Covid-19 po përhapet me shpejtësi në një nga vendet më të vaksinuara të botës

15 Maj 2021, 13:39Bota TEMA

Një nga vendet më të vaksinuara të botës po përjeton një valë të re përhapjeje të Covid-19. Ndërkohë që shumë shtete e kanë të vështirë të sigurojnë vaksina, Ishujt Sejshell kanë vaksinuar deri tani 61,4% të popullsisë. Por, kjo gjë nuk ka mjaftuar që të ndalet përhapja e koronavirusit.

Në muajin e fundit, rastet e reja janë rritur, duke detyruar autoritetet shëndetësore që të vendosin masa shtrënguese për 98 000 banorët e tyre.

Aktualisht, në Sejshell ka 2700 raste aktive, ku 33% e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Sejshelli e ka vaksinuar popullsinë me vaksinën kineze Sinopharm dhe me vaksinën AstraZeneca të prodhuar në Indi.

Shifra të tilla bëjnë të dyshosh që nga kjo pandemi do të dilet lehtë. Por, ekspertët e shëndetësisë së Sejshellit thonë se vala e re nuk është tregues se vaksina nuk funksionon. Gjithsesi, ajo që po ndodh në shtetin tropikal na kujton se edhe kur vaksinimi është në nivele të larta, shtetet nuk duhet të ulin kujdesin.

1 komente në “Covid-19 po përhapet me shpejtësi në një nga vendet më të vaksinuara të botës”

  1. SPAK I Partise says:

    …vaksina nuk te mbron nga Covid, pra te kap perseri pas vaksines por dhe nuk ndalon perhapjen te te tjeret. Kjo e ashtuquajtur “vaksine”…vetem te lehteson Covidin dhe ndoshta te shpeton nga vdekja…..por deri kur te eksperimentohet te gjithe popullata , nuk do ta dime te verteten…
    =
    Sidomos ajo Kineze , eshte per fletelavderimi….!!
    =
    Ajo Ruse, do ta besoja me shume se Moderna apo Pfizer apo Astro e johnson/…
    Asnje media nuk shkruan per Vaksinen qe po/eshte prodhuar ne Kube….
    =
    po per variante kurimi pervec vaksines se Bill Gapes kriminelit , pse Google e Twitter e Facebook nuk do te dime me shume…?
    =
    u tallen me Trump kur fliste per kombinim ilacesh, qe. e sheruan per tre dite, sepse duan te shesin vaksinen , si mendoni….
    Trump- i u sherua me ilace dhe jo vaksine…apo do na bindni me CNN? lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema