Po mblidhnin “të korrat”, shqiptarët kapen me sasinë e madhe të parave

15 Maj 2021, 09:46Kronika TEMA

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi u kapën me mbi 18 mijë paund, para të cilat i kishin përftuar nga droga.

Dy personat e vënë në pranga janë 48-vjeçari Durim Myrto dhe 34-vjeçari Geni Dragjoshi. Ata shërbenin si korrierë për një bandë. Dy shqiptarët ishin duke u kthyer në qytetin e tyre kur u kapën në Cardiff me një sasi parash të fituar nga një shtëpi bari.

Të dy ata ishin të dënuar më parë në 2018 për pastrim parash. Myrto dhe Dragjoshi u dënuan me burg për 12 muaj. Gjyqtari i çështjes tha se dy shqiptarët janë shfrytëzuar nga kriminelë më të fuqishëm në bandën ku ata bënin pjesë.

Avokati i Myrtos tha se klienti i tij ka qenë i papunë në kohën kur ka kryer krimin. Ai shtoi se i pandehuri ka jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe ka punuar si kopshtar e roje sigurie. Dragjoshi nga ana tjetër kërkonte azil në Britani.

“I pandehuri u nda nga gruaja atë kohë dhe përdorte drogë të klasit A për të përballuar situatën, por kjo veç e shtoi problemin. Ishte një akt dëshpërimi. Po mundohej që të fitonte para shpejt për Krishtlindje”, tha avokati i tij.

Dragjoshi kishte dënime të mëparshme për vjedhje dhe dhënie të mjetit në gjendje të droguar.

2 komente në “Po mblidhnin “të korrat”, shqiptarët kapen me sasinë e madhe të parave”

  1. Taulant says:

    O sa mire me kene shqiptare, o heeeeeej

  2. Pune e zeze ne Angli says:

    Me vjen keq,qe i kane Kapur..ne funde te fundit Buken e tyre Nxirrnin…mjafton qe te mos i binin ne Qafe Kujte….dhe Shqipeatret kane nevoje per Leke….me to Ushqejne Familjet ne Shqiperi…..jane Leke Gjaku….NUk jane KRIMINEL te tipit Berisha-Basha-Meta dhe &Co..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje