VIDEO: Vrasja e Everest Çakës, momenti dramatik kur bashkëshortja e plagosur përqafon viktimën në makinë

13 Maj 2021, 15:35Kronika TEMA

Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident.

Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.

Pamje pak pas vrasjes sw Everest Çakës dy net më parë në Elbasan, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinë së bashku me gruan e tij.

Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë./Shqiptarja.com

2 komente në “VIDEO: Vrasja e Everest Çakës, momenti dramatik kur bashkëshortja e plagosur përqafon viktimën në makinë”

  1. patoku.. .. says:

    pse u bo njeri i mire ky pse vdiq?

  2. patoku.. .. says:

    pse u bo njeri i mire ky pse vdiq??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje