Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri, mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.
Burime paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur në breg të liqenit, në zonën e Livadeve, në lagjen Guerile.
Viktima raportohet të jetë Endri Mustafa, rreth 32 vjeç. Momentalisht, rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura.
Mystafa rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë.
Në 2016-n ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë për “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim.