vuçiq, ndërkaq, u ka thënë të enjten gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.
Vuçiq ka thënë po ashtu se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.
“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Vuçiq të enjten.
Sipas tij, tërheqja e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova do të ishte “një katastrofë”.
UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe.
Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.
Une nuk mund te them ne se ne keto deklarata te Vuciqit ka te verteta apo jane thjeshte spekullime, por me siguri them:
1-Largimi i KFOR apo EULEKS nga Kosova eshte nje “hap i madh” drejt konsolidimit te shtetit te Kosoves.
2-Eshte nje goditje direkte e politikes serbo-ruse qe problemin e Kosoves ta mbajne si nje “konflikt te ngrire”.
3-Eshte nje spjegim praktik i rezolutes 1244 qe permend se “Kosova eshte pjese e Jugosllavise”. Me kete Serbise i spjegohet se Serbia nuk eshte Jugosllavi dhe Kosova eshte shtet i pavarur.
4-Eshte edhe nje pergjigje direkte per provokimin e koheve te fundit te dokumentit “non peper” qe synon qe problemin e Kosoves ta kaloje ne OKB…Me kete Perendimi i spjegon Rusise dhe Serbise se do ecet drejt forcimit te shteteve sovrane dhe jo te institucioneve nderkombetare per te ezauruar rendesine e shteteve te pavarura(pra dhe te Kosoves).
5-Ne fund eshte edhe nje “dacke” per Kurtin dhe Osmanin per mungesen e “pergatitjes” se tyre per bisedimet me Serbine. Ato hapur tregojne se politika skeptike e tyre nuk ka vend. Alenca dhe Perendimi jane me Kosoven. Albini nuk duhet te kete “frike” te ndeshet me Vuciqin….
Vuciqit i ka hyre frika ne palce dhe e vetmja shprese e tij eshte “naiviteti” i Kurtit dhe Vjoses qe ne vend te merren me thelbin e problemit, qe eshte nenshkrimi i mevetesise se Kosoves nga ana e Serbise, merren me justifikime se duan kohe te pergatiten per bisedimet(qe ne thelb I sherben politikes serbe per ngrirjen e problemit deri sa te vije koha e serbit…) apo me “zberthimin” e problemit ne detaje ku detajet dalin me te rendesishme se problemi…Keto ne syte e Perendimit duken si “perpjekje” te unifikimit te politikes serbo-kosovare drejt sabotimit te bisedimeve… Per Perendimin Vuciqi vertitet si “pordha neper breke”, per te bere zhurme me shejtallek, kurse Kurti “vertitet si pordha neper breke”, per te bere zhurme nga “naiviteti”. Perendimi cuditet se si “shejtanlleku” dhe “naiviteti” te behen bashke per tju kundervene Perendimit…Per ta kjo eshte nje situate e paspjegueshme dhe me sa duket ata po e zgjidhin me metoden e zgjidhjes se “Nyjes Gordiane” . Ne vend te “karrotave”, ata do perdorin “shpaten” qe do jete nje turp per “naivitetin” tone qe nuk koperojme sa duhet me Ameriken…..